Në fund do mbetet vetëm

17 Nëntor 2025, 18:46Politika TEMA
Në fund do mbetet vetëm

Nga Roland Bejko

Prej katër vitesh kemi thënë që në fund do mbetet vetëm. Ashtu po i ndodh sot.

Vetëm mbetesh kur partinë, pronën e përbashkët të qindra mijra demokratëve që nuk kanë lënë sakrificë pa bërë për të dhe për ty, Ti e përdor si tokë e xanum për hallet e tua familjare.

Por në fund ja, vjen kjo ditë kur e vërteta zhytet po nuk mbytet, renës i del boja, dhe ti braktisesh prej atyre që i fute në luftë  civile duke u premtuar pushtetin për gjashtë muaj.

Ky është fillimi i fundit, agonia e të cilit do zgjasë dhe ca, po në fund Partia Demokratike do jetë e anëtarëve të saj, jo pronë private e një njeriu që qëndron në krye në shkelje të statutit.

Partia Demokratike, që të mbijetojë si parti pushteti, duhet të çlirohet nga Berisha dhe berishizmi, ndryshe ajo do tretet si kripa në ujë, siç në fakt po ndodh: pa frymë, pa struktura, pa organizim, pa ide, pa politikë, pa të ardhme, e zhytur në depresion.

Ps: Nuk jam i gëzuar që më doli prognoza e thënë përditë në vite për këtë që po ndodh, përkundrazi. Më trishton fakti që "nuk kam një grusht të fortë/ t'i bi mu në zemën, malit që s'bëzan!"

18 Komente

  1. L
    Lepurush shko shpjegohu ne SPAK

    Idiot komunist , nuk bejne partite protesta i bejne vetem sindikatat , partite kane programme jane institucione.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Ti Lepurush e ke fjalen per partite, por PD nuk eshte parti. Eshte celule ktiminale fashiste

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Munika, pd nuk është fashiste, është "celulë kriminale shpellaro-marksiste". Nuk kanë qenë kurrë të djathtë e lere pastaj të ekstremit të djathtë.

        Përgjigjjuni
    2. V
      Votusi

      Cdo popull meriton opoziten qe ka. Me keq ta bej Saliu, pike meshire mos te ket. Perderisa e votojne perse duhet te na vij keq?

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Po presim kur të mbetet vetëm me fshatarin injorant noku.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka kohe qe asht vetem familja nongrata

          Vetem eshte Saliu o Roland Bejko, vetem me 50 deputetet e tij cope cope. Ata te tjeret ne foto jane gazetare, punonjes te Syri TV, dhe kalimtare sehirxhinj e kurioze, total jo me shume se 150 cope njerez.

          Përgjigjjuni
          1. a
            american23al

            Opozita tani perfaqesohet nga njerez anormal dhe pa personalitet, kjo eshte nje nga fatkeqesite e rradhes qe bene qe demoktacia te mos funksionoje sic duhet, me bastardin Berisha e Noka opozite do te shkoje drejt cfarosjes…..Shqiperise i duhet opozite serioze qe partia ne pushtet te mos vazhdoje si ne kohen e PPSH dhe opozite te kete bashkimet profesionale dhe bashkimin rinor…!!!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nroqi

              Sot ne protest ishin 200-300 Gjekmuter,neser do jen 20-30 Gazmuter,dhe pasneser do jen 5-10 Salimuter,dhe ne fund Salimutmuti. Ky eshte epilogu.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per te qesh e per te qare

                Nuk ka pershkrim me te sakte hahahaha

                Përgjigjjuni
              2. x
                xoni

                Kaq shpellarë mbledh non grata që shkatëroi partinë e shpresës...... Komunist i ndyrë...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Seriozisht

                  Me vjen keq qe nuk ka opozite serioze institucinale, por nje bande ozurpatoresh shtrenguar rreth Babasqapit. Kjo e ben edhe poziten te papergjegjshme. Dhe nga e gjithe kjo situate eshte populli qe vuan. PD e la veten ne dore te Berishes. Nuk doli dot nje njeri qe ta mposhte, megjithse me nje kembe ne varr. Kur nuk jeni te zotet, prisni qe te vdese nga perendia... Vetem mos harroni: ka rrezik te vije ne krye Zhozi me Mulin dhe Paloqen. A do duhet te presim sa te vdesin dhe ata ?

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I vetem dhe i perbuzur...

                    Nje monotoni konstante. E njeta ligjerate, i njejti njeri, e njejta fryme, i njejti virus, i njejti tym, e njejta klime, pa diell, pa drite, vetem re te zeza dhe i vetmi njeri, qe rri mbi tufen si gjeli ne maje te plehut! Tufa eshte toksikuar, eshte shushatur, teresisht e çoroditur, e lodhur dhe e raskapitur, duke pritur me shprese se nje dite ''gjeli'' gjysme gjel, me nje thes plot me halle ne kurriz, do te mund te vinte ne pushtet dhe do te sillte gezim ne mjedisin e tufes, jo per te miren e Shqiperise, se Shqiperia kete basyret as qe e ka ne refene dhe as qe do ta kete ndonje here ne mend, per ta kthyer ne krye te pushtetit permes rotacionit politik. Aresyeja? Nje mije aresye, jo nje e vetme! I ka provuar te gjithe pozicionet e te qenit deri ne kolltukun e presidentit dhe kudo e kane shoqeruar krizat, krimet, lufterat, konfliktet deri ne arratisjen e familjes nga Shqiperia. Ky njeri eshte i mbuluar nga koka deri tek kembet me krime, me poshtersira, me dhune, me kercenime, me shpifje, me kanosje, me korrupsion, me vrasje, me shkaterrime dhe ende ka sy e faqe, rri ne krye te partise. Qellimi: Te ruaje pozicionin politik si kryetar i partise opozitare, te marre rrogen e majme si deputet, te mbroje pasurite e paimagjinueshme te familjes, te femijeve, te dhenderrit, deri sa te vdesë. Pas vdekjes hyn ne funksion thenia: "Pas meje ne kete jetë, gurë mbi gurë mos mbettë'' - dhe kjo ka per te ndodhur, perderisa Drejtesia ecen me shpejtesine e majmunit me kthetra, ben sikur e therret, sikur e ka nen hetim dhe ky i shan, i poshteron, duke ua bere "fytyren si kpucë". Njeriu me i zi, qe ka pare ky komb ne historine e tij...

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pensionisti

                      Berisha nuk eshte vetem por me te pakten gjysmen e popullsise qe jetojne ne skamje, qe mezi ngopin barkun, qe te semuret nuk marrin dot ilacet, qe pensionistet mezi mbyllin muajin, qe 47% e femijve nuk ngopen dot te tre vaktet sipas UNICEF, se cmimet e mallrave ushqimore jane me te larta se ne BE, se Shqiperia po braktiset nga te rinjet e te rejat, se numri i lindjeve eshte me i uleti ne bote per fryme te popullsise, se korrupsioni eshte shumefishuar, se pabarazia eshte rritur se jeta eshte veshtiresuar deri ne pamundesi dhe shumica shikon emigracionin si te vetmen shprese, dhe jane me Berishen jo per Berishen qe per moshen qe ka nuk ka dhe nuk mund te kete ambicie, por jane me Berishen qsepse eshte "kalaja" e fundit qe nuk eshte mposhtur nga bijte e ishkomunisteve gjakatare, jane me Berishen jo se kane shpresat tek Berisha qe per vete moshen nuk mund te jete e ardhmja, por jane me Berishen se shohin tek Berisha modelin e burrit e shtetarit te ndershemte , te simbolit te qendreses te njeriut qe edhe pse i sulmuar nga te gjitha anet prej 35 vitesh ne menyren me te paprincipte pikerisht per vlerat qe mbart, ai kurre as nuk u terhoq as nuk u dorezua as nuk u mbosht.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Oficeri dulles

                        PD nuk ngrihet me ,cikli I say mbaroj si PASOK I papanndreut

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PD

                          Vetëm lista e mbyllur…, lepirsat, plehrat, kanceri i shoqerisë..,

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PD

                            Protestë e familjes…, asgjë më shume, mortja qe si ha edhe ata pesë lëpirsa qe i shkojne akoma mbrapa gomarit te ngordhur…, turp..

                            Përgjigjjuni
                            1. c
                              ce

                              A e pate mbreme ideollogun e foltores se vicidolit, oficerin nazist te zene rob ne betejen e Stalingradit Xhelal mendjeziu me gamor. Jepte deklarata neper studio, njeriu qe deklaroi ne Diber se do perdorim armet per te ardhur ne pushtet ate dite kur banda e ruajtjes se votes e Baz Gardhit ekzekutoi ne Elbasan dr.Xhuvanin. Cilin frymezon ne ekran kjo monster ,mendjeziu, njeriu qe detyroi shamikuqen te braktise punen ne bashkine e Kamzes vetem per te mos rene nen kthetrat e Xhelalit me shkolle nate me korespondence mbaruar ne shkollen e minieres se Bulqizes.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ladi

                                Roland te njof qe kur ke qene ne universitet ne gjrokaster djal i shkathet e pune mbaruar Por kohrat kane ndryshuar Rolando, atehere luftonin perte shembur regjimin tani njerzit perpiqen te pasurohen prandaj nje pjese bejne sikur nuk e kuptojne ate qe ti thua respekt per pishtarin e demokracis

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje