
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në ditën përkujtimore të viktimave të regjimeve totalitare.
Basha shkruan se kurrë nuk është vonë për drejtësi, teksa shton se ndarja nga e shkuara është e domosdoshme.
Reagimi:
“Kurrgjanë mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue.”
At Zef Pllumit
Ata mbijetuan për t’i treguar shqiptarëve dhe mbarë botës krimet e tmerrshme të komunizmit, vrasjet pa gjyq, persekutimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare, vrasjen dhe burgosjet e mendjeve më të ndritura që kishte vendi. Shqipëria do t’ju jetë përjetë mirënjohëse!
Por ndërsa mbijetuan ata panë me trishtim se si u lartësuan xhelatët e tyre, vazhduan të kenë pushtet dhe të jenë të paprekshëm. Përjetuan dhimbjen e mos gjetjes së eshtrave të të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, zhdukjen e gjurmëve të krimeve dhe emrave të kriminelëve.
Kurrë nuk është vonë për drejtësi! Ndarja nga e shkuara totalitare dhe dënimi i saj janë sot imperative për shoqërinë, për paqen tonë sociale, për mbrojtjen e lirisë që është thelbi i idealit tonë europian, dhe për ngjadhënjimin e një të ardhmeje më të mirë.
Ketij ja ka lene amanet vjehrri luften kunder komunizmit. 8 vjet opozite asnje nisme kunder krimeve te komunizmit!
Berisha thotë që Lul brava ish kryetar i PD-së, manipuloj shifrat e votimit në PD, nga 1000 veta në 5000, dhe me ndihmën e Ramës, u fut në PD për të shtypur militantët demokrat kundra Bashës.
Ma ne fund lulja paska fillua me lexua nje liber se citon Zef Pllumin,bravo lulke sumllaqja