Drejtor Denari: Ju garipat e Facebook që keni pakënaqësi ndaj shtetit keni mentalitet komunist

22 Gusht 2022, 14:10Politika TEMA

Drejtor Denari: Ju garipat e Facebook që keni pakënaqësi ndaj

Drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, ka bërë një tjetë shkrim në rrjetet sociale. 

Natyrisht jo për funksionin e lartë për të cilin paguhet nga taksapaguesit shqiptar por për një temë tjetër që duket se e shqetëson atë. 

Teksa vendi përballet me abuzime masive nga veriu në jug për të cilat institucioni që ai drejton është indiferent, duket se Biba thyen heshtjen vetëm për ngjarje që shkojnë përtej karriges së tij. 

Postimi i plotë

Ne, vazhdimisht kerkojme “shtet”. “Ku eshte shteti? Opo nuk ka shtet ketu. Kur dreqin do behemi shtet ne?” jane shprehje qe i degjojme rendom.

Te ngarkuar me mentalitet komunist, e kerkojme shtetin edhe atje ku nuk mund te jete me, p.sh. kur pretendojme qe baba-shteti te administroje cmimet, sic bente dikur ne socializem, kur ekonomia ishte shteterore dhe e centralizuar.

Kerkojme nje shtet qe te na beje te ndihemi mire kur tregojme pashaporten ne kufi, kerkojme nje shtet qe te nderhyje kur policet e huaj na lene me ore te tera ne pikat e kalimit kufitar, e kerkojme kur permbytemi a na ze termeti.

Kerkojme nje shtet dinjitoz.

Dhe mire bejme. Atdheu eshte yni, shteti (kjo e keqe e domosdoshme) eshte thjesht administrator i tij dhe survejon mbi respektimin e ca rregullave qe ne vete i kemi vene.

Nje nder shume rregullat, eshte edhe nje i tille qe ndalon hyrjen ne zona ushtarake. Cfaredo qe te kete brenda ketyre zonave, qofte edhe vetem rrenoja objektesh. Te gjithe ne, permes nje ligji te miratuar nga perfaqesuesit qe ne vete i kemi zgjedhur ne parlament, kemi vendosur qe hyrja ne keto zona behet permes nje procedure te caktuar dhe lejohet vetem per disa persona.

Akoma me tej e, po aq e i rendesishem, eshte edhe shendeti i ushtarakeve tane. Pakenaqesite qe mund te kemi, nese kemi, ne lidhje me gjendjen e ushtrise, jane ceshtje tonat, qe mund e duhet ti adresojme ne menyre serioze, duke iu imponuar partive politike axhenda qe marrin parasysh edhe modernizimin e forcimin e forcave te armatosura.

Kjo historia e “spiunazhit rus ne Gramsh”, mund te jete edhe barcaleta e veres 2022, por, nga ana tjeter, te qenurit bloger i famshem nuk legjitimon askend qe te hyje ne nje zone ushtarake, edhe sikur aty te kete vetem hekurishte e pece kembesh te mbetura qe nga vitet 1980 a me heret.

Aq me pak eshte e justifikuar hedhja e sprajit neutralizues ndaj ushtarakeve tane, te cilet qartesisht kane bere detyren, sipas ligjit qe ne kemi miratuar si shoqeri.

Cfare do te thoshin garipat e FB nese ata blogerat nuk do te kapeshin, e do te postonin pas disa ditesh ne blogun e famshem foto e selfie duke bredhur pa u shqetesuar hic ne nje baze ushtarake shqiptare? Atehere po, shteti shqiptar do te behej gaz i botes.

Nejse, per t’i rene shkurt, nese kerkojme shtet te respektuar, le te respektojme shtetin.

Humori eshte gjithmone i mirepritur, madje i deshiruar kur eshte i shendetshem e me sqime ndaj shtetareve (se humori eshte gjithashtu nje forme presioni dhe shtetaret duhet mbajtur vazhdimisht nen presion), por respekti ndaj shtetit (pa e ngaterruar ate me emra te pervecem pushtetaresh) nuk duhet te mungoje kurre.

Nese pyesim nganjehere se si jane bere “vende ku ke deshire te jeshosh”, shtete si Franca, Gjermania, etj., nje nga pergjigjet eshte se francezet, gjermanet etj., e respektojne shtetin e tyre a priori dhe nuk jane fare te gatshem ta neperkembin, aq me pak per ca blogere, qofshin keta edhe te famshem.

7 Komente

  1. s
    shqip

    O robi, të duket shtet ky i yni ? Po si na qenkan turistë , kur paskan me vete edhe spray neutraluzues ! Apo e kanë per mushkonjat në hotel ? Ku është prezenca e shtetit o bibë , që na mallëngjehesh ? Treçereku i aktiviteteve punon pa kupon tatimor . Rrugët i ke jashtë çdo kontrolli nga policia . Në çdo rrugë ke me dhjetëra shkelës , si në guide, si në parkime . Ku është prezenca nëpër plazhe , nëpër zyrat e shtetit që vazhdojnë me avazin e vjetër , në kafe . Jepi pak zmuso trurit se jemi deri në fyt me këtë shtet që s'po arrijmë dot të bëjmë shtet .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Preshi I lushnjes

      O hajdut muti qe nuk le gje pa vjedhur ne KQZ, duke katandisur si ordonier edhe deri tek dosjet e administrates dhe shishet e vinoviit per zgjedhjet vendore

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulanti

        Jo e keni gabim o Tono. Ky vdes per Denarin. Se po i ben reklame falas. Msohu te lexosh midis rreshtave. Sot njerzit vdesin te kene nje portal ku te nxjerrin mendimet e tyre. E kupton ca nderi po i ben Mero. Ehuuu osht e thell shum puna

        Përgjigjjuni
        1. e
          era

          Ti garipi i partise nuk rri aty marre ato rroga te majme vete dhe bashkeshortja jote qe te dy injorante dhe te pa afte per ju rrofte partia se per te tjera nuk vleni, po injorani vetem fjale injorance flet.

          Përgjigjjuni
          1. T
            TT

            Ngaqe eshte Shteti sipas metrave te tua .vidh.vrit.kap para bertasin njerezit.Ti je njeri i pa shkolluar,qe te shash komunizmin..Te kishte Komunizmi parate qe ju jep bota juve edhe avione do bente ne Shqiperi.ik laj dhembet se qelbesh sado arome te hedhesh dhe komunisteve ju hengsh loqen.

            Përgjigjjuni
            1. T
              TROPOJA

              Ske ci ben ketij torollakut, se babai i ketij, si idiot qe ishte ne saje te komuniznit e hengri ne estade per 40 vjet pa patur asgje profesionale. Gjyshi i tij me nje kope dhensh ka ardh nga fshati ne qytet, ska asgje te keqe, por komunizmi qe shan ju beri per keto qe jeni. Ktheje koken prapa, pyet kush keni qene, e pastaj tregoju perralla vajzave te lagjes. Do na vinte turp, ne se xhinsi jot i paskrupull te lavdronit komunizmin. Komunizmi ju beni njerez, se ndryshe akoma me dhi do te ishit. Bej ismet PS, e asaj karikes si servil qe je per te lepyer cte te del perpara. Njerez si puna jote te paafte po e demtojne njrezimin.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kontrabandisti karburantit

                Denar me sa e shet tallonin e karburantit ? Kur te kalojme per nja 400 L? Rrofsh daku

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje