Përplasja me Shehajn dhe kaosi në foltore, Bardhi: Situatë qesharake! Tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës

19 Dhjetor 2024, 16:40Politika TEMA
Përplasja me Shehajn dhe kaosi në foltore, Bardhi: Situatë

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është rikthyer edhe një herë situatës sot në Kuvend, kur deputeti Agron Shehaj bllokoi për disa orë foltoren për shkak të mos kryerjes së interpelancës së kërkuar me zv.kryeministren Balluku.

Sipas tij, interpelanca e mbajtur nga deputetja Elda Hoti më 12 shtator ka pasur të njëjtin subjekt dhe, bazuar në rregulloren parlamentare, nuk duhej të ishte lejuar një debat i përsëritur brenda të njëjtit sesion.

Bardhi theksoi se seanca është mbajtur "peng për 4 orë" për një çështje të konsumuar, gjë që ka shkaktuar situata qesharake në sallë.

"Një deputet tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës. Në 12 shtator Elda Hoti ka mbajtur një interpelancë me të njëjtin subjekt.

Dhe kryetari duhet ti refuzojë interpelancat me të njëjtin objekt brenda një sesioni parlamentar. Keni 5 seanca që sillni këtë çështje për diskutim e ridiskutim, deri sa e çuat në keqpërdorje që mbajti 4 orë peng seancën sot. Nuk respektoni rregulloren sepse doni të krijoni në sallë situate qesharake", thotë Bardhi.

3 Komente

  1. F
    FEJZIU KA POROSITUR VAJZEN TE MOS MARTOHET ME SHQI

    MOJ BARDHOSHE SHEMTIROSHE TE KERCEN KARI QOSHE ME QOSHE

    Përgjigjjuni
    1. j
      jashteqitja kombit mbron marin nga 5 milion

      Po ju jeni ber qesharak qe kur rritet rrogat tuaja,kur fortifikove si bunker shqupin dhe luftuat me sulltan saliun,kur deklaruat po nuk iku saliu nga politika ju jepnit doreheqjen......

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        E thjeshte fare Agroni i shkeli ne kallo Berishes me kete interpelance

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje