
8 muaj para zgjedhjeve lokale partia më e madhe e opozitës, partia demokratike mbetet e përçarë. Vetëm 17 deputetë i janë bashkuar kryetarit të PD Sali Berisha; ndërkohë që 35 të tjerë janë kundër Berishës ose ende nuk kanë vendosur t’i bashkohen atij.
Por kur beteja për bashkitë po afrohet për deputetët Lefter Gështenja dhe Dhurata Çupi, të cilët nuk janë në krah të Berishës, bashkimi i PD është e vetmja mundësi për të fituar përballë liderit të mazhorancës Edi Rama.
“E vetmja rrugë për të larguar edi ramën është bashkimi. Nuk e ka luksin sot as pd por as opozita të dalë me dy apo tre kandidatë në zgjedhjet vendore. Ne duhet në mënyrë detyruese të jemi më një kandidat përballë edi ramës që të jemi fitues", tha Gështenja.
“PD duhet të bashkohet. Të gjithë duhet të shohim interesin madhor të pd, nuk duhet të shohim interesat personale. Është emergjente. Pd duhet të bashkohet për tu dhënë demokratëve sa më shumë bashki të fituara nga demokratët.”, tha Çupi.
Por mes 35 deputetëve idetë se si PD duhet të bashkohet janë të ndryshme. Për Lefter Gështenjën problemi kryesor për bashkimin janë proceset zgjedhore në të gjithë strukturën e PD, të cilat sipas tij kanë qenë të njëanshme e duhet të ribëhen.
“Unë që në fillim të herës personalisht kam thënë që ky është një process I njëanshëm. Ne nuk duhet të vazhdojmë në këtë formë, sepse janë forma që përcajnë më shumë partinë. Ne duhet të gjejmë gjuhën sepse ne nuk jemi armiq, ne mund të këmi mendim të ndryshme por jemi anëtarë të PD të gjitha palët. Ne nuk mund të ecim me procese të njëanshme.”
Ndërsa për Dhurata Çupin shpallja “non grata” e Berishës nga ShBA është problemi kryesor që çau PD.
“Ne na ka ndarë non grata. Ne duhet të bashkohemi për të mirën e demokratëve dhe të lemë interesat personale. Më pas duhet ta ulen faktorët kryesorë të kësaj ndarje dhe të gjejnë një pikë bashkimi.”
Por edhe pse të gjithë deputetët e partisë demokratike flasin për bashkim, çarja mes tyre duket e thellë. Sot shumica e partisë demokratike e ka zgjedhur Berishën kryetar, një pjesë e PD nuk e pranon si te tillë, 17 deputetë njohin kryetar të grupit Luçiano Boçin, pjesa tjetër Enkelejd Alibeajn. E përtej betejës politike, është edhe beteja gjyqësore, e cila zgjat prej 9 muajsh dhe ende nuk ka një vendim të Apelit nëse sigla e PD i takon Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.
Tri bashki do fitojne dhe ato do ja leme per hater qe te themi se kemi opozzzzite
Sigla e PD do t'i jepet atij qe do paguaj me shume gjykaten e apelit. Eshte per t'u çuditur qe pse apeli nuk mere nje vendim dhe eshte ne turpin e tij qe nuk e ndan kete gje. Per mendimin tim,apeli duhet te dije nje gje,Sali Berisha eshte shpallur non grata dhe nga kjo PD sot eshte e parçar.Saliut nuk mund t'i jepet sigla. Por ata te apelit jane frikacak dhe nuk jua mban bytha te veprojn ne baze te ligjit.
Saliu do fitoi komunen e Viçidolit. Meta komunen e Cepanit dhe pike.
Po pse, akoma marrin ryshfet gjykatat? Une besoj tek Gjykata Apelit ne vendimin qe do te marre, per dy arsye; 1 - Per shkak te Reformes ne Drejtesi, qe do te thote se vendimi nuk do te ndikohet nga faktore te jashtem. 2 - Gjykata e rrezon Kuvendin e 11 Dhjetorit, vetem ne se konstaton shifra jo reale; Numri i delegateve nuk ka qene shumice, por i manipuluar. Kjo eshte e lehte per tu verifikuar, sepse gjykata mund te kontaktoje te gjithe, nje per nje delegatet qe kane firmosur dhe kane qene prezent ne Kuvend. Anetaresia e partise, e rrezon dhe statutin e partise, dhe nuk pyet per kryesine, e mbledh ose jo kuvendin. Po ne rast se kryetari partise devijon komplet nga statuti, kush duhet te largohet te formoje parti te re, anetaresia, apo kryetari. Kete pyetje, e kam per juristin dhe avokatin e famshem Spartak Ngjela.