Komisioni Evropian paralajmëron Shqipërinë për pasaportat e arta

24 Gusht 2022, 21:20Politika TEMA

Komisioni Evropian paralajmëron Shqipërinë për pasaportat e

Komisioni Evropian ka paralajmëruar edhe një herë Shqipërinë që të mos prezantojë skemën e saj të pasaportës së artë pasi, sipas Komisionit, ajo bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe përbën rrezik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Përmes një VKM-je, qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncension.

Dhjetëra vende të botës, duke përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian ofrojnë programe për përfitimin e lejes së qëndrimit e më pas shtetësisë, në këmbim të investimit në këto shtete.

Pavarësisht paralajmërimeve të Komisionit të BE-së, autoritetet në Shqipëri prezantuan më parë ndryshime të reja në ligjin për partneritetin publik-privat (PPP) duke përfshirë në ligj edhe skemën e Pasaportës së Artë, ndërkohë që aktualisht qeveria shqiptare po planifikon të punësojë firma private për promovojnë skema të tilla në vende të tjera.

Edhe pse programi Shtetësia për Investim është konsideruar si një portë për shumë afera të paligjshme, sipas autoriteteve në Shqipëri, kjo skemë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sipas tyre, dhënia e kontrolleve të shtetësisë dhe sigurisë do të mbahej nën juridiksionin shtetëror.

Gjithashtu, disa nga zyrtarët e qeverisë shqiptare kanë hedhur poshtë kritikat e autoriteteve të BE-së për një skemë të tillë duke shtuar se ajo do të ishte pa korrupsion, ndërsa qëllimi kryesor i saj është tërheqja e ndërkombëtarëve të pasur.

Por Brukseli ka një mendim tjetër. Sipas raportit të fundit të progresit të Shqipërisë, të prezantuar vitin e kaluar, vendosja e një skeme të tillë përbën rrezik ndër të tjera për sigurinë e vendit.

3 Komente

  1. P
    Pa interese

    Ose perkthimi nuk eshte korrekt ose zedhenesi i comunitetit europiene genjen pasi eshte Malte qe e aplikone dhe Malte eshte membre i comunitetit européenne dhe nuk ke asnje lloje perfitimi pasi kryesishte jane Rusé e Chinois qe aplikojne japin nje firme fiktive vendosin nje adressé dhe nuk banojne nuk ke asnje perfitime nuk eshte shume e rendesishme

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      si ka mundsi? naltmadhi ramazon ka skuader per tu fut ne BE por realisht vepron kunder, per ne anadoll.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AQIF LALA

        Doni sdoni, dine ku ta nxjerrin parane mafja e Rames ne pushtet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje