Kur dëbora është si llir Meta

27 Gusht 2022, 11:51Politika TEMA

Kur dëbora është si llir Meta

Në një dalje mediatike, dje Ilir Meta, dikur i quajtur Ilir Floriri nga ish-kryeministri Sali Berisha, Ilir Hajduti nga Edi Rama, e kështu me radhë, doli dhe tha se është i bardhë si dëbora.

Në fakt, nuk ka se si të jetë ndryshe, pasi Ilir Meta ngatërron ndoshta ngjyrën e dëborës sepse ka raste që dëbora është si Ilir Meta dhe këto më poshtë janë disa nga ato rastet.

Në janar të këtij viti, disa rajone të Rusisë si ai i Magadan, u mbuluan nga “dëbora e zezë”.

Në mars të vitit 2021, Kiselyovsk i Siberisë u mbulua po ashtu nga “dëbora e zezë”.

Në fillim të nëntorit të 2021-shit, ishulli “La Palma” i Spanjës u mbulua nga “dëbora e zezë”.

Në shkurt të 2019-ës, Kuzbass i Siberisë u mbulua nga “dëbora e zezë”. Edhe në qytetet e Kemerovës, Prokopyevskit, Kiselyovskit dhe Leninsk-Kuznetskyt ra “dëborë e zezë” në mes të shkurtit të këtij viti.

Në janar të 2018-ës në qytetin Temirtau të Kazakistanit ra “dëborë e zezë”.

Patjetër që Ilir Meta është si kjo dëbora që sollëm, sepse është njeriu që u kap me bllok në dorë, historia e 700 mijëshes, eurot që fliteshin për pazar me ish-ministrin Dritan Prifti, u la me një vendim gjykate.

Historia e Kastriot Ismailajt, sms-të me 200 mijë eurot për të blerë vota për zgjedhjet, janë aty, janë ngjarje.

21 janari me 4 viktimat është ngjarje sërish. Tradhtia e Ilir Metës ndaj Pandeli Majkos për të marrë Partinë Socialiste në ’99-ën është aty.

Tradhtia e Ilir Metës ndaj Fatos Nanos është aty dhe ndaj socialistëve në 2005-ën për t’i nxjerrë ata në opozitë.

Tradhtia e Ilir Metës ndaj së majtës është sërish aty, në vitin 2009 kur shkoi në koalicion me Sali Berishën.

Dhe pasi bëri zullumet që përmendëm më lart me blloqe, tendera e korrupsion, tradhtoi dhe Berishën dhe shkoi tek Edi Rama në 2013-ën. Shkoi dhe Rama e zgjodhi President, e më pas u përplas, e tradhtoi sërish Ramën, u zu dhe me Lulin e tani bën sikur është me doktorin.

Kjo është dëbora e Ilir Metës, dëbora e një hajduti me çizme, e një politikani të pabesë, e një njeriu të pamoral në spektrin politik shqiptar, e një njeriu që është kapur gjallë duke vjedhur, që është kapur gjallë live, me video me bllok në dorë, njeriu që po akuzohet se ka qenë spiun sigurimi dhe ka frikë t’i bëjë kërkesë Autoritetit të Dosjeve të hapin të vërtetën e Ilir Metës.

Dëbora si Ilir Meta patjetër, përfshin krime politike, vjedhje votash, zhdukjen e floririt, të mos harrojmë akuzën që ka ngritur ish-kryeministri Sali Berisha, të mos harrojmë vrasjet në Tropojë, të mos harrojmë zgjedhjet e 2001-shit, vjedhjet e kutive të votimit.

Kjo është e bardhë si bora, kjo është dëbora e Ilir Metës, si kjo e zeza që ka rënë në Siberi a gjetkë se dëborë tjetër si e Ilir Metës me këto bëma e gjëma nuk mund të ketë.(CNA.al)

6 Komente

  1. J
    Jimi

    Po te jete debora si ty, kurre mos e pafshim me sy ate !

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Rexho i Kaso Xhanit

      Në LABËRI, thonë bukur “E BARDHË ËSHTË BORA, POR ÇE DO, ËSHTË E DHJERË NGA QËNI”

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jimi

      Po te jete debora si ty, kurre mos e pafshim me sy ate !

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Ish Presidenti thotë që dëmi në portin e Durrësit kap shifrën 5 miliard USD.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Suloja

          Problemi i IM,eshte me se i qarte,Berat e tija dihen,fundin ja ka përcaktuar Saliu,me akuzat publike te bera,do kalbet ne burg,fillimin do ta kete te vështire,po shpejt do mesohet,se dënimet do shkojnë pa fund.IM,harron se boren e bardhe,e dhjesin dhe qent,dhe ky matrikulli,eshte si bora e dhjere

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Suloja

            Problemi i IM,eshte me se i qarte,Berat e tija dihen,fundin ja ka përcaktuar Saliu,me akuzat publike te bera,do kalbet ne burg,fillimin do ta kete te vështire,po shpejt do mesohet,se dënimet do shkojnë pa fund.IM,harron se boren e bardhe,e dhjesin dhe qent,dhe ky matrikulli,eshte si bora e dhjere

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje