Balla: Berisha dhe Meta të eliminuar politikisht! Drejtësia të fillojë procedim penal ndaj “non-gratës”, s’mund të bëjë pis Kuvendin

22 Gusht 2022, 12:08Politika TEMA

Balla: Berisha dhe Meta të eliminuar politikisht! Drejtësia të

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka thënë se Sali Berisha nuk mund të vijojë në Kuvendin dhe politikën shqiptare. Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se drejtësia duhet të fillojë procedim ndaj Berishës, pasi ka qenë i përfshirë në afera korruptive.

“Është  e papranueshme që 30 vjet pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie, i shpalllur non grata, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike në vend. Besoj që ndërkohë, faktet e reja publike të bëra nga vetë katrani me bojë, non grata, Sali Berisha, për ato që Britania e ka informuar, i përfshirë në afera korruptive dhe jo vetëm, unë mëendoj që këtu ka plot arsye që legjislacioni aktual dhe drejtësia të fillojë procedimin penal ndaj non gratës.

Dy nismat që janë depozituar, burojnë nga propozimi i autoriteteit. Çështja tjetër është një draft pune. Këtu nuk mund të bëjë përjashtim askush nga ata që kanë qenë pjesë e organigramës së ish-sigurimit të shtetit. Është një draft ende jo i plotë. Në këtë kontekst të përfshihen edhe funksionarë të të lartë që kanë qenë funskionarë në ish-Partinë e Punës”, tha Balla.

Ai shtoi gjithahstu se Berisha dhe Meta janë të eliminuar politikisht, ndërsa nisma e propozuar nuk ka të bëjë me persona të veçantë.

“Ata janë të eliminuar politikisht në kuptimin e besueshmërisë publike, nuk ka të bëjë fare me një nismë që lidhet me persona të veçantë. Ndryshimet e propozuara janë domosdoshmëri”, deklaroi Balla.

1 Komente

  1. D
    Dept Kerkesave te Pakerkuara DPP

    Tualet Balla del vullnetar per 20 vjet ne burgun e Bënjës pa te drejte apelimi. I vetmi pretendim qe ka eshte qelia me pamje nga "deti" dhe wc te perbashket me manjaket seksuale. Gjthsh edhe nje vend parkimi me hije per Toyota Yaris. Rama po e shqyrton me vemendje kete propozim te pakerkuar te Tualetit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje