Ilir Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe falsifikim formularësh, parashikohet nga 7 deri në 15 vjet burg

24 Gusht 2022, 17:11Politika TEMA

Ilir Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe falsifikim

SPAK ka regjistruar të paktën tre procedime penale mbi bazën e disa kallëzimeve ndaj Ilir Metës, për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me deklaratën e pasurisë etj. Për njërin prej kallëzimeve, referuar nga ish deputeti Halit Valteri për lobim në SHBA me qindra mijëra dollarë të pa deklaruara dhe që nuk u dihet burimi, SPAK, përpos regjistrimit të procedimet penal, ka marrë nën hetim Ilir Metën. 

Në kuadër të hetimit, SPAK po mbledh informacione, ndërsa i ka kërkuar KQZ-së një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Metës, për shkak se operon me dy mbiemra, si dhe i kë kërkuar Drejtorisë së Gjendjes Civile informacion mbi gjeneralitetet e Ilir Metës dhe ndryshime e mundshme. 

Bëhet fjalë për procedimin me numër  122 të SPAK të vitit 2022. Report Tv mëson se në këtë procedim penale janë shënuar dy akuza penale, për të cilat Ilir Meta dyshohet se mund t’i ketë kryer. 

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.  

Në kallëzimin penal thuhet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë konsumuar 8 vepra penale, si fshehje të ardhurash, korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje pasuri, mospagim taksash etj. 

Si fakte, në kallëzim thuhet se Ilir Meta dhe LSI-ja kanë lidhur kontrata lobimi në SHBA me kompaninë McKeon Group në vitin 2017, me vlerë qindra mijëra dollarë, duke fshehur shpenzimet si në KQZ, ashtu edhe në ILDKPKI, siç e parashikon ligji. 

Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2017 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2017. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve implikon rëndë Ilir Metën, por edhe Petrit Vasilin dhe Monika Kryemadhin. 

Veprat penale për të cilat po hetohet Ilir Meta 

Neni 259

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt ose premtimi i një përfitimi të tillë është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 190

Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. (Shqiptarja.com)

 

17 Komente

  1. A
    Ari

    Rruge te mbare, Spak!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Arratiset nga Shqiperia Ilir Meta. Likja ka vajtur ne Jale, nje motorskaf e ka marre me familjen ne drejtim te paditur.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Po korrupsionin ku e beri Meta, apo Meta ka qene Kryetar i Qeverise shqiptare qe eshte qeveria me e korruptuar e Europes Keni 9 vjet qe jeni ne krye te Europes si Qeveria me e korruptuar e Europes, me ministrat hajdute, e trafikante droge, -dhe tani na paska dale Meta fajtori qe kjo qeveri eshte me e korruptuara ne Europe

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Shume zhurme per asgje ne TemeN e Ramaxonit! Vetem Bajrom Ramaxoni eshte i paster 20%.lol Allahu Akbar!

        Përgjigjjuni
      3. k
        k

        Fshatari injorant hajdut i korruptuar të ktheje gjënë e vjedhur popullit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Per Liken dhe Monen dihet qe i kane bere te gjitha,por per DR Titin ,ja fusni kot.Ai kur ishte Minister vetem pak fare Vodhi,dhe me keto Lobime qe thoni ju,vetem pak fare ka bo.Po kalbini ne Burg te gjithe,pa drejt lirimi,dhe shikojini Politikanet pastaj,asnje nuk vjedh me.Kalbeni ne Burg Like Mafishen.

          Përgjigjjuni
          1. n
            nje qytetar

            Nese Meta denohet 7-`15 vjet per Korrupsion e Fallsifikim Formularesh, ahere Edi Rama denohet me Burg te Perjetshem per Korrupsion e Milionat e Eurove te Inceneratoreve te depozituara ne emra te vdekurish apo Pensionistesh 80-90- vjecare!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hakmarrje

              Dorezo gjene e vjedhur! Te katandiset si Luigj Kapeti! Ne gijotine qenin!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mira

                Urime SPAK! Por kryehajduti dhe kryekrimineli Ilir Meta e ka pak denimin me "Burgim te Perjetshem"!

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juli

                  Eeeeeeeee vari lesht dhe ju gazetat. Nuk ju besoj asnjë shkrim që flet për BURG.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SHTATORI

                    Te hetohet per cdo zullum qe ka bere. Te ktheje cdo gje deri ne qindarken e fundit plehrat.

                    Përgjigjjuni
                    1. Çekiçi

                      SPAK per Ilirin dhe Salen duhet burg i perjetshem qe te shpetoj Shqiprija

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SB

                        O Liri , paç kemben e mbare dhe na rezervo nje dhome te mire atje se pas teje jam dhe une . Mori fund kjo pune , nuk ia hedhim dot më

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Franci

                          Akuza eshte qesharake , nuk permban terma prej se ciles do kete dhe sekuestrime ....akuza te tilla zgjasin shume , edhe mund ti shpetoje denimit me burg me nderhyrjen e avukateve , vertet do diskretitohet , vec per Meten nuk perben lajm dhe suprize diskretitimi , pasi e ka ngrene me keto akuza turpin me buk , nuk i beri pershtypje botimi ivideos , do ti beje akuza e sotme ...... Qellimi i drejtesise dhe zerat e fuqishme qe vijne nga poshte , nga masat , vijne per ekzagjerim , provokim te jetes luksoze nga cifti Meta Kryemadhi dhe per keto populli si te thuash kerkon nje fare drejtesie ....po pati dicka qe te trondise themelet ekonomike te tyre , dakort , nese jo ....eshte nje fishekziar ne ajer ..ku ne fillim duket e bukur dhe e fuqishme , vec me kalimin e kohes zbehet dhe shuhet .....ku ishim , hic gjekundi ....

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lope

                            Po Po Po Do beje Burg sa te deshiroje Merua me Frrokun !. Hajde lope hajde Po mire qe ju karikon merua se i duheni per fisheke manovre !!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alban

                              Si pak o zoti Lam..

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Aliu

                                Qe do te shkoje ne burg I denuar me 20 vjet ,kjo dihet ,por me perpara te dorezoje te gjitha pasurite dhe ato vecmas te mones, shqiptaret do to kene rogat dyfish ,edge vilat falas per fukarenjte.....me qetesi like, me dashuri dhe me liresi ne 313 .., mer me vehte ,vasillaqin ,monen ,xhixhon ,drinin, te lozni domino.te ndihmon edhe baba mondi nga tomori ose nga Mali me gropa...

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje