Përplasja gjatë rinumërimit të votave në Tiranë, KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në pallatin e sportit “Farie Hoti”

23 Qershor 2025, 14:18Politika TEMA
Përplasja gjatë rinumërimit të votave në Tiranë,

KAS merr vendim për ndalimin e hyrjes së deputetit të PD-së Asllan Dogjani në Pallatin e Sportit ''Farie Hoti'' pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla, ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.

Dogjani “shpërtheu” ndaj anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Shkak u bë një votë, shënimi i së cilës ka devijuar nga kutia e emrit të Dogjanit. 

KAS e shpalli të pavlefshme votën, pasi sikurse ka sqaruar edhe më parë, do të llogaritet vota vetëm nëse shënimi bëhet brenda kutisë.

3 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Po ky komunisti Dogjani, e di se është në parlament ku mund të shaj drejtuesen e parlamentit..... . Ëëë, të gjithë ish komunistët në PD qenkan mbledhur!?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Pikerisht, i nderuar. Dogjani është nje rrotë gomari qe nuk e kupton fjalën "procedurë" si koncept. Kur vendoset nje procedure, zbatohet njesoj ne te gjitha rastet. Problemi është se ky nuk mbush. Ashtu si ne kohën e Enverit, edhe ne kohën e Saliut, egzistonin dy lloj procedurash. Nje per Dogjanët (budallenjte) dhe një per njerezit e thjeshtë. Tani, budallenjte nuk kanë prioritet, dhe ky budalli revoltohet. Por, Shteti nuk ngrihet mbi baza budallenjsh.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malsia

        Po pse e ndaloni budallai nuk prish pune

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje