VIDEO/ Nën hetim për pastrim parash, fshehje pasurie dhe mashtrim: Dosja e Ilir Metës në SPAK

25 Gusht 2022, 10:40Politika TEMA

VIDEO/ Nën hetim për pastrim parash, fshehje pasurie dhe mashtrim:

Ish-presidenti Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nisja e këtij hetimi u konfirmuar  nga vetë SPAK përmes dy kërkesave drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.

SPAK ka regjistruar të paktën tre procedime penale mbi bazën e disa kallëzimeve ndaj Ilir Metës, për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me deklaratën e pasurisë etj. 

Në kërkesën e parë, të bërë publike nga vetë SPAK, thuhet se hetimet nisën në funksion të procedimit penal të regjistruar këtë vit pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri. SPAK kërkon një kopje të formularit të vetëdeklarimit, sipas ligjit të Dekriminalizimit.

Ish-deputeti Valteri, në kallëzimin e bërë në qershor, kërkoi që për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe një sërë drejtuesish të LSI, që kanë qenë dhe në poste të larta shtetërore si gjatë koalicionit me PS ashtu dhe PD, të hetohen bazuar në shkrime të mediave vendase dhe të huaja për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj. 

Pjesë e hetimit kërkohet të jetë një kontratë lobimi e vitit 2016 që Meta dhe drejtues të LSI kanë nënshkruar me kompaninë amerikane të lobimit Global Security and Innovative Strategies me vlerë në total afro 123 mijë Dollarë, kontratë që është bërë publike nga vetë kompania në SHBA.

Në videon më poshtë paraqiten disa nga skemat korruptive që janë përdorur për të financuar lobimet e Ilir Metës dhe LSI. Financimet bëhen nga disa kompani offshore, por edhe nga donator fiktiv. 

Dosja e plotë të Metës në SPAK, e përmbledhur në një video:

 

3 Komente

  1. k
    k

    Fshatari injorant dhe hajdut i korruptuar, duhet të dorëzojë gjënë e vjedhur që të Mos e perserisin fshataret e tjere si ky mut.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Allahu Nakba

      Fsahtin nga Cepani e beri President Edvin Ramazni! = Hani hani se ju ban mire! ===Kot e keni me thashetheme. Komunistet jane akoma ne pushtet ne Shqiperine "demonkratike. ====== Shteti kriminal i Rames armiku numer nje i popullit shqiptar! Nuk ka shtet ne bote qe punon aq shume per te degjenneruar qytetaret e vet.Ja pse rinia duan te ikin te gjithe nga ai vend i mallkuar sepse Rama e ka shnderruar ne parajse kriminale. == lol

      Përgjigjjuni
    2. q
      qytetar

      epo edhe KOMSHIU nuk te mbron dot kur je MUT I MADH !!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje