Nga Ylli Pata
Opozita sot është e larme. Ka mjaft grupe, forca, edhe parti që qartazi i kundërvihen Sali Berishës. Janë qartazi pro SPAK, përkatësisht operacionit antikorrupsion, por edhe qartazi pro atlantistë. Pra janë kundër qëndrimeve politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës që nga viti 2016.
Të cilët, pikërisht për shkak të reformës në drejtsi ju vërsulën Perëndimit dhe bënë betejë politike dhe ligjore me SHBA e BE-në.
Shikohet qartë që Lulzim Basha, Alibeaj, Dash Shehi, Agron Shehaj, Endri Shabani, Adriatik Lapaj nuk janë në një pozicion me Berishën.
Përplasja e Agron Shehajt me kolonelët e doktorit në Kuvend u pa qartë se kishte qëllim për të mos i lënë protagonizmin.
Por kjo është e gjitha formë, është teatër politik për të krijuar një perceptim politik në sytë e votuesve.
Por ka një kleçkë këtu. Që është përmbajtësore e jo formë. Kjo opozitë nuk është ndarë realisht me berishizmin. Përpjekja që u bë në vitin 2021 nga një grup brenda PD-së së Lulzim Bashës që sot nuk janë pjesë e tij, u varros, dukshëm me një operacion spini që ta ndalonin procesin.
Pikërisht ndalimi i atij procesi ka çuar në këtë derexhe perceptimin publik ndaj opozitës, ku edhe paranojakë populistë si Lapaj mund të marrë vota, edhe pse nuk ka as narracion e as ekip.
Problemi thelbësor është se çfarë kjo opozitë do të bëjë me Berishizmin si trashëgimi e rëndësishme politike që nga viti 1990. Për të cilin pra për berishizmin e jo për doktorin in personas veçmas, çfarë nuk thuhet. Por nuk ka një akt politik nga të gjitha partitë e opozitës që të mbajë qëndrim të shkruar dhe politik.
Berishizmi nuk është vetëm ajo që thotë SHBA “Korrupsioni Madhor”, “Minimi i Demokracisë” dhe “Pengimi i drejtësisë”. Berishizmi është një kocept politik që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka penguar proceset dialektike të përparimit të meritokacisë brenda së djathtës, të ruajtjes së konservatorizmit të traditës, apo ideve liberale.
Berishizmi është thjesht një mënyrë drejtimi i PD-së, që siç shikohet nuk ka prodhuar një elitë drejtuese me peshë në publik. Por vetëm njerëz që gërthasin në televizione. Ka natyrisht edhe njerëz racional brenda PD-së së Berishës madje edhe afër tij, por asnjëri nuk është relevant.
Madje një i r inga këta është doctor Alimehmeti, që sondazhet e japin gjithmonë me pëlqyeshmëri të lartë në publikun opozitar. Po pse në vend të tij në televizione shkon Balliu Junior? Sepse ky është berishizmi, që pasi ka çuar për lesh PD-në dhe të djathtën po shërben edhe si drejtor i përgjithshëm i paneleve të darkës. Që sipas gjasave, Ramës i vlen aq shumë ndaj nuk çon njerëz nga partia e tij por e lë hapësirën si për të thënë: E shikon isa demokraci ka këtku? E gjithë opozita ka mbushur ekranet!
Berishizmi eshte nje mortaje naziste qe pret te trashegohet tek Gita e tek Zeni. Edhe po nuk e varrosem ne, me vote, do e gropos Amerika, ashtù sic di ajo, qe te mos i duket me nishani.
Eshte thjesht nje skenar tjeter per te genjyer elektoratin gri. E provuan te bashkuar dhe deshtuan ne zgjedhje, keshtu qe doktor vdekja tani ka vendosur ti beje palaco ne sy te njerezve duke bere boks me njeri-tjetrin per tju mbushur mendjen njerezve qe te votojne kush u duket me i miri qe keshtu ne fund te gjithe te marrin vota dhe srb te kete prap grup parlamentar per te mbrojtur vjedhjet e tij dhe te familjes se tij non-grata.
opozita. e kriminelit. sali. halese. eshte opozite. kriminele. me. nok palok dhe shok. rasini. hekurat. kriminelit sali berish. haleja
Opozita kthehet vetem nese ne kongresin e 10 t del nje burre dhe e merr per krahesh Hu Xhintaon e foltores, perbindeshin e vicidolit dhe e nxjerr nga salla e kongresit para 2000 delegateve dhe kur e con ne fund te salles i thote: ik tani , boll na cave trapon 32 vjet, koha jote mbaroi, shko kaloje pjesen e mbetur ne shtepi duke lozur letra.
E ke qare vetem me titullin mjafton. Shume domethenes. Por funderrinat e PD-s jane te tredhur, kurre nuk e bejne dot!
doctor Alimehmeti, thote gazetari, doktori qe genjente shqiptaret çdo nate ne kohen e covidit. E mbani mend? Pra deri atehere nuk ishte çfaqur si politikan, por kishte marre misionin antinjerezor nga udheheqja e tij nen rrogoz. Prandaj kujdes se dalin ca te rinj qe jane me te rrezikshem se te vjetrit. Shikoj Adriatik Lapaj nje dite ne Londer, te nesermen ne Bruksel, pasneser Toronto Kanda, pastaj ne Piza Itali, Gjermani dhe ne darke e ke ne tel euronews albania ku perkedhelet nga zonja e e misionit. Nje pyetje kam: Ku i gjene leket ky njeri qe bredh sikur udheton me urban sheshi Skenderbej -kombinat apo kinopstudio. Ka ndonje pergjie per miljonat qe derdhen neper bote dhe ku eshte burimi?! Sot ky ka nje portofol ndezrkombtar , po ti japesh qeverin, çfare do beje ky njeri? Do perlaje ao qe kane ngelur. Njerez qe nuk behen njerez por ngelen bastarde , genjeshtare , hajdute dhe antikombtar. Forca te reja? Jane te rrezikshem me shume se ata qe kalun. Le te na dali nje te spjegoje burimin e parave !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!