Yuri Kim takon Arben Krajën, një ditë pas nisjes së hetimeve ndaj Ilir Metës

25 Gusht 2022, 09:37Politika TEMA

Yuri Kim takon Arben Krajën, një ditë pas nisjes së hetimeve

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, një ditë pas bërjes publike se kanë nisur hetimet ndaj Ilir Metës.

Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në Twitter, ku shkruan se takimi mes tyre vjen pas kthimit të Krajës nga SHBA. 

Sipas Kim, vizita e Krajës në Uashington “forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Kujtojmë se Ilir Meta sulmoi ditën e djeshme kreun e SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet për të. 

"Kënaqësi për të mirëpritur sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

SHBA o të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi", shkruan Kim. 

2 Komente

  1. I
    I lodhuri nga llafet pa bereqet

    Lere fare se u lodhet duke luftu korupsionin me fjale,fjale,vetem fjale pafund

    Përgjigjjuni
    1. T
      TURIEMIGR

      DO I KETE TERHEQUR VESHIN PER SALIUN

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje