
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për incidentin në Gramsh. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Rama tha se duhet hetuar qëllimi i vërtetë i tre të huajve në vendin tonë.
Për të qeshur dhe për të qarë e ka quajtur kreu i qeverisë atë që ndodhi, teksa dy rusët dhe ukrainasit u kapën në tentativë për t’u futur në ambientet e brendshme të ish-uzinës së përpunimit te armëve.
Rama sqaroi se objekti nuk është më i rëndësisë së veçantë. Sipas tij është qesharake të fotografosh mbetje të komunizmit, por theksoi se duhet kushtuar rëndësi se cili ka qenë qëllimi i vërtetë i tre të huajve në vendin tonë.
“Nuk kam pasur mundësi të shprehem lidhur me këtë edhe pse ministrat kanë bërë shpjegimet. Mjegulla e ngritur mbi objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, as fabrika që prodhojnë armë. Janë të deklasifikuara si objekte në vitin 2012.
Dhe faktikisht kanë statusin e shpk. që janë të falimentuara dhe që janë deri në pikën për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë iu priten edhe dritat, kanë edhe disa roje aty. Të thuash që po bëj spiunazh duke fotografuar ato mbetje të komunizmit është shumë qesharake.
Ajo që na shqetëson ne është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë. Një mision spiunazhi që shfaqet me veturë sportive është pak si qesharake. I takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle që në fund të ditës i shërbeu nxitjes së një sekëlldije. Njerëzit e thjeshtë bënë shumë humor me këta. Çfarë fshihet pas gjithë këtij spektakli?”, deklaroi Rama.
Kujtojmë se Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan disa ditë më parë. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre. Ata akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
vertet per te qeshur ato u doken qartazi qe ishin per ate pune
Duhet te zbulohet arsyeja pse Edwin Rama e ka kthyer Shqiperine nje "han me kater porta". Harron megallomani i Kristaqit se sherbimi rus nuk ia fal Shqiperise mbrojtjen qe po i ben ne forumet me te larta te diplomacise boterore, jashte cdo fuqie te saj ekonomike e ushtarake, luftes qe po ben Ukraina kunder trupave te pushtimit rus te Putinit.
duhet te zbulohet arsyja e vertet se pse ato kan ardhur dhe jo kjo pasi u duke shume qe nuk jan per ate gje
duhet te jemi shume te kujdesshme ne kete situat qe bota eshte dhe sidomos nga rusia
Vertet nje budallallik nuk u be nami se pane ato lloj ndertesash te colat skam as kushtet minimale me to
E cporblem ka se i pane ne ato objekte nuk ndohet me asgje
Shpresoj qe kjo gje te heyohet e te dalin rezultate sa me te qarta mbi kete mgjarje
E ka kuptuar drejt se cfare lloj institucionesh te mbushur me injorant ekstrem dhe te eger,funksionojne ne kete vend,perfshire ketu dhe dy ministrat e tij te brendshem dhe te mbrojtjes,100% prej leshi.
Jam e bindur qe qeveria dhe drejtsia do bejn punen e duhur ne lidhje me kete ceshtje
Te drejt ka qe duhet te mesoj qellimin e tyre
Qellimi i tyre duhet mar vesh me patjeter . Shpresoj qe te kuptohet sa me shpejt qe te mbledhin mendjen te gjith
Duhet ta mbajm ne kontrroll kete situate
Kjo ngjarje ishte shqetesuese por mori zgjidhjen e duhur menjeher dhe drejtesia po brn punen e duhur
shpresoj qe ruset te marrin denimin e duhur
uroj qe cdo gje te zgjidhet
Ka shume te drejte ne pergjigjen qe tha rama
Shpresoj shume qe te hetohet si ceshtje dhe te dale ne drite e verteta
Te hetohet sa me shpejt dhe te marrin denimin qe meritojne
Nje ngjarje qe tronditi vendin dhe shpresoj te zgjidhet sa me shpejt
Shokë komentues! Te kemi Partinë mirë! Të tjerat rregullohen.
Ceshtje e cila duhet shqyrtuar
Eshte mire qe kjo situate te shqyrtohet
vari lesht , a jane rus , futini mrena t rrin nja 5 vjet ci qr hahaha
Perderisa keta persona jane nen hetim eshte e kote te diskutohet sidomos ne ate takim
Kjo ceshtje ishte vertet problem por u mor shpejt ne dore nga qeveria
Shpresoj te zgjidhet cdo gje
Mos diskutoni gjera qe nuk kemi Pune ne
Le te hetohen te gjithe dhe te zgjidhet kjo gje
Nikua shkon me vrap te vizitoj heronjte e plagosur me pepper spray qe e blen online ne Amazon per 10 dollar per vetmbrojtje. Taulanti doli e tha qe kemi kapur agjent te rezikshem. K'ta analistet si Llalla laraska gjeten me c'far te meren se Gushti nuk prodhon shume lajme. Po kthehet Shqiperia si ne kohen e Enverit me histori diversantesh po ne vend te pushkeve kane bomba kimike. Lerini ata femijet te shkojne ne shtepit e tyre se u bet qesharak
Kjo situate u mor nen kontroll nga shteti e shpresoj te normalizohet sa me pare
Uroj qe ruset te marrin denimin qe meritojne
ca thone qe sqenka spiun ai me chevrolet te 2018 , po eshte fotograf ajde pello ajde
jam i sigurt qe kjo gje do zgjidhet shume shpejt
shqyrtimi i kesaj situate eshte gjeja me e mire
do zgjidhet dhe kjo situate shume shpejt
Rama, beni kujdes nga Rusia. Hapini syte mire se gjerat nuk jane kaq te thjeshta! Mendoj se organet e specializuara duhet te bejne punen e tyre dhe te thone fjalen me pergjegjesi. Nuk duhet te nderhyni kaq shpejt dhe kaq thelle!
Ku Ka patur diversante ne kohen e Enverit,ATA qe vinin ishin turiste.Vinin nga toka,nga deti,nga ajri,ekskursion me kembet dhe me parashute.Benin studime nenujore me polumbare.Cfare kishin atehere?Asgje.po ndonje automatico ,pistolere Edhe do ta kishin,sepse ne pyll kish Edhe kafshe te egra.Kane vrare?Absolutisht Jo.Epo ndonje grua me shate a bel ne dore Edhe Ka vdekur.U Ka ndaluar zemra se Enveri i kish trembur me histori diversantesh.Shikoni sot?Jane te rezikshem.Sulmojne rojet 200 m.larg murit rrethues ne rruge me sprajt femrashJane arme te rrezikeshme.Ka shume te drejte ai komentuesi" derrderr".Spiunet e vertete vine me gerrnete e daulle.Mjafton nje cigare ne vendin e grumbullimin te barutit dhe dinamitit dhe do ngroheshin rojet ne zjarr,Jo si dhe per cfare i lane ne roje te objektit te deklasifikuara.Dhe po' te jete kaq qellimit,diversante e spiune nuk Jane.