Ministria e Jashtme: Asnjë shkresë nga ambasada ruse për incidentin në Gramsh

22 Gusht 2022, 20:06Politika TEMA

Ministria e Jashtme: Asnjë shkresë nga ambasada ruse për

Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë note nga Ambasada ruse për 2 shtetasit e kapur në Gramsh.

Ndryshe nga çfarë pretendon ambasada ruse, deri në këto momente Ministria, e kontaktuar nga Euronews Albania, thotë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare.

Ambasada ruse ka reaguar për Euronews Albania për incidentin që ndodhi në Gramsh dy ditë më parë, duke sqaruar se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim.

Dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan të shtunën pasi tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh duke sulmuar dy nga ushtarët që ruanin zonën.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Dhe Rusia e kupton që sjellja e tyre nuk është e duhur, pasi duke goditur ushtrinë, hedhin poshtë pavarsinë tonë. Mikpritja jonë nuk duhet ta shëndrojnë në terror. Shpenzimet e ministris së mbrojtjes janë 2 milion euro deri tani, ku vëndi do përfitonte 300 euro nga vizita e tyre turistike e rregullt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje