Myslim Murrizi: Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të shohin llumin që ka drejtuar vendin

24 Gusht 2022, 22:10Politika TEMA

Myslim Murrizi: Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të

Prokuroria e posaçme SPAK ka nisur hetimet ndaj ish- presidentit Ilir Meta.

Lajmi u bë publik përmes një shkrese të datës 23 gusht 2022 të firmosur nga kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Ndërkohë ish-deputeti Myslim Murrizi në një intervistë për Ora News, është shprehur se nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë.

Myslim Murrizi: Unë nuk di se për çfarë flitet. Ajo letra që shoh se i drejtohet KQZ duhet ta bënte jo Prokuroria Speciale, këtë e ka Prokuroria e Përgjithshme.

Teksa ka folur për lajmet e publikuara që Meta është ish-anëtar i Sigurimit të Shtetit, tha se politika shqiptare që prej vitit 1999 e deri më sot ka pasur plot spiunë në poste të larta shtetërore.

Myslim Murrizi:  Kam qe katër vite në Parlament që kam folur për spiunë. Shqipëria ka pasur 165 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit nga ’48-‘90 dhe rreth 33 mijë oficerë të Sigurimit të shtetit. Politika ka pasur  brenda saj nga 31 marsi në ’91 deri sot plot spiunë të Sigurimit, në sallë të Kuvendit, të Presidentit, qeveri, në kryesi të Kuvendit e vazhdon e deri sot. Vetë politika ka qenë e pistë deri në grykë e nuk ka pasur moral të zbatojë dy rezolutat e Këshillit të Evropës, një është për të ndarë me ligj të kaluarën e errët dhe kriminale të komunizmit me post-komunizmit dhe një është kërkesë e 2006. Asnjë komision për mua nuk është i besueshëm nëse nuk ka transparencë dhe  nuk bëhet një ligj jofrenues.

Ai thotë se PS hodhi poshtë propozimin  e tij që bëri për ndryshimin e ligjit për Autoritetin e Dosjeve pasi kjo parti kishte spiunë brenda. Më tej ai tha se nëse hapen dosjet shqiptarët do shohin llumin që ka drejtuar vendin tonë.

Myslim Murrizi: Ky ligji sot është hipokrit. Këta që bilbilosin sot se do të bëjnë një ligj për të hapur dosjet për të marrë vesh shqiptarët se kush janë spiunët e sigurimit apo për t’i frenuar në karrierën e tyre politike, kanë votuar nga Balla e të tjerët. Ata kishin frikë ta votonin ligjin kur e prezantova sepse kishin spiunë dhe kanë spiunë brenda. Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të shohin se çfarë llumi e çfarë qelbi e ka drejtuar këtë vend në 32 vite post komunizëm.

13 Komente

  1. P
    Po

    Pse nuk e thua qe 99% e kupoles se PDs me ne krye Saliun ishin bashkepunetoret me te zelle te sigurimit apo bijet e tyre ? Apo nuk e dije ti per Saliun, Gramozin, Aleksandrin, Azemin e shume te tjere?

    Përgjigjjuni
    1. P
      PD PARTI E DERRAVE

      Myslym Gjerizi nese PS do kishte spiune do ishin ata qe do bllokonon ligjin spiunet kane qene ne PD dhe ti e di mire pse ? Pjesa e mire e te astuquajtur te persekutuar kane qene bashkpuntore te sigurimit nuk do behesh Andi Bushati nipi Hysni Kapo bashkpuntore po llumbi per te pasur perfitime nga rregjimi dhe te gjithe u mblodhen ne PD

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        Muslim....Mjafton Ligji I pergatitur nga GSHDNJ dhe i paraqitur ne 2014 nè kuvend nga Doda e Idrizi e qe nuk e shqyrtuan.per te bere Lustracionin dhe per kete mjaftojne Regjistrat e bashjepunetoreve...; Regjistrat e Kuadrit per drejtuesit, operativet dhe hetuesit e Sigurimit per te shpetuar nga kjo flame. Sigurisht dhe ata qè I fshehen e I perdoren keta

        Përgjigjjuni
        1. 7
          77 vite komunistët në pushtet

          Llumin kemi 30 vite që e kemi parë kudo në bashki, qeveri, ministri, presidencë etj. Problemi është si t'ua sekuestrojnë gjithë paratë që i kanë vjedhur popullit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dajti

            Po ti o idiot pse iu bashkove llumit tani se fundmi.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Roberto

              Epo normale eshte sepse asnje nga ata nuk zbriti nga Hena ne Toke prandaj s'ka asgje per tu cuditur.Tani te jesh ne krye te vendit per kaq vite je kujdesur edhe per biografine tende qe mos jesh "i piste" dhe te bertasesh per pisat komunista duke qene vete nje komunist i qelbur.Keta kane mashtruar popullin edhe pse te pakten per Berishen dihej qe ka qene komunist i flakte e perseri ka "uleritur" me te madhe kundra komunizmit qe nenkuptonte kundershtarin e tij.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TV Skampa

                Shume i nderuari zoti Llazi, po Muci cfare do te beje tashti kur do te dali emri i tij, i Musait dhe i Zanes si bashkëpunetorë? Do te vazhdoje te shkruaje me tregime mbi antinjeriun? Ju urojme gjithe te mirat o gjigandi i komunitetit tone

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Himarioti

                  O Murrizi, edhe nga goja mbete murriz, gorricë e keqe.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tefiku

                    Ky eshte nje llapaqen se flet veresie 33 000 oficere sigurimi.Kaq oficere s'kishin ministria mbrojtles dhe ajo e brendeshme se bashku.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      klemi

                      O lymo, vazhdo me salen se e ke mire. Po mos per dreq te del emri ne ndonje dosje, kujdes se fjalet e shumta jane fukarallek.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vjosa

                        O Murrizo po ti me spiun e llumin lepiesh e ha e mos u bej si i virgjer mos u bej tani si koke e madhe.

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          na mbyten injorantet turcelinj

                          Sa gjera te zgjuara thote ky mazllemi turkoshak me ze si bilbil

                          Përgjigjjuni
                          1. z
                            zalli

                            po ti ku ben pjese,se me thene te drejten nje cike i krekosur je,dhe them se misioni yt eshte per pastaj,post sali like,

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje