Idajet Beqiri: Metën do ta shohim pas hekurave shumë shpejt, me Berishën janë përfshirë në afera dhe krime

25 Gusht 2022, 13:33Politika TEMA

Idajet Beqiri: Metën do ta shohim pas hekurave shumë shpejt, me

Avokati Idajet Beqiri ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gjatë një prononcim për gazetën “SOT”, i pyetur lidhur me lëvizjet e fundit nga SPAK ndaj Metës që ka nisur një hetim, Beqiri u shpreh se  Meta do të jap shpjegim për të gjitha krimet që ka kryer.

Ai deklaroi se të gjitha pasuritë që ai ka nuk bëhen me njëpagë shteti.

“Si ky dhe Berisha dhe familjet e tyre u rikriminuan me krime nga më të rëndat që kishin lidhje me korrupsionin dhe duke vrarë njerëz, sepse korrupsioni nuk bëhej pa u lidhur fortë pas pushtetit dhe që ta mbanin fortë pushtetin ata kanë bërë edhe vrasje, madje kanë bërë edhe  vrasje të rënda.

Ilir Metës do ti kërkohet që vodhi arin e Shqipërisë në Kërrabë, do ti kërkohet edhe korrupsioni që ka bërëprej miliona euro që ja dha Dritan Prifti, ku ajo video qarkulloi  në të gjithë  Shqipërinë por edhe më gjerë, ka bërë krime të tjera pastaj deri edhe vrasje, do të hetohet mirë vrasja e atij  deputetit  në Lezhë që vetëm se i tha një fjalë fyese Monika Kryemadhit, e dhe mjaft krime të tjera, sikurse janë gjithë ato saraje që ka në Gjirin e Lalëzit, të cilat nuk mund të bëhen me një pagë shteti qoftë edhe ne pagën e një kryeministri”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, avokati u shpreh se e vetmja armë e tija është të flas fjalë nga më të ndryshme për personalitete të vendit dhe jo vetëm. Beqiri deklaroi se Metën shumë shpejt do ta shohim pas hekurave.

“E vetmja armë që atij i ka ngelur është të ulëras dhe të bëhet si i çmendur duke hedhur lloj- lloj fjalësh si thotë ai ndaj personaliteteve të vendit por edhe ndaj politikës ndërkombëtare, rrugën e vetme ai ka zgjedhur presionin, ndaj SPAK ndaj kryeministrit, presion ndaj atyre që evidentojnë krimet e tija. Por, kuptohet janë gërhamat e fundit të tij dhe atë ne shumë shpejt do ta shohim pas hekurave, sepse si LSI si kjo Partia e Lirisë, por që vetëm liri s’ka aty i ka krijuar thjesht dhe vetëm si shpk prej të cilave do që të bëjë korrupsion dhe do që të mbrojë veten e vet nga krimet e shumta që ka bërë”, deklaroi ai.

8 Komente

  1. L
    LINA

    NE BURG QENIN SE KA BERE SHUME ZULLUME BASHKE ME GJITHE RRUGACEN QE KA PER GRUA.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hyseni

      Ne fshatin e Ilirit ishte nje i cmendur qe bridhte rrugeve e bertiste quhej Melo,ishte xhaxhai i Ilirit,e kane ne rrac

      Përgjigjjuni
      1. k
        koli

        Kur nje hetues komunizmi, nje ndyresire si Beqiri merret me opinionberje,mjere ky vend...

        Përgjigjjuni
        1. l
          lexuesi

          qe te jesh ish hetues i kohes se komunizmit nuk perben faj, mbasi ne ate kohe te gjithe do benin nje lloj pune, por qe te jesh hajdut ne kohen e demokracise eshte e pafalshme!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anonim

            PO TI I RIJE PAS BEJE ROLIN E SPIUNIT IDJOT ,TE GJIRH KAN PUNUAR NE ATE KOH DIKUSH DO E BENTE DHE PUNEN E AVOKATIT , PO TI PASKE BER PUNEN E SPIUNUT TRAP.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lab

            O idaet spiuni ...o kerma e deges se puneve te brendeshme,.,.ptu rrace e ndyre,..

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dikush

              PO TI VEMJE KE QEN SPIUN APO SBIRRO SHPELLKAR .

              Përgjigjjuni
            2. I
              I vela

              Mjaft me historit e pas hekurave,mjafton,ti merret Ajo qe ka matte me te padrejte to kthehet komunitetit e zotria te beje Pune te detyruar

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje