
Ilir Meta po pranon gradualisht se ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar shokët e tij të klasës. Meta e përjetoi me nervozizëm dhe shpërtheu me një fjalor banal pas nismës ligjore të socialistëve për të larguar spiunët nga politika dhe Kuvendi. Por, figura të Partisë Demokratike kanë dyshime të forta se edhe Sali Berisha, aleati kryesor sot i Ilir Metës, ka qenë agjent i ish Sigurimit të Shtetit. Madje, deputetë dhe ish deputetë të PD-së, sot bashkëpunëtorë të Berishës, kanë kërkuar me këmbëngulje dosjen e pretenduar të Berishës si spiun i ish Sigurimit të Shtetit.
Bëhet fjalë për deputetin Tritan Shehu dhe ish deputetin Genc Pollo, të cilët u përplasën me Berishën në vitin fund të vitit 1998, për drejtimin e PD-së. Konflikti u përshkallëzua në vitin 1999, kur Pollo tentoi të sfidonte Berishën për kreun e PD-së. Pollo u tërhoq në momentet e fundit, duke marrë me vete një mëri të madhe politike, e cila çoi në shkëputjen e një grupi deputetësh nga PD-ja, me në krye Pollon dhe Tritan Shehun, duke krijuar më pas një parti të re.
Pas ndarjes, Genc Pollo u angazhua për të zbuluar një dosje të pretenduar të Sali Berishës si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Në emër të grupit të deputetëve të PD-së, Pollo shkoi një ditë në zyrën e Nazif Bezhanit, kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e figurës së zyrtareve dhe personave të larta, për lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit.
Pollo i kërkoi Bezhanit t’i gjente dosjen e Berishës, i bindur se Berisha kishte qenë spiun. Nazif Bezhani i kishte kujtuar Pollos se një gjë e tillë nuk ia lejonte ligji. Duke marrë këtë përgjigje, Pollo e kërcënon Bezhanin se do ta denonconte publikisht se po mbronte bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit.
Interesi i Pollos dhe i deputetëve të tjerë të PD-së, për dosjen e Berishës, reflektohet në një libër me kujtime të Nazif Bezhanit:
“Një parti tjetër, e quajtur e djathtë, kërkoi verifikimin e figurës vetëm për dy nga anëtarët e kryesisë, me sa duket për shkaqe personale. Kryetari i kësaj partie e kishte bërë kërkesën me shkresë zyrtare dhe e pruri personalisht në zyrën time, duke më thënë se: “Kam dyshim se këta kanë qënë spiunë të Sigurimit, prandaj të lutem me i kontrollue me shumë kujdes”. Disa ditë pas ardhjes së kryetarit, më kërkuan takim dy të interesuarit. Ata më thanë se kryetari i tyre kishte qënë agjent i UDB-së dhe më lëshuan në tavolinë një libër, duke më thënë: ‘lexoje vetë, ka kaluar kufirin e Shqipërisë më se 10 herë për llogari të UDB-së”. Nuk u premtova asgjë. Mendova se kisha të bëja me një problem shumë të ndërlikuar, prandaj duhej të refuzoja me çdo mënyrë kërkesat e tyre. Në fakt, kisha të gjitha mundësitë për t’i refuzuar këto kërkesa, për shkak se ato ishin pa bazë ligjore. Dhe kështu u veprua.
Por, një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit. Ai më siguroi se të dy kanë qenë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias...
-Më vjen keq për mungesën e kontrollit të vetvetes. Unë ju sqarova se ligji nuk parashikon kontroll të figurës për partitë politike. Atëherë, të veprojë kundër ligjit, këtë kërkoni ju?! Veç kësaj, më çudit edhe diçka tjetër, ju akuzoni zotin Pjetër që ka kaluar të gjithë jetën në burg, plot 28 vjet!
-28 vjet agjent i Sigurimit të Shtetit!- u përgjigj i irrituar.
-Absurditet!- iu përgjigja unë.
E pashë keq me të, por e gjeta shpejt një rrugëzgjidhje:
-Për mendimin tim, kërkesa që bëni do të kishte një motiv logjik, në rast se ju, si grup fraksionist, i drejtoni një kërkesë Komisioni me firmën e të gjithëve për kontrollin e figurës suaj, dhe, krahas kësaj, të kërkoni publikisht edhe kontrollin e figurës së anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje që edhe ata të ndjekin shembullin tuaj.
Ky propozim i pëlqeu shumë kryetarit të grupit, i cili u duk më i qetë dhe më zgjati dorën, duke më thënë:
-Keni të drejtë, kjo është rruga më e arsyeshme. Do të vij shpejt.
Nuk kaluan as dy orë, kur kryetari i grupit kthehet me një listë në dorë, të firmosur nga shokët e tij. Unë po zbrisja shkallët e Ministrisë, për të shkuar në SHISH. Dhe, pikërisht në rrugë, më dorëzon letrën me firmat e 11 anëtarëve të grupit. E futa atë në xhep dhe u nisa, duke marrë me vete edhe një ndjenjë dyshimi për ta, që më bëri kurioz dhe më detyroi të bëj verifikimin në më pak se dy orë. Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze. Më bëri përshtypje, veçanërisht, njëri prej tyre, që shoqëronte kryetarin, i cili mu duk më llafazan dhe më këmbëngulës për kontrollin e figurës së Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai më tha se, “jo vetëm unë, por e gjithë familja jonë ka qënë e persekutuar nga regjimi i Enverit, ndërsa tani kërkojmë të na udhëheqin këlyshët e tij. Jo Zotëri, ne nuk mund ta lejojmë këtë!”. Dhe pikërisht, ky “trim” kishte një dosje shumë të madhe. Unë shënova në bllok pseudonimet e tyre: “trëndafili” dhe “sqepari” dhe vendosa të mos merresha me ta”.
264 dosje për politikanët dhe zyrtarët e lartë
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni “Mezini” dhe pas tij komisioni ‘Bezhani’.
Komisioni ‘Mezini’ pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë. Më pas komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje. Autoriteti ka identifikuar 6724 dosje dhe fashikuj nga fondi i të arratisurve, nga fondi i të huajve 12392 dosje dhe fashikuj si dhe 10733 dosje për bashkëpunëtorët. Janë identifikuar gjithashtu 459 dosje agjenturore, 842 regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) si dhe 1 174 fashikuj të ndryshëm për vizitorët, turistët, të dënuarit dhe specialistët e huaj.(Shqiptarja.com)
Nuk mund të ndertohet shtet me njerëz të ketij niveli mizerabël .
po pra si mund te ndertoje shtet cuni I Sheqeres
te gjithe sekretaret e partise raportonin ne sigurimin e shtetit per cdo gje keshtu qe dhe Salih Berisha ka qene spiun i sigurimit shtetit
O kar me zile , po si mund te ishte sekretari i partise SPIUN i sigurimit ?? Kush do llapte para tij ?? Sekretari e kishte per detyre dhe nder te raportonte çdo gje?? Sekretarin e njihte mileti o bole , efhe ollga biles , kush do e shante partine perballe tij o kar qe te kane shperlare trute !! Spiunat kerkojini tek kulaket , te perndjekurit , te burgosurit apo tek punetoret me biografi te keqe !!
Tung kishte dhe spiune te UDB te agjentures Franceze .Nongrata kishte edhe pseudonimin nuk ishte spiune i kalibrit te spiunit I.M ishte spiune klasi .Pyetja eshte e thjeshte a i gjene dot dosjet , mendoje qe joooooo pasi ishte pjese e nomeklatures komuniste dhe jo pa qellime e vendosen ne PD dhe e zgjodhen qe te zhdukte dosjet kuptohet jo te gjitha 83 dosje te zhdukura .Vetem nese vijne dosjet nga ish UDB apo nga Franca qe nuk ndodhe kurre
te gjithe sekretaret e partise raportonin ne sigurimin e shtetit per cdo gje keshtu qe dhe Salih Berisha ka qene spiun i sigurimit shtetit
Ligji i brendshem i Sigurimit te Shtetit per bashkepunetoret brenda Shqiperise, percaktonte saktesisht se : anetaret e Partise se Punes nuk mund te jene bashkepunetore te Sigurimit. Anetaret e Partise ishin persona publike dhe te njohur, prandaj nuk kishin asnje mundesi qe te kryenin detyra te fshehta ne bashkepunim me Sigurimin. Bashkepunetoret e Sigurimit vinin nga njerez jo te lidhur me partine dhe shtetin, njerez jo te dyshuar nga shtresa anti-pushtet dhe mbi te gjitha nga njerez te brendshem te shtresave te quajtura te persekutuara. Keta ishin te pershtatshem dhe efektive per t'u bere bashkepunetore te Sigurimit dhe qe mund te sillnin informacion. Prandaj forcat politike te djathta pas 1990-s, gjithmone kane penguar hapjen e dosjeve, pasi shumica derrmuese e bashkepunetoreve te Sigurimit vinin nga rradhet e ish te persektuarve dhe ishin anetare te partive te djathta. Bashkepunetoret e Sigurimit per ceshtjet e jashtme ishin tjeter gje dhe kishin te tjera percaktime, ne varesi te aktivitetit qe do kryenin jashte shtetit. Ilir Meta nuk ka qene anetar partie, pra nuk ka patur pengese per te qene bashkepunetor. Sali Berisha ka qene anetar partie, pra nuk mund te ishte bashkepunetor i Sigurimit, por ai eshte zbuluar se ishte bashkepunetor i UDB-se. Pas kesaj ai eshte detyruar te jete bashkepunetor i dyfishte i Sigurimit.
Ne vitin 1991 nje politikane Rusé kerkoje qe ish KGB istat dhe antaret e larte te partise komuniste me ligje ti ndalohesh pjesmarja ne jeten politike dhe mbas disa ditesh u vra ne San Pétersbourg duke u ngjitur ne shkallet e apartamentit dhe sot ne Rusi drejtone ish KGB (FSB ) e njejta ne Shqiperi gjithe spiunet kane drejtuar dhe lakenjte e tyre ne studiot tv kazane po edhe ata spiune kane mbeshtetur njeri- tjetri ka zera qe edhe Fevziu ka qene spiune Lubonja me shoke . Nese PS nxjere ligje dhe i largone spiunet e tipit Meta Metaj Muti eshte per tu pershendetur
Per saliun duhet te hapen arkivat e KQ se si sekretar partie,pas mbledhjes,ai raportonte ose conte ne KQ se cfare problemesh dolen ne org e partise dhe kush diskutoi e cfare raportoi.
Ilir Meta po pranon gradualisht se ka qene Bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit...Sa nis ky shkrim kuptohet se tregon thjesht nje oreks jo realitet. Sa per Berishen, gjithkush e di se ekzistonte nje rregull qe kurre asnje anetar i PPSH nuk behej kurre bashkepunetor i Sigurimit Shtetit.
Vallaj o kujtim do kene bere nje perjashtim ne rastin e saliut se ka insistuar vete ky qe i "ban tana". Kane bere saliun komunist spiun per te ditur se mos ka shkare ndonje nga komunistet e spitalit. Po kujt i plas nese ka qene spiun o toç?? Nuk te mjafton ty qe eshte vrases serial, hajdut, terrorist, i korruptuar, bandit???
Kujtimi-ajo qe thua eshte pjeserisht e vertete, por bashkepuntoret e sigurimit ishin te ndare ne dy kategori: Ne kategorine e pare hynin ata qe detyroheshin prej oficereve te sigurimit qe te bashkepunonin, kur kishin bere ndonje faj qe u mbulohej si shperblim per bashkepunimin ose ishin nga familjet e persekutuara qe nuk e duronin dot presionin qe u ushtrohej prej sigurimit. Ky presion ishte ne menyra nga me te ndryshmet duke filluar nga kercenimet per interrnime, burgosje te tyre ose familjareve te tyre dhe te tjera presione psikologjike. Taktike e tille ndiqej edhe ne burgje, ku personat per te cilet kishte interes merreshin ne perpunim prej oficereve te sigurimit. Ne kete kategori nuk ofroheshin komunistet e devotshem si Berisha apo besnike te regjimit. Kategoria e dyte ishin bashkepuntoret vullnetare dhe ne kete kategori bente pjese edhe Salih Berisha. Per kete grup nuk kishte kritere per tu pranuar si bashkepuntore, sidomos po te kihet parasysh se bashkepunimi me Sigurimin nuk behej me pagese. Qe Salih Berisha ka qene bashkepuntor vullnetar i Sigurimit te shtetit, kjo nuk ka as dyshimin me te vogel. Problemi eshte se ai ka kohe qe e ka terhequr dosjen e tij nga akivat e Sigurimit, prandaj nuk kane se si ta akuzojne.
I dashur gazetar. S Berisha ka nje mije te zeza, por jo spiun i sigurimit. Eshte fakt i pamohueshem nje anetar i PPSH nuk mund te ishte spiun.
Kujt ja thua more aman ! Marrin vesh kartifozet nga llogjika ?
Koli-nuk ka rendesi nese Berisha ka qene apo jo bashkepuntor i Sigurimit. Ai ka mbi supe krime shume me te medha, per te cilat meriton burgun e perjetshem. Problemi eshte se Rama e do ate ne krye te opozites ne menyre qe te mbreteroje pa probleme. Per sa kohe qe ne krye te mender opozites do jene figura te tilla te diskretituara si Berisha apo Meta, Rama do vdese ne karriken e K.Ministrit. Llogaria eshte teper e thejeshte. Nuk ka ne Shqiperi ndokend qe ka dy para mend ne koke qe ti besoje perseri Berishes apo Metes. Ata jane simbolet e krimit ne vendin tone, ndersa Rama mbetet e vetmja alternative; te pakten sot per sot.
Mati, mund te kish qene anetar i Sigurimit perpara se te behej sekretar partie, apo nuk ta rrok kaptina kaq gje?
saliu duhet te marre cdo denim e duhet te denohet se ska si ndodh ndryshe jooo se na na ka flliq
urojme te dale e verteta ne shesh heret se na kane derrmu fare e nma kan nxjerr namin me keto gjona t reja qe dalin cdo dit ,,,sali mbylle gojen sh rri rehat
"Trendafili" dhe "Sqepari"... Mero kush ishte ky "ekip futbolli"?
Sali Karagjiqi ka qenë spiun ka spiunu ne dëm te Shqiperisë I ka spiunu shoket dhe shtetin shqiptar te UDB Jugosllave ku ka qenë spiune Milica vjehrra e Sales Sala ka qen i detyruar ta marr per gru te bijen e Milices si bashkpuntor i UDB Jugosllavr
Sali makuti duhet te zhduket nga politika shqiptare ska len zullum pa bere
Dhe ky doli jo vetem vrases por spiun nuk habitemi me
Saliu nuk ka qenë nga krahu i Sigurimit! Ka qenë i angazhuar në struktura të tjera,shumë më serioze sesa puna e Metës që spiunonte shokët! Ishte përgatitur që në vitet 70' brezi i njerëzve që do afroheshin në të ardhmen në pushtet.. Më 1990 kishte urdhër special për Sigurimin për ruajtjen me çdo mënyrë të jetës të " gabardinave të bardha"... Nuk ka lidhje fare me spiunët e Sigurimit siç i njeh opinioni..ka qenë shërbyes i Shtetit dhe kaq!
Cfare arsyetimi: Sekretar i partise nuk mund te ishe spiun?Pse jo? Ndofta mund te ishte spiun kalibri! Tjeter formalisht te drejtosh organizaten e partise dhe tjeter te lidhesh me sigurimin e shtetit p[er pune me te thella!
A nuk do te ishte me vend te shtrohet pyetja: KUJT U INTERESON PERHAPJA E VJETER E THASHETHEMIT TE STERDEGJUAR SE "KOMUNISTET NUK MUND TE BEHESHIN BASHKEPUNETARE TE SIG. TE SHTETIT"? U interesonte te gjithe komunisteve dhe atyre qe ishin dhe atyre qe nuk ishin. U interesonte qe kete zanat te ndyre te spiunimit t'ia vishnin klasave te vojtura edhe te persekutuara. Edhe kete nofke duhet te mbanin mbi supe ata te zinjte!!!! Ishin, ore ishin, jo vetem komunistet por edhe sekretaret bile dhe e anetaret e KQ. Mos na thoni qe nuk ishte Kadri Azbiu, vete ministri i sigurimit?! Per mua kishte shume bashkepunetore sigurimi faykeqe, qe ishin bere ashtu me dhune, por qe mbeten njerez te ndershem - me te ndershem - se ata qe nuk ishin. Pra dallimi eshte I MIRI dhe I KEQI. Perse e doni Berishen bashkepunetor Sigurimi?! Nuk ju mjaftoi qe per kater vjet rresht ai e mbajti me nafte kryearmikun e shqiptareve, Milloshevicin? Dhe kjo nuk eshte shpifje. E ka pranuar vete perpara gazetareve ne vitin 2006. Por ai ka bere mire qe e pat hequr me ligj denimin me vdekje... Tani, le te na rroje sa malet!
Spiun mute je. Te del emri ne 14 vende. Po bej nje kerkese te autoriteti dosjeve dhe merr pergj zyrtare, je apo nuk je spiun??? Se keshtu me llafe nuk beson njeri. YYYYYY spiun muti