“Nuk ka një arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”/ Ish-deputeti i PS-së: Mund ta shmangte deklaratën që bëri

5 Mars 2026, 21:50Politika TEMA

“Nuk ka një arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”/

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, foli në “Top Story” për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme.Ai deklaroi se nuk ka një arsye të fortë për shkarkimin e Spiropalit, teksa shtoi se deklarata e sotme e ish-ministres e konsideroi jo të duhur.

Petro Koçi: Berisha nuk është se bëri ndonjë zbulim të madh, por Rama e ka paralajmëruar. Ajo që tha Berisha nuk ishte meritë e tij. Në shqiptarët jemi shumë të aftë për të bërë vetëgjyqësi, por jo për t’i bërë gjyqin vetes. Nuk e kam fjalën për Elisën, por për mentalitetin e shqiptarëve. I njëjti Kuvend do të bëhet gjithmonë.

Grida Duma: Duhej shkarkuar Spiropali sipas teje apo jo?

Petro Koçi: Nuk ka një arsye zyrtare që të çon tek shkarkimi. Të më pyesësh mua unë nuk di ndonjë arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit. Megjithatë kemi dy lidhje që mund t’i bëjmë, është parathënia jo pozitive për Ministrinë e Jashtme dhe pastaj ajo që tha në mbledhjen e grupit për anglishtfolësit, nuk e di nëse lidhet me këto. Mbase ajo sot mund ta shmangte atë që tha. Si Komision Hetimor për Shëndetësinë që kemi bërë zonja Vokshi në një përplasje me mua më tha që kot përpiqesh se nuk do të jesh në listë, por unë ika vetë. Elisa mund ta shmangte këtë (deklaratën që dha sot në Kuvend).

Robert Rakipllari: Për të shmangur për dëmet e saj personale apo të PS?

Petro Koçi: Të ikësh nga ministër pas një periudhë të shkurtër askush nuk është i pakënaqur. Duket sikur brenda ka defekte të rënda, etje, etj. Kur je brenda një karriere politike nuk është gjë e madhe të ikësh nga roli i ministrit. Unë kam ikur nga roli i ministrit për disa tituj në gazetë, të thëna nga persona të brendshëm. Karriera politike është e gjatë.

2 Komente

  1. T
    Turi

    Nuk kishte sa nje arsye serioze as per emerimin hajdutes se doganave ministre o Pjetro.Sulltani i leviz keta si gura shahu,si Enveri me birone eshte bere.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Ca pyetie idiote,dhe jo nje pergjie e duhur Grida dhe ti Petro,kushe emroi Spiropalin dhe gjith ministrat e tier?Kryeministri pra i emron dhe kur i emron eshte i mire dhe kur i shkarkon eshte i keq dhe portalet qe duan shkake per pune filloin e derdellisin pa kuptim,pra me nje fial K ministri emron dhe shkarkon kur ai e shikone te arsyshme kush e kupton sduhet te kete qeif mbetie se detyren se ke mare me tapi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje