Partia e Metës kundër shqiptarëve të Kosovës që marrin shtetësinë shqiptare, i quan vend në konflikt që ikin nga tmerret e luftës

25 Gusht 2022, 16:02Politika TEMA

Partia e Metës kundër shqiptarëve të Kosovës që

Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta del kundër marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga qytetarët kosovarë. Në një reagim kundër ceremonisë së betimit të 16 shtetasve të huaj të organizuar në Bashkinë e Tiranës, mes të cilëve 10 qytetarëve nga Kosova morën shtetësinë shqiptare, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari e ka cilësuar edhe Kosovën si vend në konflikt, kurse dhënien e shtetësisë shqiptare për ta e quan “shfarosje të popullit shqiptar”.

Në ceremoninë e sotme të betimit, u bënë shqiptarë 10 qytetarë nga Kosova dhe 2 nga Turqia, të cilët ushtrojnë profesione të ndryshme nga stomatologë, artistë, inxhinierë etj.

Marrja e shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës është një kërkesë e kahershme e tyre, të cilët jo vetëm vijnë studiojnë dhe punojnë në Shqipëri, por njëkohësisht zgjedhin që jetën ta vijojnë në kryeqytetin shqiptar sikurse dhe shumë qytetarë nga Shqipëria zgjedhin të jetojnë në Kosovë duke e kthyer kufirin mes dy vendeve vetëm një formalitet.

2 Komente

  1. Çekiçi

    KUNDER SHQIPTARVE TE KOSOVES NUK ËSHTË VETEM ILIR MUTAJ POR NË KETË VALLE ËSHTË SALI KRIMINELI BEOGRADI DHE MOSKA

    Përgjigjjuni
    1. Çekiçi

      Ja hani mutin Rames ti Sala dhe Mona Ju bëftë mirë

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje