Përveç Metës: Si parashikohet shtatori për Sali Berishën?!

28 Gusht 2022, 19:16Politika Ylli Pata

Përveç Metës: Si parashikohet shtatori për Sali

I vetmi nga “oborri politik” i Partisë Demokratike që ka tentuar të bëjë një horoskop për vjeshtën brenda opozitës ka qenë Ervin Saljanji.

Deputeti i PD-së, pak muaj më parë ka deklaruar në një intervistë për Mirela Milorin, se në shtator do të ketë dy Parti Demokratike, ku njëra do të ndrejtohet nga Sali Berisha, e tjetra nga Lulzim Basha, i cili do të kthehet pas një pushimi të gjatë. Sipas Saljanjit, në zgjedhjet vendore të 2023-shit, këto dy parti do të garojnë përballë njëra-tjetrës.

Por përveç deputetit të PD-së që sot nuk është rreshtuar as me Alibeajn, e as me Berishën, asnjë tjetër nuk tentoi të vendosë bast apo të provojë aftësinë e gjetjes së parashikimit të yjeve për pjesën e politikës shqiptare, që normalisht do të garojë për të qenë një alternativë pushteti ndaj socialistëve të Edi Ramës.

Saljanji, ndoshta nuk mund të qëllojë plotësisht në parashikimin e tij, por një pjesë, ai e ka siguruar që sot bastin e fituar.

Pasi në shtator ka një deadline fatal dhe shumë të rëndësishëm për Sali Berishën. Në këtë muaj, në Parlament bëhet rikompozimi i grupeve parlamentare, në përbërje dhe në organizimin e tyre.

Sali Berisha, vjet në vigjilje të nisjes së sezonit të ri parlamentar u përjashtua nga Lulzim Basha si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Që të bëhet edhe njëherë anëtar i grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha, duhet të sigurojë kredencialet legale të Partisë Demokratike për ta propozuar sipas rregullave në sekretarinë e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Pra i duhet një vendim politik i kryesisë apo i Këshillit Kombëtar të PD-së, por natyrisht as të Këshillit Kombëtar që ka ngritur në partinë e tij pas 6 marsit apo kryesinë që drejton vetë.

I duhet një vendim politik të partisë që njihet ligjërisht si Partia Demokratike. Që të ndodhë kjo, do të duhet të shprehet Gjykata e Apelit, e cila nuk dihet se pse po e vonon vendimin e saj për të ndarë shapin nga sheqeri, duke mbajtur peng zhvillimet brenda PD-së. Aktualisht, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, ka njohur foltoren si PD, por siç dihet kryesia e PD-së që komandohet nga Enkelejd Alibeaj e ka kundërshtuar vendimin në Apel.

Berisha, siç u shpreh edhe vetë para pak ditësh, e ka ndarë mendjen që nuk do të lejojë që të presë zhvillimet por do të shkarkojë Alibeajn si kryetar grupi të PD-së, e do të emërojë Luçiano Boçin si të tillë. Që ta legalizojë vendimin e tij pranë kryesisë së Kuvendit, i duhet verdikti i Apelit, por politikisht këtë mund ta bëjë me një vendim të shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike në Parlament. Grupi aktual i Partisë Demokratike ka 44 deputetë, e në të bëjnë pjesë edhe ata që janë atashuar në foltoren partiake të Sali Berishës. Në shtator, nuk ka sesi të dy palët të rrijnë në statusquonë aktuale parlamentare, e cila e ka vendosur Sali Berishën në fund të sallës, pas një referencë politike, gjë që ndikon edhe në procedurat e marrjes së fjalës, apo propozimit të akteve në Kuvnd.

Për të vendosur zyrtarisht Boçin në vend të Alibeajt, Berishës do t’i duhet të marrë legalisht PD-në nga Apeli, por politikisht ai mund ta bëjë këtë veprim me shumicën e deputetëve të PD-së.

Pra që shumica e 44 anëtarëve të grupit parlamentar të PD-së të votojnë për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt, dhe të kërkojnë që Luçiano Boçi të jetë kryetari i tyre. Këtë akt politik, Berisha do ta kishte bërë nëse do ta kishte me vete grupin parlamentar, por siç dihet të paktën 35 deputetë nuk kanë pranuar të jenë pjesë e partisë së tij, në të cilën përveç tij dhe Flamur Nokës, nuk se ka më struktura apo individualitete.

Ndërkaq, nëse do të vërtetohej “horoskopi” i Ervin Saljanjit, sipas të cilit Lulzim Basha do të kthehej aktivisht në politikën e PD-së, gjërat do të merrnin një kahje tjetër.

Basha, dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, si pasojë e presionit të një grupi deputetësh të drejtuar nga Grida Duma, por edhe me motivacionin se ai “po bënte një hap pas për t’i shërbyer bashkimit të PD-së. Tani që bashkimi nuk ndodhi, sipas të gjitha gjasave do të konturohen edhe institucionalisht palët brenda opozitës shqiptare. Degët e PD-së që në shumicë nuk i janë bashkuar Berishës, kryesia, grupi parlamentar do të pësonin një ridalje në skenë, që sipas gjasave do të sjellë një qartësi të domosdoshme politike brenda opozitës.

Po a mund të rikthehet Lulzim Basha? Argumenti politik për këtë akt është mëse i plotësuar, pasi bashkimi i PD-së nuk ndodhi si pasojë e për shkak të egos së Sali Berishës për të marrë ai dhe njerëzit e tij të gjithë pushtetin politik brenda opozitës.

Nga ana tjetër, pas 6 marsit, ndodhi një “puç prej pambuku” i ideuar nga Grida Duma, e cila priste që ajo të merrte drejtimin e komisionit që do të drejtonte apo organizonte bashkimin e PD-së. Siç dihet, Sali Berisha, nuk ja dha këtë mundësinë asnjërit, madje edhe Belind Këlliçin që e vuri si kryetar të Komisionit të Rithemelimit nuk e njohu më, por vuri veten në drejtimin e të gjithë punëve në partinë e tij. Madje, edhe duke stisur një përplasje jot ë vogël brenda grupit të tij ndërmjet Forumit Rinor të Këlliçit dhe Evi Kokalarit.

Degët e PD-së që i rezistuan sulmit të Berishës si më 8 janar, por edhe pas 6 marsit, kun ë krye qëndron ajo e Shkodrës, janë gati të nisin një aktivitet politik që është krejt i distancuar nga ish-presidenti e ish-kryeministri i shpallur Non Grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Madje këto degë, janë shprehur të pakënaqur nga Basha, i cili zhvilloi disa takime pas largimit të tij, duke i këshilluar që të rrinin në qetësi për të mos i shërbyer sherrit brenda opozitës. Gjithsesi, kjo pjesë e PD-së nuk ka mundësi të ringrihet politikisht pa u shprehur për dy çështjet nevralgjike të politikës shqiptare që nga 19 maji i vitit të shkuar: çfarë do të bëjnë me të ndëshkuarin nga SHBA e Britania e Madhe, e si dotë sillen politikisht me padinë ndaj Ilir Metës.

Në vija të trasha ka një qëndrim, pasi ky grupim është i distancuar si nga Berisha, ashtu edhe nga Meta, porn ë shtator, i duhet të rreshtohen e të prononcohen politikisht në ç’pjesë janë dhe ku duan të shkojnë….

TemA

21 Komente

  1. U
    Une menace pour leur mode de vie criminel, de grin

    Parashikohet si 30 vjet me pare. Nderkohe premtimi i Edvinrahmanit eshte ne fuqi per Berishen/Meten. ======================================================================= lol

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      28 kamjona da per 7 bataljona

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Qr ku ka ardh puna ymer baze na thote qe jane pjek kushtet qe luli te kthehet ne PD ????????????

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sherbetori i Vucicit -

          Meten e hoqet qafe ju, tani do merreni me Salen qe tja pastroni rrugen Hajdutit Rama , dhe te mbereteroje vetem ai Ne fakt kjo Opozite po te ngrihet kunder Rames duhet pastaj qe edhe juve me keto shkrime te pista tju hedhe ne hale

          Përgjigjjuni
    2. M
      Martin

      Horoskopi im: Sali Berisha do te dorezoje mandain me nenin e dekomunistizimit Kuvendit te Shqiperise; Gjyqin e Apelit e fiton Alibeaj, por ne krye te PD-se nuk vjen Lulzim Basha, kandidaturat po shqyrtohen ne Departamentin e Shtetit te SHBA-se.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haje gallate hajde

        Ky Pata eshte i forte fare , Me Meten e “KREU “ dmth e futi nburg e denoi , e beri spiun e me nje fjale “ e mbyti fare” Tani po orakell-on fatin e Berishes !!! Hajde gallate hajde !!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Hajde gallate hajde po metaj nuk u be spiun tani nga artikulli. Metaj ka qene spiun me deshiren e tij. Tani ja nxorri saliu dosjen dhe ne e morem vesh. Metaj iku, kryu pune edhe se 83% e popullit e do ne burg. Mbetet saliu qe eshte me nje kembe ne varr fizikisht dhe politikisht por do ta haje nga te vetet. Ska hiç nevoje per horoskop

          Përgjigjjuni
        2. D
          D. Pavli i shastisur nga habia

          Yildiz Pata alias Mërobazetar lexon sheh filxhanin e kafesë, lexon letrat, djeg leshtë dhe paketon tymin, bën magji me mut mace, dhe kohet e fundit ben edhe orakullin politik duke marre kampione te fekaleve te politikaneve ( urine e holle/trashe) dhe me ane te shqisave te tij shume te zhvilluara te te shijuarit te gjen saktesisht se kush politikan bie dhe kush ngrihet. Urinen e Rames ja ka ndaluar Mëro ta "shijojë". Të Sales dhe Metës e shijon përditë. Dhe ke parë ti që I ka dalë. Sala ne kamp perqendrimi, Meta po kalbet ne burg.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Neritani nga Skrapari

            Po nuk ngordhi Sali Berisha jo vetem Shqiperia por edhe vete partia demokratike nuk ka te ardhme ,ndersa Like floriri e ka prere bileten besoj nuk do te vonoje shume pa lere cfare thote Likja shtator I shtatori se ata 80 a 90% nuk I ka me vete ata mezi po presin te dale perpara gjyqit

            Përgjigjjuni
            1. D
              Di Pietro

              Ky Ylli Tapa as emrin e Salianjit nuk eshte ne gjendje te shkruaje pa gabime. Lere pastaj qe s di as kur vihen thonjezat, as kur gabimisht arrin t i pjelle truri nje merafore te rendomte. Medioker i paafte e i pazot per te shkruar nje artikull fund e krye pa te hyp nervat mga gabimet. Dikush te ma shpjegoje mua dhe ylli Tapes se çfare ka dashur te thote ne kete praze paragraf carçaf: "Pra i duhet një vendim politik i kryesisë apo i Këshillit Kombëtar të PD-së, por natyrisht as të Këshillit Kombëtar që ka ngritur në partinë e tij pas 6 marsit apo kryesinë që drejton vetë." As nje analfabet nuk ve bashke kaq shume fjale pa lidhje

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjetro di

                ore kostallari i sal plehut pse e lexon paten kur sdi te shkruaje, apo te kane ngarkuar te beje recencen. se keshtu ju ndan punet doktori njeri te gjeje gabime ortografike e tjetri ti shaje me rob shpie. su mesuat se ne kete sistem polemika behet me argumente as me anatemime as me sharje. nese ke gje kundra per objektin e shkrimit meru me to dhe jo njeriun qe i shkruan, natyrisht bej edhe zyshen e klases se 3 duke gjet gabime po me duket se ke vetem pedagogjiken o maestroja i sali shpellarit

                Përgjigjjuni
              2. C
                Cup frroku

                Po sa paguhesh ore patok me kto shkrime po me shkodren pse merresh e ka dhan verdiktin e vet shkodra e fitoj me gjith shtetin kundra nuk ka pd tjeter ne shkoder vec ajo e 6 marsit edhe ato deputet te shkodres nuk e bajn gabimin e 8 janarit se do perballen keq me elektoratin se i ka zgjedhur ti merru me edin tend edhe pak kohe se nuk asht i perjetshem ne at karrige keshtu qe shkodren duhet me pas pak beth me e permend sidomos ti qe nuk e nje suksese ne jete patok

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapedani

                  Po pse o palle Saliu eshte i perjetshem.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Baca

                  Do i rruni bolet edhe Lirit edhe Doktor gjigandit.

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    nuk se…

                    Pata. Meqë e solle llafin tek Ervin Salianji, ke harruar një detaj të vogël se babalja gjatë këtij muaji do të dalë para togave të zeza të gjykatës së apelit dhe duhet të bëjë gati sapunin.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bujar Kanapari

                      Pra,kryetaret e partive i zgjedh Amerika. Ja, per kete dite votuam per ndryshim ne vitin 1991. Kemi hyre ne Perandorine Amerikane, pas 100 vjeteve kur dolem nga Perandoria Oamane. Per 500 vjet, kemi drejtuar Perandorine Osmane ne nivelet me te larta, nuk e di sa kryeministra ose vezir shqiptare, kane qene 27 a 40 e ca. Tani, me siguri, ndonje nga shqiptaret, shume shpejt do te zgjidhet President i SH.B.A. Por, Amerika, ka dhe nje merite tjeter; na ktheu luften e klasave, pas 30 vjeteve me ligjin e dekomunistizimit, a thua se Shqiperia gjate 50 vjeteve komunizem, pati gjithsej ja 100 kominista dhe 100 bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Pra, te keshe qene sekretar partie, nuk ke te drejte te merresh me politike, nderkohe, partia komuniste, eshte e ligjshme ne Shqiperi, dhe cdo qytetare, ka te drejte te ndryshoje, te ndryshoje bindjet. Keto jane dokrat e Amerikes. Partite e djathta, kane te drejte te mos antaresojne ishkomunistet, dhe nuk mund te jete shteti qe i perjashton nga politika, apo kur i intereson Amerikes, eshte e ligjshme.

                      Përgjigjjuni
                      1. Çekiçi

                        Sali foltore nevojtorja ka mundsi më u bë krytar i partisë dhe Ilir spiun hajni sekretar i partisë dhe Mona krytare e grupit parlamentar nese në burgun e REÇIT e bejnë nji parti nga te burgosurit atje

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gjush akullorja

                          Mjafton te shkruash keq per Berishen dhe Meten dhe te vihet ne dispozicion port-halja Tema.Sidomos ky Ylli Pata analist me "reputacion" e mriton kryeartikullin.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Baulant Talla

                            Po shtatori i Edi Rames si enderrohet nga Temaxhinjte? - Meta e Berisha qe denoncjne vjedhjet e Rames ne burg, kurse Populli hedh valle lumturie kur degjon "sihariqet" e Bella-Ballukes, kur jeton varferimin qe i shtohet perdite nga Ekonomia ne vdekje klinike e kur sheh Ramen strukur poshte tavolines se Open Ballkan te Vucicit. Ca si e veshtire kjo per tu besuar nga ato qe nuk kane bajga ne vend te trurit..

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Ju shkerdhejme rrobt o rrace gabelesh

                              Sali berisha u shkerdhen rrobt si atyre qe ju u sherbeni por dhe grate e mjeros,pates,nanos,mira kazhanet,gruan e nikoll leshit,frrokut felliqesire spihun lagjeje çupit,preç zogut kurves,lulzim bashes dhe grate e te gjithe atyre mercenareve qe dhunuan demokratet tek selia e pd-se,motren e gazmend bardhit,e shkerdhen dhe ate pampurin me joriden dhe motrat dhe grate dhe vajzat e te gjitheve juve qe jeni ripjellas pederrasto-sorroisto-lesbike

                              Përgjigjjuni
                              1. Asgjë nuk ndodh .

                                Asgjë s’do ndodhë , as me njërin as me tjetrin , SPAK-u do bëjë sikur do hetojë , këta do bëjnë sikur do protestojnë , të rrëzojnë ARMIKUN , VAGABONDIN Rama !

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje