
Deputeti Petrit Vasili ishte i pari që reagoi pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.
Në një shënim në rrjetet sociale, Vasili me gjuhë të ashpër sulmonte SPAK-un duke i vendosur një sërë epitetesh.
Veç të tjerash ai shprehej se SPAK u vendos në krah të mafias.
Gjuha e tij ndryshoi fill pas reagimit të ambasadores amerikane Yuri Kim ku të gjithë zyrtarët e PL-së bënë hapa pas.
Vasili u detyrua të reagojë sërish duke përdorur një gjuhë më të kujdesshme ashtu si zëdhënësi i Ilir Metës i cili tha se do ndihmohen institucionet e reja të drejtësisë të bëjnë punën e tyre.
Ndërkaq, në reagimin e saj ambasadorja e SHBA theksonte se kërcënimet ndaj gjyqtarëve nuk mund të pranohen. Sipas saj, kjo është përpjekje për të cënuar reformën në drejtësi.
“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.
Me qetesi fhe dashuri o Lsi
Pecua dhe Monika jane te paret si per lobimin ne Amerike, edhe per inceneratoret. Mbas disa muajsh do jete me interesante jeta ne burg, nga VIPat qe do banojne
Dridhe Like se na fike!
Peço , do shtohet dhe një NEN tjetër ne ligj , per MENDERDEPUTETET që kanë më pak se 350 VOTA , do lenë MANDATIN e do marin MANDATËN !
Pas gangsterit te Kerrabes edhe Petrit Vasili do te jape llogari deri me nje; eshte Amerika ketu o budallenj!
Petrit edhe ti e meriton burgun në REÇ Siq e kemi te gjithë vdekjen e sigurt edhe ti e ke te sigurt burgun
Peco ri rehat mos e zgjat se do hash ndonje te gjate.a me kupton.