A do të ketë Ilir Meta, fatin e Ivo Sanader-it?

25 Gusht 2022, 20:17Politika TEMA

A do të ketë Ilir Meta, fatin e Ivo Sanader-it?

Ish-deputeti Halit Valteri në reagimin e tij ndaj akuzave të Ilir Metës i ka uruar këtij të fundit që mos të ketë fatin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader.

"I dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te bëhesh si Ivo Sanader, ish-kryeministri i Kroacisë i cili është dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri", theksoi ndër të tjera në një shënim në Facebook, Halit Valteri.

Historia e dënimit të ish-kryeministrit kroat

Ivo Sanader, i cili shërbeu si kryeministër i Kroacisë midis viteve 2003 dhe 2009, është dënuar për ryshfet, shpërdorim detyrës, fitim të padrejtë dhe korrupsion në raste të ndryshme.

Në 2020-ën ishte edhe dënimi i fundit për ish-kryeministrin e Kroacisë. Ivo Sanader u dënua me tetë vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ, duke marrë para nga kompanitë publike përmes një agjencie të marketingut.

Përveç dënimit, ai u detyrua t'i transferonte shtetit gjysmë milioni euro. Sipas mediave kroate, kjo ishte vetëm një pjesë e parave, që Sanader ka futur gjatë karrierës politike në xhepin e tij. Në argumentimin e vendimit u fol për më shumë se 10 milionë euro.

Sanader, tani 69 vjeç, ka qenë kryeministër i Kroacisë më 2003 deri më 2009, kur dhe u largua nga ky post pa dhënë asnjë shpjegim.

Në rigjykim, gjykatësi tha se Sanader kishte organizuar një grup të njerëzve për të kryer aktivitete kriminale dhe për të mbuluar marrëveshjet joligjore financiare.

Sanader po ashtu po vuan një dënim tjetër, pasi më 2008 ishte dënuar për ryshfet, pasi kishte ndërmjetësuar që një ndërtesë që i përkiste një bashkëpartiaku të tij, t’i shitej një ministrie, me çmim më të lartë se çmimi i tregut.

Ai po ashtu është dënuar për pranim të ryshfetit nga kompania hungareze e naftës MOL më 2008, në këmbim që ta lejojë këtë kompani të bëhej aksionare kryesore e kompanisë kroate të energjisë INA.

 

 

12 Komente

  1. E
    Eni

    O Mero...pse nuk behet veting per politikanet si per drejtesine? Kte se kuptoj. Mendos se 98% nuk e kalojne ....nese nuk e kalojne tu sekuestrohen pasurite....

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cecua me kapedan edi pordhen

      Ketu ka dhe tre te tjere si invo sanader dhe nuk eshte vetem ky po meksi majko pasaj tre deshinjte e tjere fatos edi dhe sali po ministrat u denua saimiri po sju mor azgje ekjo nuk quhet drejtesi si mund te lesh mimi kodhelin qe fikte radaret simund te lesh lindita nikollen apo elisa spiropalin dhe ballukun e shume te tjera dhe pasurine tja u kofiskoni dhe te beni transparence

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trimi

        Kush më përgjigjet për këtë, a nuk duket si andikapat ky lloj mostre kur del në fotografi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje