Harta administrative, PD: Ndarje në 90 bashki, ja skema

23 Gusht 2022, 17:37Politika Juxhin Mustafaraj

Harta administrative, PD: Ndarje në 90 bashki, ja skema

Duke e konsideruar Reformën Territoriale të dështuar, demokratët do të kërkojnë që Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos ketë më 61 bashki por rreth 90 të tilla. Bashkëkryetarja demokrate e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi deklaron se opozita ka gati draftin për ndarjen e re administrative të cilin do ta prezantojë në fillim të shtatorit.

Por a kanë dakordësi demokratët në Komisionin e Reformës Territoriale për propozimin e tyre në një kohë që socialistët duan më pak se 61 bashki? Çupi sqaron se PD do të propozojë një shtim të bashkive në 11 qarqe, me përjashtim të Gjirokastrës, ku përkundër numrit të ulët të popullsisë janë aktualisht 7 bashki.

Deputetja demokrate pranon se PD do të propozojë ndarjen e Shqipërisë në rajone duke rrëzuar ndarjen e vendit në 12 qarqe.

Por në kushtet kur një tjetër grup deputetët dhe ekspertësh në PD e drejtuar nga Sali Berisha janë duke punuar për një draft për territorialen, a beson Çupi se drafti i propozuar prej saj do të jetë konsensual?

Komisioni i Posaçëm ka përcaktuar 30 shtatorin si afatin final për miratimin e reformës së re territorial. 

 

 

5 Komente

  1. K
    Kris

    Bejini 140 bashki dhe te gjithe qe kane ngelur ne shqiperi do te punojne ne shtet

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      PD thotë Shqipëria në rrezik, por duke i hapur luftë superfuqive me krahesime nga më të ndryshmet, dhe mund të vihet vëndi në rrezik. Duhet ti kujtojm Berishës që mobilizoj rezervist për të luftuar veriu kundra jugut, apo Meta që thotë Shqipëria do ndahet në dysh. Sot nuk është mënyra me bërë show ditor por me kuptuar atë që flet.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Shqiperia nuk ka nevoje te shtoje administraten dhe rrogat bashkiake; 60 bashki jane teper per nje vend te populluar fizikisht nga 2 milion banore, ne nje territor 28 mije km. katrore.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Shqiperia nuk duhet te kete me shume se 10 bashki. Duhet dikush ti ndaloj kete fashateret qe duan pa tjeter qe fshati i tyre te jete bashki.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritan

            Ja edhe ketu fillon pazari me sale ( si ne 2p08 ) edhe edvin drogen sic e quan ai. Une te jap votat e deputetve te mi per reformen qe do ti edhe ti me jep partine me gjykate. Edhe fillojne kermat e tranzicionit 32 vjecar te riciklojne mbetjet toksike te tyre qe kane qelbur gjithe vendin. Edhe shahuni neper komente o te mjere se euro shkojne tjeter vend. Mjeran popull.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje