VIDEO/ Speciale: Lufta civile e opozites ne Kuvend: Kur Elisa i lutet Berishës të dalë në foltore

19 Dhjetor 2024, 21:02Politika TEMA
VIDEO/ Speciale: Lufta civile e opozites ne Kuvend: Kur Elisa i lutet

Në të zakonshmen e një seance parlamentare, është përplasja mazhorancë-opozitë, ku kryetari i opozitës dhe deputetë të saj tentojnë të zaptojnë foltoren, ndërsa kryetarja e Kuvendit përpiqet t’i ndalë ata.

Ka ndodhur sot që Elisa Spiropali t’i lutet Sali Berishës që të paraqitet në foltore për të mbajtur fjalim. Është dëgjuar sot kryetarja e Kuvendit të thërrasë disa herë emra të deputetëve të opozitës që të shkojnë në foltore për të mbajtur fjalimin.

Një interpelancë e pamundësuar deri tani me zv/kryeministren Balluku ka shkaktuar protestën e Shehajt, i cili qëndroi përgjatë gjithë seancës pranë foltores, duke mos lejuar deputetët të mbanin fjalën e tyre. Por, ndërsa kjo nuk ka shkaktuar ndonjë reagim edhe aq të ashpër tek deputetët e mazhorancës, ka qenë i dukshëm zemërimi i deputetëve të opozitës kundër Agron Shehajt, që agravoi deri në përplasje fizike, kur Flamur Noka e shtyu Shehajn dhe i përplasi telefonin, ndërsa Xhelal Mziu iu hakërrye dhe përdori fjalor fyes e banal ndaj ish-kolegut opozitar.

I gjithë aksioni i Partisë Demokratike u harxhua sot kundër ish-kolegut të tyre, deputetit Agron Shehaj, aktualisht kryetar i partisë Mundësia.

Nëse Agron Shehaj do të kishte qenë në vendin e Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Xhelal Mziut e të tjerë deputetë të opozitës, e nëse do të kishte tentuar t’i ndalonte protestën për bllokimin e foltores, padyshim që Shehaj do të ishte shpallur menjëherë armik i opozitës dhe aleat i pushtetit.

Kjo betejë e pakuptimtë brenda opozitës, që duket sa komike aq dhe dramatike, na rrëfen të vërtetën e opozitës shqiptare që shfaqet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, tërësisht jashtë misionit të saj.

Përballë kësaj opozite, deputetët e mazhorancës i qasen me këshilla opozitës. Kjo opozitë ka mundësuar që kjo mazhorancë në mbyllje të mandatit të tretë, megjithë mëkatet që vijnë prej pushtetit të gjatë, e ka luksin të shfaqet me epërsi përballë një opozitë të sfilitur, të çorientuar, për tiu bërë thirrje për qetësi.

5 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Nuk perputhet titulli me permbajtjen .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Sot u luajt shfaqja me e ndyre PS-PD kunder nje deputeti te pavarur te partis MUNDESIA.AL Agron Shehaj denonconte vjedhjen 1.3miljard euro por Parlamenti nuk e lejon.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tankist

        Deputet i pavarur?

        Përgjigjjuni
      2. s
        shqiptari

        O Agron po vene emer me ty budallenjte! Ik sa je ne kohe, se do te bejne lolo...

        Përgjigjjuni
        1. Analist

          Ky Agron shehaj po kerkon shume nga jeta .i duket.vetj shume i zgjuar kujton se gjithe populli do e votoje ate .Kujto se populli yne do shkoje pas mendjes budallacje te Agronit..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje