
Partia Demokratike kërkon hapjen e plot të dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Kjo gjë është deklaruar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“Kampi famëkeq i Tepelenës është vetëm një nga dëshmitë e asaj që përjetuan shqiptarët për gati gjysëm shekulli nën diktatutën e egër komuniste. Në këtë kamp burra, gra por edhe fëmijë u dhunuan e u masakruan, u vranë dhe u zhdukën në një akt nga më barbarët e kohës.
Dhimbja e torturave çnjerëzore në këtë kamp dhe pasojat që ai la mbi jetët e atyre që i mbijetuan, mbetet edhe sot motiv i fortë për të vijuar të gjitha përpjekjet që kjo e shkuar e hidhur të mos hidhet në koshin e harresës.
Ajo duhet të shërbeje si motiv për të vijuar betejën që e ardhmja që ndërtojmë të ketë në themel të vërtetën, faktet, dhimbjen dhe vuajtjet por dhe dinjitetin njerëzor të nëpërkëmbur nga regjimi enverist.
Pa u thelluar në të shkuarën diktatoriale, pa nxjerrë mësimet e duhura prej saj do e kemi të pamundur të ndërtojmë një të ardhme me themele të shëndosha.
Partia Demokratike, është e angazhuar maksimalisht për të hartuar një ligj të plotë për lustracionin, hapjen e plotë të dosjeve, ndalimin e simboleve komuniste dhe kthimin e burgut të Spaçit e kampin e Tepelenës në muze të kujtesës kolektive.
Këto nisma, përbëjnë një korpus fillestar me themele për dekomunistizimin, të cilit do t’i qëndrojmë gjer në fund.
Është fatkeqësi që sot, pas 30 vitesh jemi endemi në procesin e stërzgjatur të tranzicionit. Ku padyshim një nga elementët që na mban peng në këtë qerthull është dhe paqartësia apo paaftësia për të parë ne sy dhe për t’u përballur me të shkuarën.
Edhe pse pas 30 vitesh PD ndodhet para së njëjtës sfidë apo aktorë politikë, jemi të vendosur për të parë nga e ardhmja pa mbetur peng i së shkuarës komuniste. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një procesi transparence të plotë, pa hakmarrje primitive apo politike por vetëm duke patur në themel vendosmërinë për rikthimin e dinjitetit mijra shqiptarëve që vuajtën nën diktaturë.
Këtë sfidë mundet dhe do ta çojë deri në fitore vetëm Partia Demokratike”, tha Alibeaj.
Edhe PS ka bërë me dije se në shtator do të propozojë një ligj për hapjen e dosjeve.
Ligj që do të digjte shumë politikanë, me në krye Ilir Metën, të cilit tashmë i është publikuar një pjesë nga dosja si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Po per dopio non gradat cfare ligji do miratoni ??
VOTOJE LIGJIN O ALIBEJ LUJA TELAT ILIR METES KRYESPIUNIT HAJDUTIT DHE MSSKARAJT ME TE MADH TE VENDIT.
Nëse vërtetohet që ka dosje dhe I Metaj ka qënë spiun, atëherë Meta mban edhe përgjegjësi penale për moskallëzim të së vërtetës dhe mashtrim publik për përfitime personale dhe postesh publike. Mbajnë përgjegjësi edhe ata të komisionit Mezini-Bezhani që nuk kanë deklaruar të vërtetën.
KJo te behet, por ne radhe te pare te deklarohen gjithe bashkepuntoret e nazi-fashizmit me emra e mbiemra dhe te gjitha vrasjet e tyre mbi shqiptaret; te kthehen gjitha parate e marra padrejtesisht nga shteti se jane parate e gjithe shqiptareve qe s'kane asnje faj as per komunizmin e as per kapitalizmin dhe pastaj te behen kampe dhe fusha sporti sa te duan. Pa deklrauar vrasist e shqiptareve ne bashkepunim ma nazi-fashistet , asnje veprin nuk duhet ndermarre. Duhet te themi 1 pastaj dy. Europa, Franca, Belgjika Anglia e tjera i kane denuar me pushkatim bashkepuntoret e nazi-fashizmin qysh ne 1945 dhe jane mijra njerez, bile Franca ka denuar e pushkatuar dhe femrat ebukura qe hyne ne radhet e ushtrise gjermane si dashnore te ushtareve apo dhe heroin e luftes pare boterore, veçse ja fali jeten presidenti francez. I thoni te nipit te Isa Toskes qe kur te denoje Isain dhe te ktheje prapa ato qe ka marre , atehere te filloje me ata te komunizmit.
Ritulli i gabuar. PD do te jete e para per miratimin e Ligjit te Dekriminalizimit dhe Ligjit te Dekomunistizimit.
Alibeaj,po qe burre,mbaje fjalen dhe nxireni ligjin per shikimin e dosjeve per spiunet e sigurimit te shtetit. Nuk kane vend ne parlamentin shqipetar as spiuni Meta dhe as non grat Berisha.
Ti Aliu i Beut, voto ligjin dhe lere Tepelenën. Tepelena nuk ka qënë kamp përqendrimi por, vetëm vendbanimi, shumë normal për kohën. Njerëzit e maleve, bijët dhe bijat e terroristëve të shpellave, jetuan në kushte normale, pa diskriditim dhe diskriminim. Aty ata mësuan të jetonin si njerëz, duke u larguar nga jeta e njeriut shpellar.
Dakort me ty o himariot , jam dhe unë nga Malësia e Madhe
Tregojeni veten qe ini per demokraci le te digjet me i miri . Te jete fundi i enveristeve dosjet dhe komunistet jasht parlamentit tregoje veten qe vjen nga te presekutuarit.
Sala i ka djegë te gjithë jo vetem Ilirin Tani e ka radhen Sala te digjet bashk më Ilirin
Edhe kur keni te drejte, po si futet doza radikalizmi, ska derman me ju!!! Komunizmi ska asgje te perbashket me regjimin e enver hoxhes. Komunizmi eshte nje ide sistemi qe nuk eshte aplikuar kurre ne kete planet. Ka mbetur utopi. Kush je ti qe kerkon te ndalosh edhe idete??? E quan veten demokrat ti pale!!!??? Nese ti beson se regjimi diktatorial i hoxhes ka qene komunist, atehere ti ose i beson enverit se vetem ai e shiti diktaturen per komunizem ose je nje injorant qe nuk lexon. Gjasat jane te jete e dyta. Prandaj o zoteri bashkoji votat me PS per te pastruar politiken kunder llumit dhe pocaqise, kunder spiuneve dhe paraziteve, kunder servileve qe i sherbyen diktatures.
Aman mos e digjni, me ket foto me biciklete ta keput zemren. Shikojeni sa i mire, i qete, i paster duket, djale Floriri
Kreu i grupit parlamentar i PD nga shtatori nuk do jete Alibeaj. Ai po te kishte kellqe te garonte per Kryetar PD. Aty ne krye te grupit ky Alibeaj vetem me mbeshtetje te Yuri Kim, u be vertet qesharak.
Ne shtator ndahet shapi nga sheqeri, o qytetar i zbritur nga shpellat e Vicidolit dhe Skraparit.
Mona. mos ngaterro shishet! Nuk jam as Ullsi Manja, as Xhemal Qefalia, as Rrahman Rraja as burri i Lindita Nikolles.
Kjo eshte tallje bythe me popullin dhe teatri i rradhes i politikes qe pasi ka vjedhu dhe shkaterruar ekonomine e vendit me papergjegjshmerine e saj tani na shet moral. Eshte turp dhe kriminale per ta dhe verberi dhe mungese nervi qztetarie per ne qe i votojme peta qelbesira qe na shuan shpresen dhe na vodhen ne menzre te paskrupullt te ardhmen. Lufte kunder komunistizimit ? Pordhe me rigon. Po te kishte drejtesi reale ne kete vend keta hajdute me kollare nuk do pasuroheshin me djersen tone. Keta jane te gjithe nje kallep njerezish. Hajdute me cizme qe flasin per patriotizem dhe atdhedashuri qe te na hedhin hi syve ne hajvaneve qe na vjedhin voten. Turp per ta dhe dz here turp per ne qe nuk cohemi ti terheqim zvarre si qente e tu djegim pasurite e vjedhura qe tu behet mesim atzre qe do duan te na qeverisin me pas.
Nuk pashe ne ate qe lexova me lart te kete lidhje titulli me shkrimin, Clidhje ka Alibardhi me PD
Qenka arratis nga spitali ky mener ish presidenti qe tuj spiunu shoket e tuj vjedh shqiptaret boni karriere..