Vrasja e Martin Canit, Alibeaj: Duhet komision i posaçëm parlamentar për fëmijët dhe pasigurinë në shkolla! Të shkojë përtej ndasive politike

19 Dhjetor 2024, 16:31Politika TEMA
Vrasja e Martin Canit, Alibeaj: Duhet komision i posaçëm parlamentar

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka nënvizuar rëndësinë e krijimit të një komisioni të posaçëm parlamentar për çështjet e sigurisë së fëmijëve në shkolla.

Kërkesa është bërë nga tetë deputetë, duke adresuar situata të ndodhura në shkollën "Fan Noli," Fier, dhe Vlorë, që sipas tij, kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të parlamentit.

Alibeaj thekson se siguria e fëmijëve duhet të jetë prioritet kombëtar dhe të tejkalojë ndasitë politike, duke sugjeruar që aktiviteti i komisionit të zgjasë një vit, për të siguruar rezultate konkrete.

“Bëhet fjalë për një kërkesë të 8 deputetëve për një komision të posaçëm në parlament mbi çështjet e fëmijëve dhe pasigurinë në shkolla.

Si për ato që ndodhi në shkollën Fan Noli, ajo që ndodhi në Fier, apo Vlorë, duhet të kenë vëmendjen më të madhe nga organi më i lart, parlamenti.

Aktiviteti i këtij komisioni të vazhdojë edhe përtej zgjedhjeve, me një afat 1 vjeçar. Siguria në shkolla, e fëmijëve duhet t’i bëjë bashkë të gjitha palët”, tha Alibeaj.

2 Komente

  1. S
    Sala

    Edhe ky car u fute ne pune shpellash, prindrit te edukojne femijte

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po çfar pune ka komisioni parlamentar more alibabe? Duke iu pare juve te pd qe nuk lini njeri pa mare neper goje , duke u rrahur me njei tjetrin ashtu do te bejne edhe moshat e reja qe te tregojne qe jane te forte .Detyra kryesore per edukimin e femijeve eshte prinderit.Ju doni te dukeni se ju djeg barku per rinine prandaj i merni ne drotestat qe beni .Ju jeni shkaktaret e ketyre zollomahive qe ndodhin .Po mos u lodh kote ju nuk vini me ne pushtet .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje