Flamur Noka reagon pas dhunës ndaj Agron Shehajt: Ai është ushtar i "Rilindjes" (pra e meriton të rrihet)

20 Dhjetor 2024, 09:19Politika TEMA
Flamur Noka reagon pas dhunës ndaj Agron Shehajt: Ai është ushtar

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur këtë të enjte me kolegun Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit.

Noka e shtyu me forcë Shehajn, duke e larguar nga foltorja, një ngjarje që nuk ishte parë mes anëtarëve të një force politike.

Në reagimin e tij, Noka iu qëndron fjalëve që tha në Kuvend, duke akuzuar Shehajn se përdoret nga Rilindja.

“’T'i bëjmë opozitë opozitës’ është një nga metodat më të aplikuara të të rilindurve.

Aplikohet nga tellallë ekranesh dhe të vetëpërdorur e të keqpërdorur në mënyrën më të egër nga #Rilindja. I qëndroj fjalëve që i thashë në sy.

Për ata që nuk i dëgjuan po i shkruaj t'i lexojnë: Po bën lojën e Veliajt. Je ushtar i Veliajt dhe i Engjëll Agaçit’", shkruan ai ndër të tjera.

2 Komente

  1. T
    Taulant

    Ik o debil se jeni sherbetor te Rames. Me Agronin nuk krahasoheni . Eshte njeri me kulture perendimore jo fshatar i pagdhendur.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Kokat ngrenci me njeri tjetrin. Maskarenj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje