Presidenti Meta nën hetim: Si po tentojnë të fshehin “minaren” në thes!

24 Gusht 2022, 18:14Politika TEMA

Presidenti Meta nën hetim: Si po tentojnë të fshehin

Nga Ylli Pata

Nuk ka lajm më të madh se ai që ka ndodhur sot. Nuk ka pasur asnjëherë në 30 vjet. Njeriu më i rëndësishëm i vendit: Presidenti i Republikës, që ka qenë edhe kryetar i Parlamentit edhe Kryeministër, është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ka që në mëngjes, që ky lajm i vulosur zyrtarisht në regjistrat e SPAK ka marrë dhenë në mediat ndërkombëtare. Por çuditërisht, në mediat shqiptare, ai po trajtohet si një reagim i zyrave të shtypit të partive politike shqiptare.

Kushdo e mban mend vitin 2017, vjeshtën e atij viti, kur nga Italia vjen një lajm, ku një gjykatë e Katanias kishte arrestuar disa trafikantë shqiptarë. Të cilët, sipas përgjimeve telefonike kishin përmendur Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, i cili në momentin kur doli lajmi nuk ishte ministër.

Në Tiranë ra bomba! Të gjitha televizionet hapën edicionet speciale, në kanalet informative u lidhën direkt me “gazetarët special” nga Prokuroria e Përgjithshme, të cilët ishin 24 orë live, edhe pse nuk kishin asgjë për të thënë. Pasi kishim të bënim me një vendim të Gjykatës së Katanias, i cili në fashikujt e saj, fliste për përgjimet e Habilajve, që përmendën Tahirin.

Megjithatë, lideri i opozitës, Lulzim Basha doli në media dhe i kërkoi kryeprokurorit Adriatik Llalla, që të arrestonte urgjent Saimir Tahirin.

Llalla, menjëherë pas urdhrit të Lulzim Bashës thirri prokurorët që i komandonte sipas skemës së vjetër të organit të akuzës dhe vendosi për të hapur zyrtarisht hetimet ndaj Saimir Tahirit.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njëkohësisht edhe lider i mazhorancës, menjëherë pas nisjes zyrtare të hetimeve, bëri të ditur se Tahiri lagohet nga kryesia e PS-së dhe funksionet e tjera politike në parti, për të lënë prokurorinë që të vijojë e qetë hetimet.

Vetë Saimir Tahiri tha se nuk ka nevojë për imunitet dhe do të bënte betejë për të vërtetën, duke e kundërshtuar akuzën. Ai hoqi dorë nga mandati i deputetit. Por në ato netë pamë edhe Tahirin të flasë për çështjen, gjithsesi më shumë pamë “gazetarë investigativë” e “të dërguar specialë” dhe panelistë që flisnin si njohës të çështjes, duke vënë vulën. Në krye të prokurorisë ishte Adriatik Llalla, i cili dihej se përkrahej dhe përkrahte politikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën. Askush nuk e quajti “spurdhjak”, edhe pse pati në media pranë mazhorancës mjaft akuza dhe kundërshtime për hetimet ndaj Saimir Tahirit. i cili siç dihet, u hetua, u procesua dhe sot po vuan dënimin.

Sot ka një lajm edhe më të madh se Saimir Tahiri, madje shumë të madh, e sipas gjasave bëhet fjalë për një lajm që do të prodhojë edhe më shumë të tilla.

Por çuditërisht kanë humbur “të dërguarit specialë”, “investiguesit”, por edhe panelistët e zhurmshëm të studiove.

Në fillim po dalin “pararoja sulmuese” e panelistëve , të cilët lidhen direkt në Parisi që sulmojnë me artileri të rëndë SPAK dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Panelisti” që  çuditi dynjanë duke thënë se ka nisur gjyqi i Sali berishës ndaj Antony Blinken, e që doli i gënjeshtër, gërthiste në studio se “nuk ka besim ndaj drejtësisë”.

Po kush nuk ka besim ndaj drejtësisë? Sali Berisha dhe Ilir Meta? Kjo dihej, madje ata kanë luftuar për ta rrëzuar reformën në drejtësi, pra instalimin e SPAK dhe organeve të tjera. Në fakt, edhe tek çështja e besimit ka një handikap të madh, pasi ishte partia e Ilir Metës që denoncoi në SPAK Lefter Kokën e Alqi Bllakon për inceneratorët dhe Prokuroria e Posaçme nisi hetimet, i mori të pandehur, madje edhe i arrestoi, si dhe i sekuestroi asetet pasurore.

Si ka mundësi që Meta, i beson SPAK kur nis hetim ndaj dy politikanëve që ai i konsideronte si tradhtarë, e nuk beson kur ky institucion nis hetimet ndaj tij?

Le t’i kthehemi vitit 1992, kur Kryeprokurori që emëroi Sali Berisha arrestoi ish-Presidentin e vendit, Ramiz Alia. Ai shkoi te 313-a dhe përballoi qetësisht jo vetëm linçimin, proceset dhe manovrat e rënda dil e futu në burg, por edhe kur doli nga burgu e mori pafajësinë, nuk u egërsua, nuk i hyri politikës, edhe pse mund të krijonte një parti që të merrte vota edhe më shumë se ajo e Berishës apo PL-ja e Metës. Jetoi jetën e vet në qetësi derisa vdiq.

Megjithatë, sado po kërkohet, e natyrisht do të tentohet gjithë këto ditë që “të fusin minaren në thes”, sërish lajmi është shumë i madh: Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është nën hetim për vepra penale të korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

E kur nis zyrtarisht një hetim, sipas Kodit të Procedurës Penale, hapet një dosje penale, e cila ose duhet të shkohet në gjykatë, ose mbyllet për mungesë provash. Por hetimi sapo ka nisur, e ky është një zhvillim zyrtar, i bujshëm, e natyrisht duhet të shpjegohet e analizohet me të gjithë detajet e tij.

Në kohën kur Saimir Tahiri u hetua nga Llalla, në televizionet e Tiranës ishte përnatë njeriu që kishte publikuar në media, pjesën e madhe të materialit që u kthye në dosje hetimore.

Sot, askush nuk thërret nëpër studio as Halit Valterin, i cili ka dorëzuar dosjen në SPAK, Halit Valterin, e as gazetarin që ka trajtuar me detaje këtë dosje, Adriatik Doçi, por bëjnë lidhje nga Parisi me gazetarin që tha do të ketë proces kundër SHBA në kryeqytetin francez, por që nuk ndodhi kurrë.

Megjithatë, përpos të gjithave, kemi një lajm mjaft të madh, Presidenti i Republikës, që ka qenë edhe Kryetar Kuvendi dhe Kryeministër është zyrtarisht nën hetim për korrupsion. Edhe pse tentohet të fshihet, lajmi ekziston. Thjesht duhet raportuar si nga pala që akuzon, por edhe pala akuzuese, deri kur të ketë proces. Dhe kur të mbyllet procesi i vendimit të formës së prerë, pra në apel, sido që të jetë vendimi: Meta i “fajshëm” apo i “pafajshëm”, sërish lajmi është i madh: Presidenti i vendit ka qenë nën hetim!

TemA

 

21 Komente

  1. K
    Kela

    Mos shkruani gjate se Ilir Rexhep Metaj i do drute shkurt!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boll

      Dikush duhet t ia thote ketij trapit ylli pata se nuk eshte nen hetim presidenti. Por ish presidenti. 50 e kusur vjeç e nuk mesoi te shruaje nje artikull pa gabime e pa gafa. Vazhdon akoma me fraza idiote: besimi ndaj drejtesise.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bolli

        mos e lexo o nish

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flase

          Boll, ti qenke hu fare, kur thirren ne studio apo intervista u thuhet zoti president, jo zoti ish president dhe ky eshte thirrur vyrtualish ne pamjen e pare te gazetes. sa ta kuptoje injoranca qe sot zoteron gjithe media e lira=çthurura si jane vete, kjo pune do shkoje ne Lalez dhe po u hap loja ne Lalez, nuk jane vetem Meta e Berisha apo çertifikatat e Sheqeres dhe Monikes, por dhe pseudoartiste dhe profesione te tjera gazetareske e bixhozxhij qe do futen ne kurthin e drejtesise. Le te presim se kemi kohe per te shikuar serite e tjera! Vetem e padurushme eshte komenti injorances dhe idiotesise qe ka ngritur krye sot dhe qelbi atmosferen e vendit piktoresk qe quhet Shqiperi. Besoj shirat e dimrit kete vit do ta pastrojne.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Boll o trap. Ky ishte konkluzioni yt qe mungon "ish"???

            Përgjigjjuni
        2. V
          Vlonjati 12

          O gazetar , pse nuk e thua emrin ( Genci Burimi ) e analistit idiot nga Parisi qe flet kodra pas bregut . Si ka mundesi , thote ky i ashtuquajtur analist a gazetar , qe me nje cope leter te nje qytetari , te hapet nje proces hetimor ? Ky eshte fare idiot , se hetimi eshte larg me gjykimin . Fali , o zot , se po u vjen ngordhja !

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Vlonjati ç'eshte kjo lutje fali o zot??? Mos o zot, drejt e ne ferr :(

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pse paska media ne Shqiperi

            Pse ka media ne Shqiperi ! Kush eshte media Andi Bushati kush fshihet mbasi nipit Hysni Kapo kusheriri Titi Gagashi Nesho bashkpuntore i spiunit Meta kush eshte bashkpuntore i Andi Bushati kuptohet Shkullaku puntori dalluar i Sandrit te klanit dhe byfhelepires i Fevziut pa kaluar te tv familjes kriminale Berrisha me Qimi Peka ku ka gazetare ne Shqiperi perjashto Mero Baze qe bene gazetari te tjeret jane disa langonje qene rrugesh qe nuk ushqhen me gazetari por me lemoshe

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baca-Bajram

              Le te shohim gjithe keta "anal-istat" dhe gaztaret se c'do te thone kur Like Floriri te arrestohet bashk me ate Kar-ha-Kurven baxhellen, Mona. Hajt me kom te mar o Like dhe terhiqe the qenin plak, Sa-Halen me vete se t'a futi derrin...

              Përgjigjjuni
            2. J
              Jari

              Me këta Prekurorë, Hetues, Gjyqjtarë, Likja fiton prapë 9 - 0 , se paratë e Likes edhe uji i detit nuk shterojnë kurrë, prandaj po ja vërtetuat që ka qënë Spiun nxirreni nga Politika e sekuestroni ato vila, Gurore, Ferma, Firma e TV që është Pronar Likja edhe lereni të lehi si Qen i pa vaksinunuar rrugësh.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Velo

                U kap fill I corapes. Do shtjellohet a ash avash, mos u be I merak. Ai spurdhjaku we thote Meta nuk ka by the te zhduk provat se eshte vertet spurdhjaku, ashtu sic thote Meta.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qazim

                  O zot cfar fytyrash te ndyra.

                  Përgjigjjuni
                  1. Çekiçi

                    Ylli Pata meriton respekt per artikullin Gjithë te mirat per ty

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      emigranti

                      SPAK duhet te hetoj sali berishen ne fillim sepse ai eshte me i rrezikshem se ilir meta. ILIR META sehte azgjr sali berishes

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aleksander

                        Reçi po ju pret me dyer te hapura.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli

                          Ouuuu???! Hetim per presidentin? Qenka hapur hetim per Bajram Begajn o Pate???!! Aaaaha, per Meten. Po meta nuk eshte president mor zotri. Pse e fryn lajmin kot. Na knoqe. Sa i merzit qeke. Lajmi me i madh i 30 viteve???! Mua dhe popullit me plas me shume se ku jane 430 milion euro te inceneratoreve. Se ska incenerator. Dhe ku jane 460 milion euro te avulluara nen projektin check up mjekesor per popullin. Per ty lajmi me i madh qenka denoncimi i halit valterit. Ehh mor militant i semure.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dakord

                            O populli Cilii popull? Ai i 2 marsit? Ai i 7 korrikut? Apo ai i 8 janarit? Se na keni hutuar fare neve shumicen e popullit.

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Kot e ka

                            Prape mire eshte! S'ka nevoj forte per Kazanin. Vete IM Po na argeton keto dite. I ka hyr frika ne palc. I fut CA dopjo raki, per tu trimeruar dhe pastaj CA brockulla me llogjik kalamani ne tv qe te gajasin. Ne fakt stradegjia e tij mjerane synon qe te quhet neser I burgosur politike. Do me bere demostrata ne menyre qe arrestimi te koncidoj me to, dhe pastaj Iliri te filloi ta quaj vehten I arrestuar politike. Sulmon kot Ramen! Sonte SPAK-ut I Doli ne mbrojtje Ambasada amerikane.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E verteta

                              Shame on you Tema

                              Përgjigjjuni
                              1. q
                                qytetar

                                POPULLLLLLLLLLLL qetesohu !!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Joshua

                                  Fantastike! Qarte dhe sakte!!! Te tjereve iu hidhet ne fut media dhe analistet...si hiena..gati ti shqyejne ne emision

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje