Operacioni antikanabis në Lezhë, Balla: Bashkë me rrënjët e paligjshme janë ‘shkulur’ edhe dy oficerë policie në ortakëri me trafikantët

29 Korrik 2023, 15:59Politika TEMA

Operacioni antikanabis në Lezhë, Balla: Bashkë me

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit në Lezhë, ku në pranga mbeti një ish-efektiv policie dhe një kultivues droge, si dhe u shpallën në kërkim një tjetër ish-polic dhe një 30-vjeçar.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se beteja me kultivimin fitohet duke ndërtuar një organizatë policie të pastër dhe integritet.

POSTIMI I PLOTË


Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot.

Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët.

Ata tani janë në duart e drejtësisë. Përgëzoj Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë, ku bashkë me punonjësit e policisë është goditur edhe një grup kriminal.


Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit
Përgëzime dhe vetëm përpara!

2 Komente

  1. h
    hahaha kta jane karagjoza jo shtet

    Te gjithe ata Min.Bre. qe e fillojne karieren e tyre me Kosen ne dore e pre Kanabis , jane jovetem te paafte dhe duan me te tilla Luftra qesharake , te justifikojne paaftesine e tyre ,por edhe Deshtojne si Min.Bre . _______ Jane Shtete si Shba-te Anglia Franca etj qe kan lejuar e ber vet si shtet Trafiqe me Avione Lufte e Nendetese tonelata rohe Koks,Mariuana etj sepse s'jane budallenje , mbushet Kasta e Shtetit ,kur pasurohet qytetari e ata vet ,nderkohe qe gomaret e babatasit , si ata qent e Te Huajit qe kan qen gjithe kto 33-vjet Marrezi shkaterrimtare , bejn cfar i diktojne Mashtruesit e Botes , qellimi s'eshte aspak ke ajo qe ata intepretojne se po demton dike kanabisi ,por qe mos te pasurohen shqiptaret ! Lerini mer maskarenje te pasurohen Shqiptaret ,kur Ju Rropsi Politikane nuk i faroni asnji Kushte per te bere shqiptari nji jete Normale si kudo ne Bote .Nuk i late Fabrike e Uzine e vende pune s'i afroni tashme 33-vjet vetem derdellisni TV e na tregoni dokrra ,nderkohe qe vet jeni bo me Vila ,Hotele ,Resorse e keni Miljona , nderkohe qe shqiptaret mbjellin ferrat e canabisit te mbijetojne ,sepse ju ja bete ate jete Ferr maskarenje

    Përgjigjjuni
    1. h
      hektor

      Fatkeqesi qe ne polici ka shumr bashkepunetor me kriminelat,vendin ne burg e kane.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje