Pse duhet që taksapaguesit që jetojnë në Shqipëri të paguajnë për emigrantët që duan të votojnë?

20 Dhjetor 2024, 11:10Politika TEMA
Pse duhet që taksapaguesit që jetojnë në Shqipëri

Nga Dardan Malaj

Përtej debatit populist për votën e emigrantëve, pse duhet që taksapaguesit që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri të paguajnë jo vetëm koston e dërgimit të fletës së votimit jashtë por edhe atë të kthimit mbrapsht për shtetasit shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit?!

Ata emigrantë që ruajnë ende interesin për të votuar për zgjedhjet në Shqipëri besoj e bëjnë vet me kënaqësi atë postimin e zarfit mbrapsht jo vetëm se nuk u rëndon në raport me të ardhurat atje por edhe si një detyrim qytetar ndaj vendit mëmë!

Remitancat? Buxheti shpërdorohet në forma tjera, çfarë na kushton se përballuam edhe këtë kosto? Janë argumente thjesht për të relativizuar diskutimin parimor nëse ja vlen tia ngarkosh Buxhetit të Shtetit (lexo taksapaguesve që jetojnë e punojnë në Shqipëri) koston e dyfishtë apo më e drejtë ta ndash në dysh me ata që kanë zgjedhur që për një jetë më të mirë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Nëse argumenti populist janë remitancat, sigurisht është shumë më dinjitoze që këtë "borxh" të jua kthesh me shërbime më të mira konsullore në ambasadat shqiptare në vendet ku ata janë se sa t’ua paguash një zarf postar.

Janë harxhuar jo pak lekë për identifikimin elektronik të zgjedhësve por kjo nuk shmangu akuzat; janë harxhuar jo pak lekë për kamera në qendrat e votimit por kjo nuk shmangu akuzat; janë harxhuar shumë lekë për votimin dhe numërimin elektronik në disa zona por aktorë politik kryesor sot e kontestojnë dhe nuk e duan.

Realiteti është se mungesa e besimit reciprok mes aktorëve politik në një proces zgjedhor po e bën atë gjithnjë e më të kushtueshëm për taksapaguesit por pa e zgjidhur problemin thelbësor.

Sigurisht ky lloj debati kërkon medomosdo që qytetarët ta konsiderojnë buxhetin e shtetit si të tyrin dhe jo si diçka që s’u përket atyre.

13 Komente

  1. D
    Daullxhiu

    Do paguajne sepse ata kan paguar aq sa per kete sherbim o bole.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      E para:Dardan Malaj harron qe emigrantet paguajn akoma nje pjese te mire te sherbimeve qe shteti shqiptar duhet tu ofroje atyre qe emigrantet kane lene ne Shqiperi!! E dyta: shteti shqiptar dhe gjithcka qe varej prej tij ka qendruar ne kembe,fale atyre emgranteve qe kane derguar deri ne 1mld euro ne vit!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos i VV o dradan bolja?

        Edhe sot more Dardan ti personalish ushqehesh nga dergesat e emigranteve, more truthare i nongrates, te duket vetja i mencem more drite shkurter dhe qorr nga mendja.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Treni

        Jam kundra kësaj mënyre votimi në princip. Emigrantët janë të shkëputur personalisht, dhe ndoshta nuk i kuptojnë aq mirë problemet që kemi këtu. E drejta e tyre për të ikur për një jetë më të mirë, por mos na diktojnë neve që vendosëm (edhe pse gabimisht për mendimin tim) të qëndrojmë e përballemi me sfidat e mjerimin. Le mos flasim pastaj për abuzimet që mund të ndodhin në postat tona ku transportohet drogë e kush e di çfarë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muco

          Po mos te kishim ikur ne emigrantet ne emigrim Shqiperia do ishte ne mjerim se me leket tona ushqehen ata qe kemi lene pas.Personalisht harxhoj mbi 5 mije euro cdo vit qe vij ne Shqioeri,kshu qe mendohuni mire para se te komentoni.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Eshte e drejte. Jam emigrant.nese dua te votoj duhet te mar persoper kostot. Ndonese dergojme rreth 3 miliard ne vit ne atdhe.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prasi

            Artikull me kot nuk kam lexuar ndonjë here. E para shtetasit shqiptar me banim jasht vendit e kane te drejte kushtetuse te drejten e votes dhe se dyti kontibojn ne ekonomin e vendit shum me teper se sa marin jo nepermjet remitansave po me bizneset, apartamentet e blera apo shpenzomeve permes vizitave te shpeshta vjetore. Diskutimi duhet te jete pse kaq me vones

            Përgjigjjuni
            1. E
              Esat

              Kontribuojne nepermjet apartamenteve te blera? Cfare kontributi eshte ky, pervec se rritet me tej cmimi i banesave dhe i heqim perfundimisht mundesine e strehemit te rinjve qe duan te rrijne ne shqiperi? Ky kontributi yne do ti detyroje edhe ata pak te rinj qe duan te rrijne te marrin edhe ata rrugen qe te fitojne ca para me teper e te kene nje cope shtepi. Bizneset? Mbi 90% te aktivitetit ekonomik ne shqiperi e kane 7 bisnesmene ne Shqiperi - nese kriter i votes eshte aktiviteti ekonomik, Kastrati duhet te lejoje te votoje 1001 here? Respektoj mendimin tuaj, por nuk jam dakord me argumentin.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                Spse ne jemi shqiptare dhe zgjedhjet politike ne vend na perfaqesojne edhe ne qe jetojme jashte Shqiperise,ndryshon puna kur behet fjale per zgjedhje lokale,aty une po te kem mundesi votoj ne Shqiperi, ne se jo ,nuk jetoj aty,dhe nuk perfitoj e as kontriboj per komunen dge nuk eshte nevoja ime,por per çeshtje kombetare,siç eshte parlamenti,nuk duhet te me krijohet pengese fakti pse nuk jetoj ne Shqiperi, politika kombetare trajton ceshtje kombetareko vetem per ata we jetojne ne Shqiperi,ben ndryshime kushtetueseqe na prekin direkt per mire apo per keq,dhe une duhet te vihem ne gjendje qe te ushtroj te drejten kushtetuese qe kam.Sa per kostot e votes se emigranteve,qe permend artikulli,i kemi paguar dhe paguajme ne kontributin tone te vazhdushem per 30 e kusur vjet,ku pjesen me te madhe,per te mos thene te gjithe periudhen,e kemi pagu pa e shfrytezuar te drejten per te votuar,e kjo e krijuar vetem per te penguar qellimisht voten e diaspores qe nuk mund te manipulohet me nje thes miell atje ku jeton,e jo shume e kontrollushme nga politika qe ka dominuar pushtetin ne Shqiperi deri tani,e tani duket se kushtet jane pjekur,qe te behet e mundur asaj pjese te Shqiptareveqe, jane me shume 1/3 atje ku jetojne te shorehin vullnetin nepermjet votes!! Te besh te mundur qe shtetasit e vete te mund te ushtrojne te drejtat e tyre pa pengesa,nuk eshte asnjehere e tepruar zoteri i dashur!!

                Përgjigjjuni
            2. h
              hyp se të vrava,zhdryp se të vrava

              Ja tash filloi debati i badihavaxhinjëve. Kërkuan pse nuk lejohen të votojnë emigrantët se u shkelen të drejtat!Ja tash u dakorduan të lejohen votojnë, prapa problem se na i harxhojmë paratë e taksapaguesve shqiptarë-emigrantët shqiptar! Për vete mendoj që nga votimi të privohen ata emigrantë që kanë marë shtetësi në vendet ku qëndrojnë,arsyeja se nuk kanë të drejtë t'a caktojnë fatin e Shqipërisë ata që nuk janë rezidentë!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cfare ha ti Dardan vec mutit te nongrates ?

                Dardan idioti, ne do te votojme qe tua zbojme berishizmin perfundimisht ne 11 maj 2025. Kategorise tende i ka futur trute e gomarit sali kerrici. Ju votoni saliun, ne emigrantet do votojme per PS, per te ardhme e femijeve tuaj e tane. Sera jote duket se keni vdekur por eshte rradhe e gjate per t'ju kallur more hijena te komunizmit.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fillestari

                  Artikullshkruesi ka plotesisht te drejte, dhe nuk kuptoj perse disa komentues nuk merren me ceshtjen por me autorin. Kur thote proverbi kinez, kur autori mundohet te tregenoje henen me gisht, ata vazhdojne shohin gishtin. Nuk e kuptoj perse shume prej komentuesve e ndiejne veten me lehte kur shajne nje autor vetem se di te shkruaj disa mendime pa perdorur shprehje primitive qe ata nuk rrine dot pa i perdorur (ceshtje e arsimimit mbase?). Artikulli madje nuk shkonte aq larg sa duhet (e kuptueshme qe autori deshi te cekte nje teme te vetme jo tere diapazonin). Emigrantet nuk mbajten shtetin ne kembe - emigrantet kane mbajtur me buke njerezit e tyre. Nese perfaqesimi politik do te varej nga sasia e parave qe hyn ne Shqiperi, duhet qe e drejta e votes tu njihet edhe kolumbianeve dhe ekuadorianeve qe na nisin pako me kuti bananesh. Emigrantet nuk do te perballen me pasojat e votes se tyre. Nese nje qeveri qe zgjidhet ne saje te votes se emigranteve shton taksat, emigrantet nuk preken fare sepse taksat i paguajne vetem rezidentet brenda vendit. Nese cilesia e sherbimeve publike bie, shkollat e shendetesia degradojne keq, emigrantet jo vetem nuk kane asnje pasoje direkte, por as do ta marrin vesh fare. Shqiperia nuk ka arsimim per te qene - shumica e emigranteve as kane degjuar ndonjehere per kete sepse me atdheun e tyre i lidhin prinderit ne pension qe kane kohe qe nuk i afrohen shkolles. Emigrantet kryesisht shohin sa radhe ka ne aeroport, dhe sa i lehte eshte ne Gusht trafiku nga Rinas rruges per ne plazh ne Himare. Jo se emigrantet nuk jane patriote - atyre thjesht i mungon pervoja e nje realiteti qe votuesit brenda shqipersie e provojne ne lekure cdo dite. Amerikanet dikur kerkuan pavaresi me parrullen "nuk ka taksim pa perfaqesim". Sot me kreativitetin tone karakteristik, ne shqiptaret duam "perfaqesim pa taksim".

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arzt

                    Ka degjuar ndonjehere per remitancat ky kari?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje