Ambasada e SHBA në vendin tonë ka zbardhur takimin mes zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit Alexander Kasanof dhe kryeministrin Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se Rama dhe Kasanof diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri.
Po ashtu ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, shkruan Ambasada.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, mori pjesë sot në takimin ceremonial të pesë vjetorit të SPAK-ut në Tiranë, ku deklaroi se “ky është institucioni publik më i besueshëm në Shqipëri”, që po bën “përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare”, ndaj duhet siguruar vazhdimësia e kësaj lufte pa ndërprerje e për këtë prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Ai tha se “dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë këtë luftë si dhe rrezikon humbjen e profesionistëve më me përvojë në këtë fushë”.
“Arrestimet, procedimet penale dhe dënimet tuaja të jashtëzakonshme, sikurse i keni parë këtu nga zoti Dumani, kundër atyre që dikur ishin të paprekshëm, flasin shumë. Puna juaj frymëzon besimin se prova do të ndiqet brenda kornizës së ligjit pavarësisht se ku, pavarësisht se drejt kujt çojnë hetimet. Asnjë nuk është mbi ligjin”, tha Kasanof.
Amerikoni (citjoneziut): ke ndonje lidhje me ate turkun qe varet ne mur!? Citjoneziu: un jo por eshte nga sorrollopi i gruas time.....
Por dhe vet une, vazhdon ramiu, jam ma turk se turku, se pozicioni im si dylber raja i Babe erdoganit,, me ndihmon te marre vota, nga birazerat e turkut ketu, qe te vazhdoje sundimin mbi qafirat arnaut. Per kete dhe kryeministrin dhe presidencen i kam kthyer ne xhami, kur kulmi i kenaqesis tone, arrin kur bashke me vllaun e vogel baromin, organizojme iftare, pa e care bythen fare se jemi shtet laik.
Ky zyrtari i larte do have shkopin ne bythe muajin tjeter dhe babi do merzitet me shume se mami.
Kasanof edhe nje muaj eshte ne kete pozicion. Me 20 janar ai del ne pension. Te shohim se cfare do thone te tjeret, ata qe vijne me pas. Pastaj, nuk besoj se ka thene vetem keto. Keto jane ato qe publikon rilindja. Nuk e shoh te qeshur Ramen.
Zbardhet takimi i Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministrin diktstor Edi Rama, qe ka leshur ne te gjithe Shqiperine Patronazhistet e emeruar "Pergjegjes Pallatesh" dhe vine e na bllokojne ashensoret, na presin dritat dhe ujin per te na bere presion qe t'u japim leke per shpenzime imagjinare pa fatura.
E moret vesh o milet se cfare trajtimi na ben Amerika sjell Ndihmesin e Ndihemsit te Zevendesit te DASH dhe takon Ed Brekushexhiun nje diktator qe i afrohet rrace por shume pak Lukashenkos, qe e ka lene Shqiperine pa opozite. Edi, Lukashenkos i rri anash se ate nuk e drejtojne kapot e bandave sic terheqin per hunden hajdutin tone dy metrosh.
O kara i qani hallin kaloresit se i varen topet! Pse ka kaq gomere ky vend kjo eshte pikepyetja me e madhe o trushkulur ce kujtoni ju politiken amerikane kuvendin e Pd te Saliut? Trampi ate paska problemin me te madh Ramen a pika qe sju bie kur te shihni qe asgje nuk do ndryshoj ne qendrim do filloni prape me Sorrosin e ka blere dhe kete dhe plot gomarlliqe te tjera per te cilat shquheni.
Sa turp per nje komb te nderuar pellazg, takohet me ndihmesin e ndihesit te ndihmesit ky legen Diktator, sikur nuk ka punonjes apo ndihmes sekretare ky shtet banane . Ketej krekoset neper Evrope sikur ka kuptim kjo peshtirje e radhes.!