Pyetje për Ilir Metën: Kur e bëre drejtor antikorrupsioni Arben Krajën, a e dije që ishte hetues i komunizmit?

25 Gusht 2022, 09:11Politika TEMA

Pyetje për Ilir Metën: Kur e bëre drejtor antikorrupsioni Arben

Prokuroria e Elbasanit tha se mënyra se si reaguan dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas ndaj ushtarëve shqiptarë dhe më pas përpjekja për t’u arratisur e shtynë në dyshimet se nuk bëhej fjalë për blogerë, por për spiunë.

Edhe mënyra e reagimit të Ilir Metës ndaj SPAK pasi ky i fundit ka nisur hetimet për kallëzimet e depozituara nga ish-deputeti Halit Valteri është pak e shumë e njëjtë, pavarësisht se vjen në forma të tjera.

Nëse rusët e ukrainasi u përpoqën të largohen, Ilir Meta zgjodhi të sulmojë kreun e SPAK, Arben Kraja dhe reformën në drejtësi. Krajën e quajti ‘spurdhjak partie’ dhe reformës në drejtësi iu rikthye ta cilësojw si “Ramaformë”.

Por, le të ndalemi të sulmet ndaj Arben Krajës. Kraja është në muajt e fundit të drejtimit të SPAK-ut dhe bilanci në këtë mandat 3-vjeçar të tij nuk është në pritshmëritë e publikut. Ai është kritikuar për heshtjen përballë dosjeve të bujshme që ka në sirtarë, që nga 21 janari, Gërdeci, dosja Cez-Dia e deri te dy kallëzimet e fundit të dorëzuara nga Halit Valteri.

Në një pjesë të mirë të këtyre dosjeve del emri i Ilir Metës, të cilin e ka pasur epror në 2001-2002, kohë kur drejtonte strukturën antikorrupsion në qeverinë e drejtuar nga Meta. Sot, më shumë se 20 vite më vonë, Ilir Meta i drejtohet përmes bashkëpunëtorëve të tij Arben Krajës duke i kujtuar se ka qenë hetues në kohën e regjimit komunist.

“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkroi Silva Caka, koordinatore për mediat në Partinë e Lirisë.

Është e çuditshme se si Ilir Meta e zbuloi pas 20 e ca vitesh se Arben Kraja paska qenë hetues i regjimit. A nuk e dinte këtë kur e caktoi në krye të njësisë antikorrupsion në qeveri dy dekada më parë?

Punën në këtë njësi, Kraja e pasqyron edhe në CV-në e tij. Ai thotë se nga marsi i 2001-it deri në maj të 2002-it ka punuar si drejtues i Njësisë Antikorrupsion pranë Kryeministrit të asaj kohe dhe Kryeministër në pjesën më të madhe të kohës ka pasur Ilir Metën.

Meta e ka mbajtur këtë post nga nëntori i 1999-s deri në shkurt të 2002-it. Pra, tre muaj pasi Ilir Meta iku nga posti i Kryeministrit, largohet nga pozicioni i drejtuesit të Njësisë Antikorrupsion edhe Arben Kraja.

Pozicioni i Krajës kategorizohet si nëpunës civil, pra post apolitik, prandaj arsye e largimit të tij fill pas largimit të Ilir Metës ngre dyshime se në këtë post ai është vendosur dhe mbajtur me bekimin e Metës. Në CV-në e tij, Kraja thotë se gjatë këtyre muajve në detyrë ka hartuar strategjinë e parë antikorrupsion të qeverisë.

Se sa e suksesshme ishte kjo strategji kjo ha debat, për faktin se qeverisjet e Ilir Metës dhe më pas e Fatos Nanos janë akuzuar si ndër më të korruptuarat në vend. Kompetencat e drejtorit të Njësisë Antikorrupsioni pranë Kryeministrit përfshijnë koordinimin e të gjitha institucioneve të varësisë së Qeverisë dhe informimin periodik të Kryeministrit mbi politikat, planet dhe vendimet që lidhen me luftën kundër korrupsionit.

Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe, Arben Kraja ka raportuar te Ilir Meta për luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë, një këshillë për Ilir Metën: Mos luaj me ish bashkëpuntorët dhe ish punonjësit e tu, sepse të dy keni shumë informacione për njëri-tjetrin.(Voxnews.al)

13 Komente

  1. T
    Tigri

    Jo, se fundmi rrash ne dijeni te dokumenteve kompromentuese e skandaloze per faktet e permendura me siper

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lui III

      Hani hani se ju ban mire! - -- Kot e keni me thashetheme. Komunistet jane akoma ne pushtet ne Shqiperine "demonkratike. ====== Shteti kriminal i Rames armiku numer nje i popullit shqiptar! Nuk ka shtet ne bote qe punon aq shume per te degjenneruar qytetaret e vet.Ja pse rinia duan te ikin te gjithe nga ai vend i mallkuar sepse Rama e ka shnderruar ne parajse kriminale = LOL

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Ore po ti sikur shkruan edhe si Trimi?

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gjush akullorja

      Po Edi Droga e dinte kush eshte Ilir Meta kur e beri President?. Apo kur ta ka nevojen te lepin bythen Edi?.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        E dinte per mendimin tim si nuk e dinte?? Prandaj e beri qe ti dilte boja njehere e pergjithmone dhe ti cirrej maska e ndyre qe mbante prej kaq e kaq vitesh.Ndryshe nuk shporrej kjo vemje e ndyre. Pse ti nuk e shihje?? Nuk kishe degjuar per Agush Trendelinen se c'monster ishte dhe vazhdon te jete???

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Përse i jepni rëndësi çfarë thotë ky ndyresire fshatar injorant ? Ai flet që të merreni me ato që thotë duke larguar vemendjen nga kryesorja. Dmth që është fshatar injorant hajdut i korruptuar dhe që duhet të dorëzojë gjënë e vjedhur popullit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fevzo qime deri

          Te dy muter jane si metaj dhe kraja.Tani ne fund te mandatit u kujtua ky shkerdhate te hape dosjet se ka nja 3vjet qe thote peshqit e medhenj po asgje ska bere dhe do beje.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nesti prej petrele me banim ne tr tek ali demi

            SHIHNI GAZETARET SHQIPTAR NE SHERBIM TE KINEZEVE Qendra për Analizën e Politikave Evropiane, një organizatë që studion ndikimin që Kina ka në Europën Qendrore dhe atë lindore, ka shkruar së fundmi për marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë. Sipas një raporti të përpiluar prej kesaj qendre, thuhet se drejtuesit e vendit komunist prej vitesh po përpiqen të shtrijë ndikimin e Pekinit në Europën Lindore dhe Qendrore. Në lidhje me Shqipërinë, ky raport tregon se Pekini po ndjek një plan afatgjatë dhe ka një strategji që kalon në katër faza... Faza e katërt dhe e fundit fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe mediatik. Një studim në vitin 2020 numëroi më shumë se 1000 artikuj të lidhur me Kinën të botuar në vend gjatë pesë viteve. Gati gjysma, 47%, e portretizuan Kinën në një dritë pozitive, 38% ishin më negative dhe 15% u konsideruan neutrale. Nunerohen mbi 30 gazetare e analiste shqiptar qe paguhen per te realizuar synimin mediatik kinez me informacione dhe analiza ne gjuhen shqipe qe publikohen nepermjet radios Ejani pjese e seksionit shqip te radios se jashtme te kines. Jane emra te njohur si g.p. qe eshte dhe pergjegjesi udheheqes i grupit, dhe pjese e keshillit drejtus te rtsh. Eshte e. l., ish diplomati g.m., analistet s.c., a.ç., t.th. bashke me nja dy dyzina gazetar e folsa te rtsh. Paguhen rregullisht nepermjet llogarive bankare dhe mbetet e zeza menyra e veprimit ne te zeze pa u regjistru ne qkb e tatime. Kjo strukture anonime qe e ka qendren ne bllok, tek pallati ngjyre jeshile i ndertu nga firma pinguli kati 6 apartament i lshu me qera nga t.th. i rtsh, ka vite qe vepron dhe rekruton ushtar te rinj. Sdi si por a nuk eshte kjo pune e shish? Apo kur ndodh si me spiunet turist ruso ukrainas te Gramshit kujtohen shish dhe sherbimet tona te sigurise. Çiftin e ujqve Ilir monika meta kryemadhin ketu e keni mos harroni çakallin kineze qe po na vret me pjellen tone te prapte gazetaret e kazonit pa din e iman

            Përgjigjjuni
            1. H
              Himarioti

              Ilir Meta duhet lidhur, menjiherë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dioni

                AK po, ka qenë hetues dhe spiun I sigurimit për faktin se çdo hetues, me parë duhet të ishte ‘fuks’, paditës kundra njerezve qe shpreheshin ndryshe nga linja e partise. Per çudi, AK drejton sot nje institucion të rendeishem hetimor! Me bekimin e kujt???

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Neritani nga skrapari

                  O e nderuari gazetar ai e di te shume mire po e vuri ne ate detyre qe ta kishte per nje dite te keqe , si thone asaj fjales rrite kucken te haje opingen domethene sot ta ruante Liron jo ta luftonte

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Turi

                    O Dion,po dhe anonim ke frike tja thuash ketij AK.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rilindjotet

                      Pyetje per ate qe ben pyetjen: A nuk ishte Ilir Meta spiun kur Rama e zgjodhi president duke e cilësuar edhe me te mirin nder presidente?

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje