
Kontrata me kompaninë e lobimit McKeon Group në 2017 dhe raporti financiar i dorëzuar në KQZ nxjerrin zbuluar Ilir Metën, kontratat janë lidhur nga Meta dhe Vasili, raporti i rremë është firmosur nga Monika Kryemadhi
Ilir Meta ka zgjedhur sulmin dhe përpjekjet për të ushtruar presion, si strategji mbrojtjes pasi SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij, për korrupsion dhe falsifikim të formularëve, për çështjen e lobimit me para të pista në SHBA.
Duke iu referuar dosjes në SPAK, Report Tv sjell sot dy prova të pakontestueshme, ballafaqimi i të cilave, komprometon rëndë pozitat dhe vesh me përgjegjësi penale Ilir Metën, i cili u ka fshehur autoriteteve shqiptare shpenzimet për të siguruar takime me para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prova e parë është raporti financiar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vitin 2017, dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në raportin e financiar të LSI për vitin 2017, protokolluar nga KQZ në 11 janar 2028, reflektohet shpenzime edhe për karrige dhe fotokopje, por jo për lobim në SHBA.
Shpenzime të LSI për lobim nuk konstatohen as nga raporti i auditimit të financiar të LSI-së, për llogari të KQZ-së, nga audituesja Hidajete Muçaj. Sipas këtij raporti, të ardhurat e LSI për vitin 2017 janë 91 174 757, pra rreth 900 mijë USD, ku përfshihen të ardhura nga buxheti i shtetit, donacione, kuotat e anëtarësisë etj. Gjatë vitit 2017, LSI-ja ka shpenzuar rreth 1 milionë USD, ku përfshihen reklama rreth 300 USD, pagat, qera, konsulencë, internet, telefon, dieta, udhëtime etj. Në raport nuk figurojnë shpenzime për lobim.
Prova e dytë është kjo kontratë, e datës 6 janar të vitit 2017, e kompanisë lobuese McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, për blerjen e takimeve dhe fotove të Ilir Metës me zyrtarë amerikanë.
Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD. Kontrata nuk do të zbulohej kurrë, por kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që përftojnë nga lobimet në website-in e FARA, e ngjashme me KQZ si dhe në Departamentin e Drejtësisë Uashington.
Ligji nr.8580, datë 17.2.2000, i ndryshuar, për partitë politike, në nenin 23, parashikon që partitë politike dorëzojnë raportet financiare një herë në vit pranë Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, të cilat duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit
Shpenzimet.
90 mijë USD të shpenzuara për lobim, në bazë të kësaj kontrate, nuk janë deklaruar nga LSI-ja, në KQZ. LSI-ja, e drejtuar nga Ilir Meta deri në maj 2017, ka dorëzuar një raport të rremë financiar në KQZ, duke fshehur shpenzimet për lobim.
Krahas falsifikimit të formularit, SPAK ka regjistruar edhe akuzën e korrupsionit pasiv, pasi Ilir Meta i ka marrë diku paratë e lobimit, në formë të paligjshme.
Roli i Vasilit dhe Kryemadhit
Lëvizja Socialiste për Integrim, gjatë vitit 2017, është drejtuar nga tre kryetarë. Nga janari 2017 deri në fund të prillit 2017, partia është drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë periudhës maj-qershor 2017, partia është drejtuar nga Petrit Vasili. Nga data 5 korrik 2017, LSI-ja është drejtuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës.
Deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit. Edhe ky shpenzim nuk është deklaruar në KQZ.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, ka firmosur raportin e rremë financiar të LSI, për vitin 2017, që ka dorëzuar në KQZ.
Titit ja ka shkul dhomet baba Taku qe kur i ka mor pjesen e eurove ke conta zez Kot lodhen me ket krym ky shko vet e trego me i cik presjon
Jane sulur fuksat e Partise se Spiuneve dhe po gjejne nje mut Po Rama vjedh 70 mij dollare ne dite, ju po na gjeni se na paska vjedhur LSI 90 mije dollare gjame
Ku ne te somes i gjeten gjithe keto pare keta katunar (like Floriri me Baxhellen -Monen) qe s'kishin brek me vesh kur ishin te FRESH-i dhe tani jane ber miliarder dhe kane para dhe te shpenzojn per lobime...!??? E vetmje mundsi mund te jete shitja e morrave dhe cimkave qe kane pas kur zbriten nga Cepani dhe katunded e Dibres. Vetem me keto bemeat e lobbingut keta plehra duhen rras ne biruce, pa permendur ketu floririn, vilat, CEZ-in e te tjera bema te ketyre morracakve!!!
Te tre para Drejtesise.Ska ger mer.
Pêr 90 mijë dollarë të padeklaruara asgjë nuk e gjen Like Floririn. Shumë shumë një gjobë simbolike. Kêtu janë vjedhur me qindra milionë dollarë, janë shitur të gjitha pasuritê kombëtare, janë privatizuar pronat publike dhe ju bëni ham ham për 90 mijë dollarë të qelbur!
Ore ti xzy vertet nuk kupton apo ta do puna te shkruash lliqe??? I kane pastruar gjurmet e vjedhjes ore ti toç se kane qene ne pushtet. Jo 90.000 dollare por nje firme more, vetem nje firme e falsifikuar duhet, sa per ti plasur brenda zagaret. Drejtesia nuk burgos me opinionin tim e tendin. Duhen prova. Ky qelbesire do shkoje ne burg per evazion fiskal si al capone po per ne ska rendesi hiç. Mjafton te shkoje prapa hekurave
Nese SPAK qe hetimet i kryeka tek Report TV, arrin te burgose Meten per 90 mije Euro lobim ne Amerike, i duhet qe per mbi 400 milion Euro te avulluara ne Shqiperi tek Inceneratoret te bejne burg perjete Rama tok me ministreshat familjarisht.
Patjeter. Do ti fusim ne burg te gjithe dhe sulltani yne shyqyr o zot do mbreteroje me ne fund i lire. Hajd ishalla. Se e meriton ti o sulltani yne. T gjith n burg.
E ci duam gjith keto numra , e di gjithe Shqiperia qe Likja eshte hajdut ordiner , gje e pjerdhur eshte te te ruajn sa te zbresesh nga kali dhe te te hetojne , dhe Likja hidhet si gjel se kujton se eshte President dhe kercenon se do bej hatane ....po ik o Like ik e kruaj bythen gjekundi , e kujt i ruhen lesht dhe trembet nga ty sot ...hajdut muti ....po tere jeten hajdut ....e paska gervishur mire parane Likja , lekist i terbuar Likja , e ka gjurmuar keq lekun ...andej nga anet e nenes time thone : Tafma e modhe t'le pa gjo ....po tani Like ??? Tani do ti vjelli te gjitha , do behen te pasur avukatet , do mari dhe shteti boll se jane te organizuara te gjitha sot .... e lan sa e lan deri sa u fry mire me monedh Likja dhe tha : jam mbret tani , u pasurova dhe une me ne fund , u bera dikushi , nga nje shtangist kokmadh dhe fuksi i deges provova gjithe postet dhe bere boll lek .....nuk e di Likja qe po filloj pulovra te c'thuret nuk permbahet shkon deri ne fund .......une dua dhe Moniken ta rasin brenda , dhe ate goj qelburin Petrit kellira , kata dua medoemos tu shkerdhejn robt .....pastaj Sali kufomen , ama keta hajdutoprofesionista dhe kriminela te dergjen ne burg ....
Kjo duket sikur SPAK kërkon t'a kap demin nga bishti. Gjithçka lë të kuptohet se qëllimi i vetëm është largimi nga politika i dyshes Berisha- Meta. Është iluzion të shpresosh për më tepër drejtësi.
Shume sakte!
Shume sakte!
Te gjithe politikanet e ketyre 30 viteve te varen ne litar ne sheshin Skenderbej. Vetem keshtu mund te zene mend te tjeret qe do vine pas. U shofte kjo klase politike funderine.
Keta te dy jane e arrdhmja è Shqiptareve? Sa poshte jane ulur ata qe ju japin voten.
SHUME TE SHEMTUAR ,SURRATE HAJDUTI.
Kjo puna e $90,000 eshte si gjyqi i Nexhmies qe e denuan per kafe. Ky krim eshte nje grimce rere “ne shkretetiren e krimeve te I Metes”. Behuni serioze; beni drejtesi tamam.
Kete foto e kam vendos nè hale dhe e shoh sa here jam me kapsllik...ilaç bio.
Në politikë gjithmon ka një plan b, a do ta shfrytëzojë Meta këtë mundësi që do i afrohet.