Xhaçka në samitin “Platforma e Krimesë”: Të mbështesim Ukrainën që agresionet e paligjshme të mos përsëriten më

23 Gusht 2022, 18:31Politika TEMA

Xhaçka në samitin “Platforma e Krimesë”: Të

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në samitin virtual “Platforma e Krimesë” të kryesuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ministrja Xhaçka theksoi se lufta e tanishme në Ukrainë i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë në vitin 2014, pasi sipas saj në atë kohë bota nuk reagoi ashtu siç duhej.

“Shqipëria ka mbështetur në maksimum Ukrainën dhe rezistencën e saj heroike, duke qenë një nga vendet e para që dërgoi municione, duke kontribuar në Konferencën e Donatorëve, duke miratuar ligjin e nevojshëm kornizë që na lejon të mirëpresim në vendin tonë ukrainasit që ikin nga lufta, duke u rreshtuar plotësisht me të gjitha sanksionet e BE-së dhe duke bërë maksimumin në Këshillin e Sigurimit, si bashkëpenëmbajtës me SHBA, për të mbështetur Ukrainën në mënyrë diplomatike dhe për të izoluar Rusinë”, tha ajo.

Sipas saj, çdo vend që beson në të drejtën ndërkombëtare duhet të mbështesë Ukrainën, në mënyrë që veprime të tilla të paligjshme të mos përsëriten nga vende të tjera.

“Duke mos e bërë këtë tani, do të rrezikonte të gjithë rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare, të gjithë arkitekturën e sigurisë në të cilën ne të gjithë mbështetemi për paqen dhe stabilitetin në botë dhe do të inkurajonte çdo vend dhe lider autoritar në botë, që të nisë të njëjtin kurs veprimi”, u shpreh ajo.

“Platforma e Krimesë”, është një mekanizëm ndërkombëtar i krijuar posaçërisht nga Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, në vitin 2021, përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë, për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj problemit të Krimesë, në mënyrë që ta kthejë gadishullin në përbërje të Ukrainës.

7 Komente

  1. k
    kta kan dal komplet nga Orbita e sdin mo ku jan !

    ngelen Varavingo per pak protagonizem e slan ven pa kkruajtur vrymat . Mesa duket po i shijojn shume Hotelet e Botes . Interesante eshte se per Shqiperine ,kur sulmohemi nga Greku apo Gazetat Angleze qe bejn shkrime me pororsi te greqireve etj ,nuk e hapin gojen fare .Hec e merre vesh se cfar bejne kto duke u sorrollat problemeve te Botes dhe kush FakeShteti jone .O vertet me godit rrufeja e shqy Tollumbacet me shurr

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Duhet të dijë Shqipëria që nëse Rusia kërkon heqjen e Panvarsis për Shqipërinë, pushtimin Turk te ne, dëbimin nga NATO ose largimin nga BE, Amerika nuk do e kundërshtoj, ashtu siq mund të ketë Kina me një shtet në azi, ose Amerika me Irak, kuvajt., ndaj është mirë të mos e ndjejm veten të paprekshëm.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oriola

        Te mbeshtesim pronaret e rinj strategjike ne Rivieren Shqiptare se Krimeja tashme ka zot.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqiptari pa shqiperi

          Oh,kush jep moral;xhaxhkat,pa le, pa le dhe me parullat e dajes,´´profesorit´´ te Enver Hoxhes,Servet Pellumbit: Dhe kur vete,bejne agresionin,me te ndyre si familje duke i rrembyer,ne menyre korruptive pasurine e ketij vendi. race muti!

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqiptari pa shqiperi

            Oh,kush del dhe ka paturpesine te bej moral,xhacka: Vazhdon dhe ben propagande me parullat e servet pellumbit,dajes se vet, ´´profesorit´´ te Enverit,kur vet xhackat,kane bere agresionin,me te ndyre,duke perdorur postin vene dhe pushtojne bregdetin shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqiptari pa shqiperi

              Oh,kush del dhe ka paturpesine te bej moral,xhacka: Vazhdon dhe ben propagande me parullat e servet pellumbit,dajes se vet, ´´profesorit´´ te Enverit,kur vet xhackat,kane bere agresionin,me te ndyre,duke perdorur postin vene dhe pushtojne bregdetin shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Shko moj budallaqe se nuk jeni të afte të dini si e ka emrin e vërtetë ish-presidenti i republikes , jo me të ndihmoni ukraines. Ju ka mbytur droga , krimi dhe korrupsioni , gjykatat si agjensi te krimit etj.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje