Rama: Gabim nëse Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez

4 Korrik 2022, 10:24Politika TEMA

Rama: Gabim nëse Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez

Gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranojë propozimin e presidentit francez, Emannuel Macron.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste për “Kanal 5” në Shkup.

Nga atje, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin, të cilin e cilësoi si “mundësia e hapjes së rrugës së integrimit”.

“E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë”, u shpreh Rama.

Kryeministri shpjegoi se nuk po ia kërkon këtë Maqedonisë së Veriut për “të shpëtuar Shqipërisë”, por se kjo është e duhura.

“Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere”.

Për Ramën, ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të diskutohet, “çdo pikë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjigje në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani”.

Përpos të gjithave kryeministri theksoi se e respekton Bullgarinë dhe popullin bullgar, por shprehu mendimin se çështja me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë pjesë e rrugës drejt BE-së.

“Kjo gjë më revolton, çështje midis dy vendeve të lidhura me historinë para së gjithash bëhen çështje të politikës dhe politika nuk është për të zgjidhur historinë, politika ose e bën ose e komplikon edhe më shumë historinë”.

Ai e finalizoi intervistën e tij duke ravijëzuar se zgjidhja nëpërmjet politikës, bëhet më e vështirë.

36 Komente

  1. M
    Ministria e KomshiKulturës

    I shkoi jeta në juri këtij boles. " Të gjithë e kanë gabim përveç meje" - Monologjet e vaginës Rama. 2022

    Përgjigjjuni
    1. t
      teuta

      z,rama kemi besim te ju! cfaredo qe te ndodhe jemi te sigurt qe do te vazhdoni te kembengulni qe shqiperia te futet ne BE!

      Përgjigjjuni
      1. o
        olti

        propozimi i macron duhet te pranohet nga maqedonia e veriut qe te dy vendet te futemi ne BE por nese nuk e pranon mir do ishte dhe ndarja nga maqedonia e veriiut qe mos tkemi pengesa

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buci

          Per te miren e vendeve shpresojme qe maqedonia ta pranoje si vendim dhe te zhvillohemi akoma me shume

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Edhe ne qofte se maqedonia nuk e pranon kete si vendim neve do te ecim perpara dhe ne qofte se duhet te ndahmi ta bejme kete gje sepse kemi punuar shum

            Përgjigjjuni
            1. s
              silena

              Do ishte vendim i drejte qe maqedonia ta pranoje propozimin

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alja

                Mir e ka then makroni qe te ndahemi me mir

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ermira

                  Shpresojme qe maqedonia e veriut mos te bej gabime te tilla qe te vazhdojm te bashkuar

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    Jam e sigurt qe maqedonia do marri vendimet e duhura si per ne si per vete

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tosi

                      me te vertet do ishte per te ardhur keq pasi Makron i ka ofruar nje marveshje qe nuk mund te refuzohet dhe uroj qe mos te bejn nje veprim te tille

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bledi

                        E vertet! Sepse shqiperia do te kete rrugen me te lehte me ps dhe do anetaresohemi ne BE

                        Përgjigjjuni
                      2. t
                        titi

                        mund te jet nje nga propozimet me te mira te mundshme dhe eshte shume me fat qe e ka ne dor nje vendim te tille uroj qe mos te gaboj

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tea

                          Uroj qe te bejn veprimin e duhur pasi i ka ber vertet nje propozim i cili nnuk mund te mos pranohet

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kejsi

                            Le mos ta pranojn ne nuk do varemi nga ata ne duhet te ecim para

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aldo

                              Ne duhet te ndahemi nga maqedonia vendi yne duhet te ec perpara e jo te pres cenimet e maqedonis

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fredi

                                Zgjidhja me e mire eshte qe ta pranoje propozimin qe te kemi perfitime nga te dyja palet

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Olsi

                                  Uroj te pranohet pasi eshte ne te miren e te gjitheve

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Andi

                                    Nuk kemi kohe te presim me maqedonin vendi yne duhet te hec perpara e te pbehet pjes e bashkimit europian

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fredi

                                      Ben mire qe ta pranoje propozimin qe te kete perfitime te mire dhe gjera pozitive

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Altin

                                        Per te miren e te gjitheve duhet te pranohet dhe shpresoj te kemi lajme pozitive

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kleo

                                          Duhet te ndahemi nga maqedonia e veriut pasi ne ia dalim dhe vete dhe ecim perpara akoma me shume drejt zhvillimit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Jorgo

                                            Maqedonoa w veriut nuk eshte e varur nga asnje shtet per te pranuar kete propozim por ajo duhet ta beje kete gje sepse do jete zgjedhja e duhur

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mondi

                                              Shpresojme qe maqedonia e veriut te beje zgjidhjen e duhur dhe ate gje qe eshte sa me e drejte

                                              Përgjigjjuni
                                              1. r
                                                roni

                                                vendi yne nuk ka pse te penalizohet per nje konflik qe ndodh mes fqinjeve tane, dhe e mira ne kete rast eshte ndarja nga Maqedonia e Veriut

                                                Përgjigjjuni
                                                1. k
                                                  koli

                                                  Do ishte shume efektive per Maqedonine e veriut nese pranon propoimin e Macronit, dhe kjo do na i hape sa me pare negociatat me BE

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tani

                                                    Do te jete vertet gabim pasi ai eshte nje propozim qe clen shume si per ne si per ta

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Rea

                                                      Uroj shume qe maqedonia e veriut ta pranoje propozimin pasi do te na duhet qe ne rrugen drejt be te dalim te vetem dhe te ecim perpara

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lea

                                                        Uroj qe maqedonia e veriut ta pranoj kete propozim pasi ndikon per mir neqoftese nuk duan ateher ne duhet te vazhdojm para

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          albozi

                                                          Ajo ka qene nje klecke qe na ka penguar prej ditesh , fundja kur ne i kemi plotesuar kushtet pse duhet te mos celim negoicatat

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Foi

                                                            Ishalla Maqedonia e veriut e pranon propozimin dhe pastaj sebashku ne BE

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Matilda

                                                              Do te ishte zgjidhja me e mire ta pranonin propozimin dhe ne te kundert do te na duhet te ndahemi nga maqedonia

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Mario

                                                                Zgjidhja e vetme qe te behemi pjese e BE eshte qe maqedonia ta pranoj kete propozim dhe nese se ben ne duhet te shkeputemi

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. l
                                                                  ledjon

                                                                  ishte gabim ne fakt sepse mendoj se do ishim me shpejt ne be ne rast se sdo te ndodhte kjo pjesa e vetos , ishte nje pengese per ne

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. B
                                                                    Bledi

                                                                    Cdo dite kemi kaluar siklete a do hyme a sdo hyme hapeni ate dere te shkrete per shqiperine

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      Turi

                                                                      Vendi i ka kryer te gjithe detyrat eshte gjynaf mos te antarsohet magqedona te bej cte doj ne nuk kemi kohe te presim ato

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. R
                                                                        Rei

                                                                        Eshte nje propozim mjaft i mire dhe efikas qe duhet pranohet

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje