Përfitoi para publike nga bashkëshorti si investitor strategjik? Xhaçka: Spekulim nga deputetë të opozitës për 15 minuta famë

1 Korrik 2022, 14:08Politika TEMA

Përfitoi para publike nga bashkëshorti si investitor strategjik?

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e ka quajtur spekulim nga ana e deputetëve të opozitës për përfitim politik akuzat e ngritura ndaj saj pasi bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik.

“Nëse do më thonit një centimetër katror tokë një lek para publike të përfituar nga unë apo bashkëshorti do ju jepja e përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta.

Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që u ka humbur teksti në politikë për 15 minuta famë të marrë vëmendje dhe në këtë konferencë që është mbledhur për zhvillime shumë të rëndësishme e për ta bërë këtë spekulim pjesë të këtij diskutimi a ka apo s’ka të drejtën një biznes apo investim privat të hapi apo mos hapë çadra në plazhin që nuk tjetërsohet, është pronë publike dhe ngatërroni përdorimin për përfitimit me daljen në det për klientët e çdo hoteli që është sot në bregdet me parimin që investimet në turizëm duhen stimuluar për disa sektorë strategjikë si është turizmi që janë prioritarë për ekonominë e vendit.

Unë në respekt të opinionit publik qëndrimin tim e kam bërë të qartë. Më bëhet qejfi që ndryshe nga ky spekulim ky proces ka hyrë në binarë institucional e do pres me durim institucionet që flasin e kam besim që do flasin sic duhet”, u shpreh Xhaçka.

4 Komente

  1. B
    Bimi

    Ore njerez se eshte pa kuptim kjo menyre reagimi nga deputet e PS nuk eshte normale qe harxhojne gjithe kete energji per nje hajdute te babzitur. Eshte fare e thjeshte nqs Xhaçka ndahet nga burri i takon gjysma e pasurise pra ajo eshte 50% bashkpronare me ose pa pasur emrin neper kontrata.

    Përgjigjjuni
    1. a
      altin

      hajduteri sido qe ta shohesh ......keto pastaj qe e ka burrin biznesmen 30 vjet jane brockulla,tja kerkojne dhe ketij nese i kane paguar taksat ne greqi kur paska qene se Antoneta Sevdarin e hoqen vetem sepse bashkeshorti i saj nuk justifikonte disa vlera(jo 5.5mln euro gjithsesi) ....te perdorin te njejtin standard edhe per kete tipen ......shtet leshi

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salih

        Po moj xhuxhkè, ashtu si thua ti eshte, sa tè treshè njerzit qe nuk marin vesh fare...vetem ti je e mençur...bej qejf...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje