
Socialistët kanë vendosur që pjesën më të madhe të kryebashkiakëve aktualë t’i rikonfirmojnë si kandidatë dhe për zgjedhjet e 14 majit.
Damian Gjiknuri: Një pjesë do të rikonifrmohen, por patjetër do të ketë dhe kandidatë të rinj. Do të shikohet si kanë punuar, oponionin që ka partia, opinionin që kanë qytetarët.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë në pushtet, Damian Gjiknuri shpjegon për Tv Klan se gjithsesi ata do të nisin konsultimet publike, si për ata që kanë shanse shumë të mira që të rifuten në garën e lokaleve, për figurat e reja që do të përzgjidhen, por dhe për kandidaturat për këshilltarë bashkiakë.
Damian Gjiknuri: Ne do të hapim një proces konsultues në periudhën Janar-Shkurt.
Forma më e konsoliduar e socialistëve për të thithur mendimin e publikut, Gjiknuri pranon se janë sondazhet.
Damian Gjiknuri: Modeli më i mirë për paraqitjen e kandidatëve që përveç një figure partiake, duhet dhe një figurë që rrezaton përtej elektoratit tradicional me qëllim që bashkia të fitohet, sidomos në bashkitë që mund të kenë gara të forta.
Nuk ndihen aspak të kompleksuar si forcë nga kundërshtarët përballë që kandidatët i kanë gati 6 muaj përpara zgjedhjeve dhe që i përzgjodhën përmes primareve. Gjiknuri i cilëson si pseudoprimare, pasi koncepti i primareve të vërteta, ai thotë se “nuk ishte ai që u përdor nga selia blu”.
Damian Gjiknuri: Këto nuk janë primare, këto janë thjeshtë konfirmim i dominancës politike lokale të 1 ose 2 figurave të caktuara. Në dukje mund të duket si metodë shumë demokratike, por nuk garanton fitore dhe krijon përçarje. Janë po ato figura politike që përfaqësojnë Sali Berishën dhe të tijët në terren.
Vetë socialistët sipas Gjiknurit nuk kanë asnjë tundim për të zgjedhur modelin e primareve pasi një test të tillë e kanë bërë brenda forcës së tyre në zgjedhjet lokale të 2007 dhe ju ka rezultuar i dështuar dhe përçarës. Ndaj ai thotë se do të vazhdojnë me mënyrën tradicionale ku pasi konsultave publike është kryetari dhe kryesia që vendos për kandidatët si për zgjedhjet lokale, ashtu dhe ato të përgjithshme.
Por ne Durres nuk e meriton Emirjana Sako per te kandiduar per ps . Shikoni lagjen 12 si jane bere kryqezimet e rrugeve me gropat e asfaltit qe po u del guri i rruges. Trotuaret te demtuar rende nga gropat e hapura nga ujsjellsi dhe lene ne meshire te fatit si gjithmone prej vitesh. Gropat ne mes te rruges qe lengojne prej 3_ 4 vjetesh per 2 karroca asfalt. Tek ish Fabrika e bukes tek kryqezimi po dalin guret e rruges dhe kjo gjendje ka 3 vjet. Po administratoret e lagjes per cfare e marin rrogen, apo per tu ngrefur ne zyre gjithe diten dhe te fusin karten ne bankomat ne fund te muajit. Tek zjarrfiksat tek kryqezimi mbi trotuar ka mbi 5 vjet nje bazament betoni rreth 2 m i gjate ne trotuar shqeteson cdo dite kalimtaret. Valle se ka pare administratori kete gjendje. Tek trotuari ne kryqezimin prane Big Market nje grope e hapur nga ujsjellsi rreth 12m2 eshte riparuar ne menyre shume te turpshme e sa e sa puseta te hapura ne kete bllok. Trotuari nga kryqezimi i tregut fshatar ne drejtim te n/stacionit eshte demtuar rende. Tek Luximodamarket nje troruar 1m i gjere ka peme qe duhen hequr fare se nuk lejojne levizjen e lire te qytetareve. Atehere nuk ka kohe kjo kryetare te dale nje here e te shohe qytetin. Po tek lungomarja e Vollges ku lodrat e femijeve rrijne deri ne 5 muaj te prishura , apo pemet qe jane rreth 40% te thara dhe nuk zevendesohen prej 2 vjetesh. Sa turp lungomarja aq e dashur per turistet me gjithe ato peme te thara qe lengojne prej 2 vitesh.Prandaj kjo kryetare qe kemi eshte pa vizion dhe duhet nje kandidate tjeter se kjo nuk garanton fitoren e ps ne 14 maj.
i drejt shqetesimi juaj. Ujesjellesi Durres nje gangrene per prishjen e rrugeve e hapjen e gropave qe per vite te tera ashtu qendrojne. Durresi ne infrastrukture ne mjaft lagje ka shume probleme per te zgjidhur.
O Damjan hajde nje here tek lagja 12 Durres dhe shihi trotuaret dhe kryqezimet qe lengojne pre 3 vjetesh , dhe gropat e hapura ne rruge dhe do nderrosh mendim per kandidaten e Durresit. Po del guri i rruges dhe gropat ne trotuare ta shpifin por kryetarja flen gjume.
po ne shkoder dami ke do kandidosh
Damianko Gjiknurja kudo gjetke te ishte pervec se ne Shqiperine e Rames, do ishte pas hekurave te qelise pas publikimit te atyre pergjimeve skandaloze ku ai me ato maloket Ulsi Manjan e Xhemal Qefali i jepnin urdhera atyre shefave te policise per masaker zgjedhore ne Diber. Ato maskaralleqe i lexoi gjithe Europa ne BILD. Vete Edi Rama premtoi padi per gazeten e gazetarin Tilde, por me pas me bisht nder shale pranoi se nuk kishte bere kurrfare padie.
O damian o hajdut thuthuq. S'ka lene gjer pa bere me edvinin ky cuni i liries a ja shkaperdhefshin lirien gomaret e peqinit. O termet e ftyre e poshter.