Presidenti Begaj uron ditën e Europës: Të nderojmë ata që e bënë realitet BE, Shqipëria në prag të integrimit

9 Maj 2026, 09:03Politika TEMA
Presidenti Begaj uron ditën e Europës: Të nderojmë ata

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka publikuar një mesazh në Ditën e Evropës për të nderuar të gjithë ata që ndërtuan familjen e bashkuar evropiane. Begaj shkruan se sot Shqipëria është më afër se kurrë integrimit.

Postimi i Bajram Begaj

Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!

1 Komente

  1. V
    Veteran

    O Bame. Harrove qe 9 Maji eshte me pare Dita e fitores mbi fashizmin. Si ka mundesi qe nuk t'a thane ata ronxho-bonxhot qe mban nga mbrapa? Po ti ke qen dhe ushtarak, a i vrare, si i ben keto gabime? Nejse, e kuptoj une qe nuk do te permendesh Rusin dhe Amerikanin, se nuk i kemi me miq. Po historia eshte histori. Mjere ai qe e harron.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje