"Europa nuk po ndryshon", Rama kritika BE-së: Kosova nën regjimin barbar lëvizte lirshëm në Europë, me çlirimtarët është peng

24 Gusht 2022, 14:39Politika TEMA

"Europa nuk po ndryshon", Rama kritika BE-së: Kosova nën

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Austri ku po merr pjesë në “European Forum Alpbach”. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë tha se nuk po e sheh Europën të ndryshojë.

“Nuk e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon ne asnjë farë mënyre. Është një lloj inercie midis një lufte ku nga një anë janë rusët dhe nga ana tjetër Ukrainas, dhe amerikanët që po japin një mbështetje të madhe, ndërsa Europa po bashkohet. Në fund të fundit nuk janë të gjitha premisat për të qenë optimist.

Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama.


Kryeministri u ndal më tej edhe tek Kosova, teksa u shpreh se kur ishte nën regjim barbar të serbëve qytetarët e Kosovës lëviznin të lirë dhe sot jo, pasi vizat nuk janë liberalizuar.

“Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha. Nën regjimin barbar ata mund të lëvizin lirisht në Evropë dhe me çlirimtarët ata janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë, mund të shkonin në Austri, fëmijët nuk mund të lëviznin sepse nuk ka liberalizim të vizave”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi edhe çështjen e vaksinave të koronavirusit, duke akuzuar BE-në që nuk u interesua për vendet e Ballkanit. “Nuk e vramë mendje për vaksinat. Na u desh të vrapojmë pas Kinës. Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksinat”, tha Rama. 

19 Komente

  1. B
    Baca

    Hajde loqe i gjate hajde…Me mire te bejme Jugosllavine sic ishte

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nipi

      Ti bacë je akoma në shpellë dhe nuk ke informacionin e duhur , prandaj qepe dhe mos folë broçkulla .

      Përgjigjjuni
    2. a
      abc

      Javash javash po e kuptoni dhe e pranoni lirin qe ju kishte dhene Jugosllavija. Ate qe ju mungonte dikur por edhe Sot Shqipove te Albanistanit dhe te Dardanistanit.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igli

        Beni dicka per kosovaret ata e meritojne qe te levizin lirisht

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olti

          Kane ikur kohet e luftes por tani tani duhet te levizin te gjithe pa probleme

          Përgjigjjuni
          1. M
            Meri

            Europa duhet te hedhe syte dhe te shohi qe te zgjidhe keto probleme

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prajla

              Te gjithe sduhet te kene probleme me levizjen se kuptoj pse ndodhin gjera te tilla

              Përgjigjjuni
              1. a
                arta

                Bravo tqoft kshu vepro gjithmon. Kerko te drejten sepse ndryshe nuk ecet para.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ladi

                  Te lumte kryeminister Rama. Krenare per ty. Mos i kurse burokratet dhe hileqaret europiane. Çirrjau masken plot buzeqeshje hipokrite.

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    frida

                    ske pse e mban gojen e mbyllur kur ke te drejt.Ne si vend meritojm shum me teper sec kemi mar deri tani dhe be duhet te na e dije vleren

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gani

                      epo tashme duhen e te tilla kritika sepse ne kemii qene gjithmone vigjlent ndaj cdo situate per te plotesuar kushtet e vena pertej faktit se kemi kalua shume sfida

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        flamuri

                        lider i vertete eshte ai qe kundershton dhe i thua te vertetat pa tu dridh qerpiku,,hallall

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          miri

                          shqiperia me gjithe ato sfida te kaluara e meriton vendin ne be

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            joana

                            rama ben mire qe flet per padrejtesite sepse shqiperia ka punuar shume dhe meriton te gjendet ne be

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              rea

                              na kan ber padrejtesi prandaj duhet qe te flasim e mos te heshtim kur na bien ne qaf

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                frenkli

                                duhet te reagojm dhe te tregojm pakenaqesit tona qe nbe te veproje para se te jete teper von.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Andi

                                  Eshte kritik aty ku duhet normale qe do behet kritik sepse vuajtem per vite me be

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Beni

                                    Kryeministri me realist bravo zoti rama keshtu te duam

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Eni

                                      Ky i kulluari sulmon BE....o zot...sepse e di qe jane demokraci e nuk e gjen gje...sepse atje zot eshte gjykatesi e jo kryeministri....pra ky nuk shan Diktatoret por meret me BE e thoni pastaj pse u vonuan negociatat ...ky do ti ngrje prape kjo eshte e sigurt

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje