Ilir Metaj (ai i vërteti): Kostumi dhe nderi i ish-presidentit, rro si burrë dhe rrëzohu si burrë

24 Gusht 2022, 17:28Politika TEMA
Ilir Metaj (ai i vërteti): Kostumi dhe nderi i ish-presidentit, rro si

 

Nga Ilir Metaj*

Të jesh ish-president është status i detyrueshëm për t’u mbajtur mbi shpinë. Sado të të rendojë.

Ky është pozicioni më i lartë që një qytetar mund të arrijë në këtë vend.

Por ai nuk vjen vetëm me të mirat, por vjen, sidomos, me detyrimet.

Dhe një nga detyrimet, që fillon ditën e parë por nuk mbaron kurrë sa të kesh jetën, është të mbash veshur edhe kur fle, kostumin e presidentit.

Edhe kur nuk ndihesh president duhet të mbash veshur kostumin e presidentit, sado i madh të të vijë. 

Edhe kur nuk ndihesh ish-president (për  shkak se nuk ishe ndjerë as më parë president), përsëri duhet të durosh veshur kostumin e ish-presidentit, sado i ngushtë të të vijë.

Sepse keshtu funksion shteti, kështu funksionon hierarkia e kështu ndarja e pushteteve dhe mbipushteteve.

Nëse gris këtë kostum që ta ka veshur betimi mbi Kushtetutë, ke përdhosur vendin tënd dhe popullin tënd.

Ke treguar se nuk ke respektuar kurrë asgjë dhe askënd.

Ke treguar se ke qenë thjesht një gabim i madh. Dhe gabimet kur zbulohen korrigjohen. Madje edhe ndëshkohen.

Ama, populli që të duron për president, që të paguan për president e që të trajton edhe si ish-president, më perpara të gjithave, të ka shkruar Kodin e Respektit.

Dhe ky Kod ka vetëm dy fjali:

Rro si burrë, dhe rrëzohu si burrë!

Ky kod është abc e dikujt që kërkon të ngjitet. Ai duhet të dije edhe se si të rrëzohet: si burrë.

Dhe të gjithë e dimë se cfarë kupton populli me fjalen burrë (dhe nuk lidhet me gjininë).

Ish- presidenti Ilir Meta-j duhet ta kujtojë kostumin dhe Kodin.

Edhe nën hetim.

Dhe asnjëri nga këto nuk e nxë fjalën “spurdhjak”.

As “sulm institucionesh”.

Vulgu mund të jetë tundues për dikë. Por më parë duhet të mbyllësh hesapet me Kostumin dhe Kodin.

Mos e thirr kot popullin.

Populli nuk është turmë, pas të cilës mund të gjejë strehim një bukëshkalë.

Sepse populli nuk bëhet mercenar për asnjë çmim.

Turma po, madje me pak lekë.

*Deputet i PS

16 Komente

  1. S
    Sokol

    Nuk e ka merituar asnjëherë atë kostum se nuk ka lidhje me të qenit burrë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flase

      Po te ishte burre, do kishte dhe ish gruan ne presidence si "zonje te pare", por atij ja punonte Blushi dhe i mjaftonte; fatkeqesi qe ngjiti gjithe ato shkalle. Thirrja jote eshte e drejte por ai s'ka qene burre kurre dhe ashtu do zvarritet si vemje ne cipen e hajduterise, krimit dhe injorances. Mero Baze: hap rubriken; Pinoçeti qe bredh me biçiklete dhe hajdute-krimineli qe rri me gojehapur". Te falenderoj.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eglantina Haxhiraj

      U zgjodh padrejtësisht president. Nuk ua paten borxh shqiptaret o Iliri i vertete. Tani eshte vone. Po fjalet e tua jane shkruar mire e qendrojne.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ore po na tregoni si e ka emrin e vërtetë se ka 30 vjet që vjedh me emra të tjerësh.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasoni

          Kta jane kazan Jo media se nje foto e ID e ish presidentit nuk eshte veshtire per tu siguruar

          Përgjigjjuni
        2. Çekiçi

          Ilir mos u merzit Burgu është per burra Por per burra hajna vrases spiuna faqezi siq është Sala dhe siq je ti Ditet muajt dhe vitet ti kaloni atu ku e keni meritu

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pema

            Emigrants : Respespekt gazetati Ilir Metaj.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Milano Moda ...

              O Ilir, i verteti vete ju na e bete peshqesh, tani shkruan per kostumin...kerkoni falje se e dinit shume mire ca mender muti ishte..

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komshiu

                Rro si burre e vdis si burre - eshte shprehja, por ti Or Ilir Metaj qe ke inicialet I.M. pra je tamam "i verteti" ku di gje nga burreria mor i shkreti me brire ne balle...

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xen Gërdeci

                  Ok.Z.Gazetar vetëm se Like floriri as ka qënë ndonjë herë burrë,dhe as ka për të qënë burrë , burri nuk mund të jetë spiun,hajdut,vrasës,tradhëtar, bukë shkalë, ky Likja dhe soji e sorollopi i tij janë burracë që të vrasin natën e të qajnë ditën ,punë që këta burracë e kanë në gen dhe që i kënaq e frymëzon për bëma zi e më zi këta burracë me emrin Like dhe sali dhe kopen e tyre Alla kazan që tash 30 vjet uturakun e tyre mban , burrat e vertetë për këtë komb janë specie në zhdukje.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drini Kryemadhi

                    Likja spiun hajdut skizofren frikacak. E kishim president qe te dhjefsha presidentin e shqiptarve. Shyqyr me ka dhe vaft ne te semes ne burg ku ka vendin.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqipëtar!

                      Rro si burrë dhe rrëzohu si “SHURRË” ky është mesazhi besoj?!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        spiuni

                        O adashi ish pseudopresidentit ilir Metaj (Meta). Ky ba banditi, nqs ka rrojtur si burrë, tani do rrëzohet si mut.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Plaku

                          TE LUMTE ! Sakt dhe shkurt, per nje specie te neveritshme.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Endri S.

                            Te pret Ter Koka ne burg o Like. Do ja kaloni mir bashk ????

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              ben

                              Rro si burrë, dhe rrëzohu si burrë! Fjale te medha na ke thene zoti gazetar, por keto fjale kane vlere per ata qe jane vertet burra e gra me virtyte fisnikesh. Ne kete kategori nuk hyjne hajdutet ordinere si ish presidenti yne.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje