Pezullohet gjyqi, Indrit Sefa: Vendimi nuk ka lidhje me kryetarin e PD-së

13 Nëntor 2023, 16:55Politika TEMA

Pezullohet gjyqi, Indrit Sefa: Vendimi nuk ka lidhje me kryetarin e PD-së

Përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës, Indrit Sefa në një deklaratë për mediat tha se vendimi i sotëm nga Gjykata e Tiranës  nuk krijon asnjë problem në organizim të brendshëm në PD.

Sefa tha se megjithëse Gjykata pezulloi gjykimin e çështjes, PD do të drejtohet me statutin e miratuar në Kuvendin e 2 shtatorit.

''Në lidhje me organet legjitime të PD, keni vendimmarrje që e kanë ndarë çështjen e përfaqësimit të PD, që njeh kryetar zotin Lulzim Basha. Ke vendimin e KAS-it me të njëjtën vendimmarrje. Kjo është një çështje që në bazë të ligjit, ka një rregull që çdo ndryshim ligjor t’I paraqitet gjykatës. Ne iu drejtuam Gjykatës, por nëse palët e tjera nuk duhen të përballen me argumenta, është puna e tyre.

Ne jemi gati të përballemi. Çdo vendimmarje e statutit të PD, është në fuqi për organizimin e brendshëm në PD. Vendimi i sotëm i Gjykatës nuk ndryshon asgjë në funksionimin e PD-së. Ne do të funksionojmë në bazë të Statutit të 2 shtatorit. Në regjistrin e partive politike regjistrohen vetëm ndryshimet. Ne nuk kemi asnjë problematikë në lidhje me vendimmarrjen. Gjyqi nuk ka lidhje me kryetarin”, tha ai.

 

 

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Midis Lulit, dhe Foltores, do te zgjidhja Mandin e Nish Tulles, ose Ujkun e Cerrikut.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje