
Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të njohur Robert Shvarc, është pushuar nga puna e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, ku kishte punuar për 20 vjet me radhë, që nga koha e Alfred Moisiut.
Ai është shkarkuar se nuk ka njehësuar diplomën që ka marrë në Nju Jork me atë në Shqipëri.
Një motiv banal, por kjo është administrata, funksionon me letra të rregullta, ndryshe pastaj do bëhej si mejhanë!
Pas bërjes publike të lajmit, s’mbeti njeri pa shkruar, sidomos nga këta të opozitës, për të treguar çfarë presidenti të keq që kemi, që vete e shkarkon nga puna një njeri që ka 20 vjet aty.
Tani ok, ai mund të ketë qenë shumë i zoti në punën e vet, siç thuhet, por nuk është ndonjë dramë kombëtare, siç po trajtohet, shkarkimi nga puna.
Mund të gjejë punë fare mirë në një vend tjetër, nëse është kaq i zoti, pasi asnjë vend pune nuk është i përjetshëm.
Biles ka ndenjur shumë në atë vend dhe është djegur, nëse është vërtet kaq i aftë, pasi mund të kishte bërë karrierë nëse do të ishte larguar diku tjetër me kohë dhe sot nuk do të njihej vetëm si djali i Robert Shvarc dhe nuk do të përmendej thjesht si shoku i shkollës së Blendi FEvziut.
Por nga administrate janë flakur mijëra vetë, të cilët kanë mbetur pa punë deri kur është ndërruar nga pushteti, pikërisht nga këta që sot qarraviten për fatin e Shvarcit.
Ai me siguri do të gjejë punë shumë shpejt, aq më tepër që ka një diplomë amerikane, por këta që sot ankohen për fatin e tij, mirë do të bënin të kërkonin njëherë falje për ata familjarë që i kanë pushuar thjesht se kanë pasur bindje të tjera politike.
Shkrim i turpshem! 19 vitet e eksperiences se tij vlejne sa per 5 diploma. Shto dhe faktin qe ne kete palo administrate e kush nuk eshte ulur neper zyra.....njerez pa diplome fare, me diploma falco, njerez pa integritet moral qe vec rrjepin institucionet , e japin 0 kontribut ne to. Do ishte ne nderin e cdo institucioni te shfrytezonte ekspetiencen dhe integritetin e ketyre lloj njerezve. Po shih se mos ka ngaterruar Edvinin ky presidenti?! Mos valle donte te shkarkonte Edvin Ramen, se atij nuk i perputhet asnje element ( jo veq diploma) me postin qe mban.
Gallate Shqiptare! Provincializem! Respect per Robert Shvarc edhe per te birin por, ky eshte shteti qe ne Shqiptaret nuk e bejme dot! Te zbatojme ligjet!
Eva !- Po ti ca pret nga ky president me emrin Bajram Bajga
"Rajmond vlonjati" Po sikur mbiemrin e ka BEGAJ presidenti, kur e paska nderruar? Ah, po se harrova, salixhinjte e paguar mire nuk i praps dot asnje furtune e aq me pak asnje rregull njerezor.
Eva, mos e kruaj me fik deti ti dhe ca te tjere! Nuk pyet ty kryeadministratori vendit se ke do punesoje dhe ke do shkarkoje. Ne qoftse personi ka ankese, ka drejtesi ne demokraci ku ta kerkoje dhe jo rrugeve nga bredh ti me ata.
Bravo Eva. Keta patronazhistet duan te kthejne cdo antivlere, pisllik, kruverim, gangterdhek ne dicja normale. E tille metode ka mbajt ne pushtet halabket qe e masakruan kete vend. Edhe ky tipi qe ka shkruar kete pisllik eshte nje ordiner sherbetor pushteti me 3- 4 bordero tek nena parti.
PO EVA ,shyqyr qe u cfaqe ti se ishim ne tym, Perse ,tere jeten,me tapi e ka Presidencen? Edhe ai qe merzitur se frekuenton Salen tani.Dakort o gruaja e pare e njerzimit toksor?
MOJ eva mashkull, shumë na qenke mallemgjyer për nje largim nga puna. Ne kete vend, ne keta 30 vjet jane larguar nga me dhjetera mije punonjes dhe ti nuk e ke hapur gojen. Duket qe je plakur, qe je bere kaq e dhimbsur. Ngushellime te perzemerta, bella signora!
Bravo kapter Bajo ! Te lumte dyfeku
Nuk ka rendesi sa vjet ka punuar e cfare kane bere keta qe i qajnë hallin. Nese ai eshte nje ekspert shume i kualifikuar ose i kualifikuar ai i duhet shtetit shqipetar ose presidences, nuk ka rendesi. Nuk ndertohet shteti vetem me kalamaj qe dje kane mbaruar shkollen, as me njerez partiake qe nderrohen cdo 4 vjet, duhet edhe ndonje me eksperience. Nese eshte profesionist ai i duhet shtetit ska rendesi i kujt eshte apo ciles parti. Po ju jap vetem nje shembull aktual. Ekonomine e Rusise, se ciles ia bene varrin ne mars, e shpetuan pikerisht profesionistet e nivelit “Zot”, qe kane punuar ne funksione shteterore me dekada. Nuk u dogjen ata, perkundrazi u bene heronjte e heshtur te nje shteti, kur ai pati nevoje. Ndaj per ty sufllaqexhi a byrekxhi pa emer, qe ke shkruar kete paçavure, e qe si duket po pret rradhrn per nje cope, do te beje mire te heshtje! Dhe meqe e pranon dhe vete - eshte banale te pushosh dike nga puna per mosnjehesim diplome.
Po, Iliria-Shqiperia: Jemi mesuar me "universitetin Kristal, " nuk kane rendesi dokumentat po fjalet e dobiçit Sheqeres qe i merr era; ej, gjyqtari kur paraqitesh te thote: ke dokumenta te noterizuara? ti thua jo, e ai pastaj te thote qe shko andeej nga ke dalur, apo eshte banale dhe kjo se jeni mesuar me PLEPAT e dobiçit Sheqeres per te ndertuar shtetin ligjor!
Kim Jong Un do ju kishte shume zili ju te gazetes tema. As ne Korenen e Veriut nuk ka gazetari kaq te dhene pas pushtetit saç jeni ju te Temes. Ne fillim ju duket i bukur se merrni leke, por do ta shihni kur te shpalli sulltanatin Edvini si do ja puthni kembet dhe do i thoni faleminderit po jua shkeli koken. Jeni komplet ne drejtimin e gabuar... Ndryshoni sa jeni ne kohe..
Fatkeqësia e Shvarcit është se nuk treguar partinë që simpatizon.
Une e keshilloj Edvin Shvarcin qe ta falenderoje Doktor Begen qe po e heq nga puna ne Shqiperi, sic falenderoj une Doktor Sali Mortjen qe me hoqi dy her enga puna ne nje institucion qendror te Tiranes, sepse nuk do ta kisha pare kurre me sy vendin e punes qe kam ketu ne Amerike.
@Soza ka te drejte! Ndodh pa tjeter edhe keshtu. Por ja qe per te larguar dike nga puna ka edhe argumenta 'ekstra', si rasti qe do te tregoj: Një i njohuri im dhe koleg gjithashtu, me profesion inxhinier transporti, me prejardhje nga familje persekutuar politikisht, e çeertifikuar kjo, arsye per te cilen para '90, i perzene familiarisht nga Tirana dhe i detyruar te punonte kantjereve neper Shqiperi deri ne mars te vitit 1991. Në vitin 1992, me ardhjen ne pushtet te demokrateve, ftohet te punoje ne administraten shteterore, në detyra te ndryshme, nga te cilat 13 vjet në Ministrine e Transporteve. Gjate asaj periudhe ndërroi nja 10 ministra, qe perfaqesonin forca politike te ndryshme (republikane, demokrate, social demokrate ne aleance me PD, te minoritetit etj), por asnje nuk e largoi nga puna, perkundrazi, nga që, siç vete e vleresonin, ishte specialist dhe drejtues shume i mire, per me teper qe nga kushdo njihej si i pa korruptuar e i pakorruptueshem, kryente detyra te rendesishme dhe me pergjegjesi. Njeherazi ishte dhe pedagog i jashtem ne fakultetin e inxhinierise. Gjithashtu, kishte marre pjese në shume specializime te certifikuara brenda dhe jashte vendit. Në vitin 2005 rierdhi në pushtet Sali Berisha kete rradhe si k/m dhe minister caktoi Lulzim Bashen. Ky mbasi e zevendesoi kolegun tim, me shokun e Argita Berishes, per 6 muaj e genjenin se do ta caktonte në një detyre tjeter, nga qe kishte "statusin e nepunesit civil". Thjesht nuk e donin aty, ndaj dhe genjeshtra, e kishte një kufi, keshtu ne shkurt 2006, pese vjet per te mbushur moshen e pensionit, duke shkelur ligjin, e larguan. Mbas kerkeses se tij legjitime per te kerkuar zbatimin e ligjit, mbasi çdo argumenti te tij, ne fund Basha dhe nje fare Teliti, zevendesi i tij, në pamundesi te legjitimonin veprimin e tyre, e motivuan largimin me justifikimin absurd: "Nuk mund te punonte më aty, sepse kishte punuar me socialistet" (që qene te fundit para Bashes, qe drejtuan ate ministri). Pergjigjia e inxhinierit ishte: "Unë jam demokrat jo demokratikas siç mesa dket jeni ju, jam specialist, gjate 35 vjeteve pune nuk kam asnje shkelje te ligjeve te shtetit, kam statusin e Nepunesit Civil dhe kryesorja nuk jam marre dhe nuk merrem politike. Nuk ua kishte permendur fare faktin qe ishte i persekutuar, edhe pse medemek ata e hiqnin veten si parti qe perfaqesonte edhe ate shtrese, sepse nuk donte qe t'ia merrnin si dobesi apo nuk donte t'ia quanin si privilegj, edhe pse ata, siç me tha drejtoresha e personelit, ata e dinin dhe kete fakt. "Persa i perket faktit që, sipas jush-kish shtuar inxhinieri, se keto vitet e fundit kam punuar, edhe me socialistet, atehere po ju them se, si specialist kam punuar 20 vjet, edhe me qeverite e Mehmet Shehut, Adil Çarçanit dhe gjithe kryeministrave te pas '90. Sepse inxhinieret, mjeket, mesuesit, ushatarket etj etj, nuik jane te politizuar dhe jane te destinuar dhe te detyruar qe të punojne nen çdo qeveri, etj.". Mbas ketij debati dhe pse e dinte qe keto ishin fjale per t'u thene por jo se do arrinte ndonje gje, miku im u ngrit dhe pa i pershendetur, u largua ne menyre demonstrative dhe deri sa doli ne pension, pa punen e tij. Në ministri mbeten ca ish anetare te PPSH (bile njëri ish sekretar i partise ne ministri), ca ish bashkepunetore sigurimi ( i dinim me emra) dhe ca te paafte, por qe dinin se si u sherbehej zoterinjve te rradhes. Gjithsesi, bashke me kolegun tim here pas here në diskutime me njeri-tjetrin, e dinim qe do te ndodhte ashtu, sepse si kur Berisha ishte president dhe Meksi kryeminister, ai siç m'i tregonte vetë, kishte "kundershtuar" te zbatonte urdherat e tyre të paligjshme nga zbatimi i te cilave perfitonin ata dhe në fund per shkeljen, siç ndodh zakonisht deri në ditet tona, do të paguante ai. Bile, nese kundershtimi i tij me Meksin ishte shkresor, ai me Berishen ne nje rast ka qene balle-perballe në zyren e tij kur shoqeroi Albert Brojken, ministrin e Berishes, ku u kishte kerkuar pregatitjen e akteve per privatizimin e hekurudhave. Ketu kishte nderhyre kolegu im qe e mbulonte ate sektor, pas shume argumenteve se pse kjo nuk mund te behej, dhe se deri atehere, asnje vend në Europe nuk e kishte bere, per kunder tyre, sido qe ato ishin argumenet teknike dhe ekonomike, Berisha, i nervozuar dhe vendosur, tha: "Do ta bejme ne!". Në ate moment instiktivisht, pa bere llogari se me kë kishte te bente si karakter dhe politikan si Berisha, kolegu im kishte shtuar: "Zoti president, atehere ne do vazhdojme te jemi perseri 'fener ndriçues' në Europe?!". Kaq u desh dhe siç mund ta merrni me mend, shperthimi i tij ishte ai karakteristik (kujtoni rastin e tij me S.Ngjelen, kur e 'ngriu'!), duke ngritur zerin dhe duke iu drejtuar Brojkes, gati ulëriu: "Ç'a a ky??!! Dhe pastaj, se si do rridhnin ngjarjet më vone, merren me mend. Meksi e shkarkoi nga ajo detyre, por nuk e largoi (per statusin politik dhe ligjor qe kishte) por e uli në detyre. Kur erdhen socialitet në drejtimin e asaj ministrie nuk e hoqen, duke i thene se ke punuar me demokratet, por ai vazhdoi deri kur erdhi perseri në pushtet Berisha, por tashme si kryeminister. Tashme dihet qe Berisha nuk harron dhe nje nga karakteristikat e tij perverse është hakmarrja por ne raste te tjera, edhe me keq. Ndaj që keta 'spin doktoret' e tij dhe te ashtuquajturit analiste e politikane 'demokratë', a thua se ky cilesor eshte atribut vetem i disave, posaçerisht i tyre, dhe qe u qan shpirti per ligjshmerine dhe demokracine, le t'u referohen qindra dhe mijrave rasteve te tilla qe jane kryer, sa kohe qe ata kane qenë vete në pushtet.
Po Shvarc eshte sebepi per te bere zhurme.................. . Pastaj ky qe ka mbetur 20 vjet ne presidence, nuk mendoj se eshte aq i zoti..................... Aty punojne burokrate qe nuk cajne dot diku tjeter dhe jane bere tru myk................ . Presidenca eshte per ca pleq qe nuk kane synime ne karriere, por qe duan tu dale nje pension i mire.................. . Po te ishte aq i zoti sot do te kishim degjuar lajme me sa e sa te vrare midis tyre, se kush e kush ta merte sa me pare ne pune.....
E shikoni diferencen e ketij dhe meje??hahahaha ...ku eshte????
E shikoni diferencen e ketij dhe meje??hahahaha ...ku eshte????
Shkrim vertete i turpshem. Bile si ndjekes i rregullt i gazetes TEMA ky shkrim mban rrekord per nivelin
Opozita duhet te kërkoje shumë ndjese per largimet nga puna pse ka payur bindje politike ndryshe. Madje une dije raste qe ne kohen kur ishte ministër i arsimit ylli vejsiu ka larguar nga puna mësuese femra pse ka qene komuniste madje kjo e shkreta mësuese femër ka qene vetëm me dy femije te vegjël. Nuk kishte leke per te ushqyer dy vajza fare te vogla dhe u detyrua te shiste perime rrugëve te tiranes, e cila arriti te kalonte edhe ne depresion. Këto jane fatkeqësitë e ish komunistit Sali Vicidolit Berishjan spiun i UDB jugosllave. Nuk është fatkeqësi per kete drejtor qe ka punuar 20 vite. Uji duke ndejtur gjithmonë ne nje vend qelbet dhe ky drejtor prej 20 vite eshte tepër i konsumuar dhe nuk jep me per ketë institucion te nderuar. Presidenti Begaj nuk ka bere asnjë mëkate siç ka bere qeveria e salibeshovic. Haram e paste qumështin e nenes per ketë popull shqiptar qe mori ne qafe.
Mos ma shaj Sali Vicidol Berishen sikur eshte "spiun i UDB jugosllave", se ka qene edhe i Sigurimit te Shtetit Diktatoril te Enver Hoxhes dhe mua me beri nder qe me hodhi ne rruge te madhe se jam e lumtur ketu ne Gjermani!
MOR yll I shuar.ky shkrim I qelbur nuk flet as per Y. Vejsiun dhe as per S. Berishen,.Duket qe je nje Enverist qe te ka mbetur Ora ne vitin 1990.
Nuk mjafton te jesh vetem specialist,duhen edhe ca gjera te tjera qe ky “specialisti “po te gjykojme ne baze te rruges qe kemi pershkruar,nuk me duket dhe aq specialist.
Mendo se cfare formimi pacavure, cfare gjendjeje trunore primitive dhe cfare bagetie me dy kembe mund te jete nje demek-opinionist, qofte dhe redaktor katundi si ky i Temes, qe e nis fjaline me "Tani ok" dhe beson se i ka vene vulen me intelektin e tij njethundrak, arsyetimit te shkarkimit te Shvarcit.
Le tè shpresojme qe largimi nga puna e ketij djaloshi te familjes te madhe te Robert Shvarc, nuk ka te bejè me logjiken dhe doktoraturen e ndritur te Bayramit...
Normal, ca dreq diplome ka marre ky kur nuk ka shkuar tek Kushja dhe ajo para Kushes, Linditja e UFOs qe te ekuivalentonte diplomen. Bajromi i don me diplloma qe kane mbaru neper ferrat dhe zgeqet e Shqiperise. Ai djale, mjafton qe eshte i biri i te madhit Robert Shvarc dhe ka marre diplloma sa gjithe ministria jone e arsimit, me nder me thene. Vend pushtash!
O Latif Dreqi, une kam punuar me fenomentin Rober Shvarc ne Radio Tiranen, por Edvini i ka ngjare te emes jo te atit.
Qarte! E kuptueshme
Ndoshta do ishte mire ta zevendesonte djali i Meros, ai duhet te jete shume i pergatitur ne fakt, njesoj si mero.
Shtet bajge dhe gazetar injorant. Llogjike të.duket ty të thuash "He se gjen pune tjeter". Në gjithe Europen kur nderrohet karrigja nderrohen vetëm keshilltaret. Administrata është e paprekshme se ajo e mban shtetin. Një nga arsyet që nuk kemi shtet është shkaterrimi I administrates, mbushja e saj me militante dhe sherbetore. Prandaj ikin mijera njerëz se bajgat që vijne në pushtet nuk pyesin për dinijitetin, ekperiencen apo aftesite e tyre. Arritëm deri aty sa ky shtet legen nuk na njihka Diplomat e New Yorkut kur ka gjysmat e zyrtareve me diploma plepash. Palaço!
Ne fakt kane te drejte ta pushonin nga puna. Po si mund te mbahet ai ne ate post kur i ka zene vendin nje tjetri me letra te rregullta qe ka mbaruar ndonje universitet ne Tetove ( pa shkuar fare) apo si Cristal???
Shkrimi jep nje fakt teper te sakte.Shvarci nuk ka konvertuar diplomen e marre jashte vendit.Per aq kohe qe nuk e konverton quhesh i pa diplomuar.Keto jane rregullat.C'far e pengoi kete punonjes te presidences te mos e konvertonte diplomen?Mendoj se duhet pare me realisht problemi.A ka te tjere qe jane me diploma te huaja te pa konvertuara?Askush nuk e mohon zotesin e tij por,ka dhe rregulla qe duhen zbatuar.
O koqe Ervini eshte Student I dhjetorit e ka nja 3 Diploma...kjo mund re jete ndonje kualifikim
nuk e di se kush e ka rekomanduar kete BAJRAMIN per president......por di mire qe nuk eshte i duhuri.....i vjen era katundari ... nga 100 metra larg bashke me te shoqen......dhe KY do na perfaqsoje per vite ne bote me kulturen e vet ...them kulturen ...se letra ka ky..... por nga erudizioni jam e sigurt qe calon......po keshtu erdhi kjo pune.....katundaret grusht bashkuar e mbajne fort njeri tjetrin.....dine te shtyjne ....te zene poste...per vete e njerezit e tyre .....ndersa ATA qytetaret e vertete me ze apo pa ze rrine ne hije.....po pse pak intelektual te VERTETE kishte TIRANa qe te benim president kete katundarin....qe vazhdon te jete ne enderr ...se vertete e meriton...postin/???? nuk jam me asnje parti......por djali I SHVARCIT shok klase i sime motre....e meriton ate vend nga kultura qe ka.....por ketalloj njerezish qe u bene ne kete kohe ministra ..presidente.....kane frike nga kultura e tyre.....qekurse kane lindur.......me librin e ANDERSENIT...afer......hendek ky qe keta pushtetaret e sotem e nDjejne mire qe jane INFERIOR .....dhe se mbushin dot sa te jete jeta.........prandaj dhe i largojne nga vetja......prandaj THEM QE KEMI NJE PRESIDENT TE CUNGUAR......dhe RAMA e di mire kete por jane te tjera arsye qe e APROVON........
Djali I Meros punon ne bashki te Tiranes si jurist pa diplomë, marshallah tek lejet e ndertimit. Ku begenis ai presidencen. Eh daku kur nje thundraket zhgryhen ne mes te Tiranes dhe per fat te keq ka akoma qe lexojne fekalet si Tema, duhet sa me pare Purge !!
Ne institucionin e presidences ishte punesuar Robert Shvarc, apo i biri !? Presidenti i ri perzgjedh stafin e ri me te cilin do te punoj. Ne administrate askush nuk eshte i pazevendesushem.
Mos fol kot o Mero...kam punuar 23 vjet ne administraten Shqiptare qe I ngjan kalase se Rozafen...asnjehere nje specialist nuk ben Karriere por drejtuesit vijne nga jashte ze besuarit e partise....ti thua ska njesuar Diplome...por Edvini eshte Student I dhjetorit ka nja 3 Diploma ....mos ler nam....sa per drejtore pa Diploma shofere e burgaxhinj ke me dhjetra ne administrate nja 5 I njoh une I ke ne dogane e tatime....
Ama o se nuk u pushua i biri i Zogut nga puna! Ate e kane lene mbret ne rezerve.
Ja keta jane " specialistet" e vertete ne kete vend te degjeneruar. Nje i tille eshte ky tipi apo tipe qe ka shkruar kete "perle", Bravo o njeri mjeran, sapo ke fituar titullin " LEPIRES LEGEN I NENES PARTI", te lumte pushka. Mos harro te shkelmoni edhe me fort edhe ata pak NJEREZ ME VLERA qe kane ngelur ne kete vend, pastaj do shqyni njeri tjetrin si HIENA qe jeni. Niveli kesaj gazete sa vjen e me poshte zero shkon.
Turp i madh për ju ky shkrim.Vërtet largimi nga puna i një nënpunësi nuk përbën lajm se janë bërë me mijëra të tilla sa herë ndërrohen qeverisjet por përbën një fatkeqësi të madhe për shoqërinë shqiptare.Administrata është e mbushur me drejtorë me diploma fallco që nuk dinë as të shkruajnë e presidenti ynë heq nga puna një njeri me eksperience 20 vjeçare me një motiv absurd e qesharak.Më vjen shumë keq për zotin Shvarc por fati ynë është ky ,në këtë vend hanë bukë e bëjnë pasuri militantët dhe mitingashët...qofsh ti më i miri injoranti rron e mbretëron .
Ne keto 30 vite jane hequr nga puna me mijera Kujtoni 24.1 etj dhe nuk ka pyetur kush per ato. .
Te drejte keni....nuk u be nami qe u pushua nje njeri thote Mero....aty ne nje dite para 4 vitesh iken nje 50 nga puna süecialiste nga 25 30 vjet e u zevendesuar me 22 vjecare qe dhe ata shumica kane ikur...e cdo vit rifreskohet aministrata nga Albana Kociu , Vasilika Vjero, Brisidrat e shoqe ...ndaj ai vend sdo beje kurre hajer ....e ne fakt kta kane fituar gjyqet te gjithe po leket nuk I paguajne kto drejtoruce te felliqura...por populli
Nuk ka diplome, i kane derguar ministrise se arsimit per ta njehsuar vertetimin qe ka sjell nga new york dhe se pranon ministria. Ca problemi ka ketu. Pra ska diplome
O njeri...Ervini ka mbaruar ne 91 ne Tirane pra ka Diplome baze...ne New York mund te kete ndonje kualifikim....ka shume qe nuk njihen ashtu si diploma e tiranes nuk njihet ktu ku jam une....kjo sdo te thote se edhte fallco
Po Erion Veliaj? Ky beqiri i bashkise, e ka njehsuar diplomen qe ka “marre” ne SHBA?
Shkrim krejt I poshter tema. anonim si vete kapter Bajrami
Ligji ligj na u nxi trapi se eshte djali i Vallcit Zhbarcit apo Pallcit bravo presidenca per qarkullim se pastaj behen dhe Spi Hune
Ku eshte problemi cdo president zgjedhe nje ekipe nuk ka lidhje i afte i pa afte nuk kam nevoje per ty ciaoooo c'jane keto debilizma djali filanit me 30 dioma 4 amerikane mund te jete shume i mire po nuk dua te mbaje kho tregone qe be Shqiperi nuk e njohin kapitalizmin jane akoma me mendesi komuniste
Turp per kete president, turp per kete Rame, dhe per kete gazete gjobash qe e perdor Mero per trushpelarje. Shkrimi i dobet dhe idiot.
Ky diskutim nuk ka vënd fare në sensin e aftesive profesionale, presidenca nuk është një institucion i cili ka kushte profesionalizmi ekstrem Këtu bëhet fjalë për një veprim normal administrativ që nuk prish punë, ka raste shumë më ekstreme që i kanë aplikuar "pilotët e vdekjes" të Beishës të cilët me porosi nga partia dhe qorrazi kanë larguar profesioniste kur edhe 1 vit ju duhej për të dalë në pesnsion nderkohç që në profesionin për të cilin ishin kualifikuar dhe praktikuar e diplomuar kishin 41 vite e futën në listë për gjoja reformim ata klysh te partisë se Berishes të cilët i dhuruan vëndet e punës njerëzve pa afttë dhe servilë.
Me qetsi o popull i dashun. Na u bo shvarz si Henry Kissinger ka që në 70' po në 1 zyrë në Shpin e Bardhë në USA. Berti ka punu për PS ,LSI e mduket dhe për PD.Tipike e izraelitëve që han bukë kudo e me këdo. Baba ktij ka qen 1 far burri por Berti përveçse i ka shërby lobit izraelit ska bo asgjo tjetër
Shpresoj sh qe te mos jete gazetar ky qe ka shkruar kete artikull.Sa turp,sa shkrim ordiner
Shkrimi duket po aq mjeran sa duhet te jete edhe ai/ajo qe e ka shkruar... tipike shprehje e cmires se nje te paafti qe i vret syte aftesia e tjetrit.
O zonja e zotri, S'ka çka kërkon ai njeri aty kur ka shkrua qe 20 vite letra, fjalime, deklarata me plotë "madhështin" e kriminelëve S, Berisha dhe I. Meta. Super vendim i Presdentit Begaj.