Rama kërkon që BE të mbajë fjalën për mbylljen e negociatave deri në 2027

21 Dhjetor 2025, 19:59Politika TEMA

Rama kërkon që BE të mbajë fjalën për mbylljen e

Nga Rajmonda Basha, Albanian Post

Kryeministri Edi Rama komentoi sot pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar më 17 dhjetor në Bruksel, duke e konsideruar këtë takim një tjetër pikë takimi të rëndësishme të vendit me Evropën në nivelin më të lartë.

Rama vuri në dukje progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se vendi është në kushtet më të mira në sytë e Evropës falë reformave dhe rezultateve konkrete të arritura.

Kryeministri theksoi rëndësinë e hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave, duke kërkuar nga Komisioni Europian dhe udhëheqësit e shteteve anëtare të respektojnë marrëveshjen për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027.“Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit duhet të përshpejtohet politikisht”, tha Rama, duke shtuar se vendi do të vazhdojë reformat modernizuese dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, jo për Brukselin, por për interesin strategjik kombëtar.

Përveç çështjeve të integrimit, Rama foli edhe për raportin e Këshillit të Europës mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, duke nxjerrë në pah problematikat kryesore:

Përdorimi i tepruar i paraburgimit dhe zgjatja e pajustifikuar e tij;
Cilësia e dobët e arsyetimit gjyqësor, shpesh i bazuar në formulime të paqarta ligjore;
Mungesa e zbatimit të masave alternative ndaj paraburgimit, duke mbushur burgjet me persona të padënuar;
Mosgarantimi i të drejtës për mbrojtje, përfshirë mungesën e regjistrimeve audio/video dhe vonesat në qasjen te materialet e çështjeve;
Dimensioni strukturor dhe kulturor, ku prirjet për të supozuar nevojën për paraburgim mbeten më të forta se supozimi në favor të lirisë.
Rama theksoi se këto sfida kërkojnë ndryshim strategjik: përcaktime më të qarta ligjore, kontroll më të fortë nga gjykatat e apelit dhe një sistem funksional të masave alternative, për të sjellë drejtësinë shqiptare më afër standardeve evropiane.

Shqipëria është shndërruar në “yllin e ri” të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kështu pati deklaruar Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë prezantimit të raportit të progresit për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Sipas saj, viti i ardhshëm do të jetë çasti i së vërtetës për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin, veçanërisht për ato që kanë plane ambicioze për të përfunduar negociatat.

“Shqipëria është bërë ylli i ri i procesit të zgjerimit”, theksoi Kos, duke shtuar se Tirana ka si objektiv të mbyllë të gjitha kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027.

Duke e konsideruar zgjerimin si një mundësi reale për herë të parë pas më shumë se një dekade, Kos kujtoi se Bashkimi Evropian nuk është zgjeruar që prej anëtarësimit të Kroacisë, 12 vjet më parë, duke e quajtur këtë periudhë “më të gjatën pa zgjerim në historinë e Unionit”.

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Citjonezi,me ate laron turk Kemol Ismael m'bayrok nuk shkohet m'evropi o rrot c@ri..... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Fyhrer po te me degjosh mua beje Linden ministre ne vend te Beles te pakten paret qe do vjedhe Linda do jene brenda familjes jo ti marre Met Hasa

      Përgjigjjuni
      1. k
        koktigani

        po problemin e pronave si do e zgjidhesh o gallof pa e zgjidhur sje ne Europe as per 1000 vjet

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk shkohet ne BE me nje vend te ndotur keqazi

          BE do ta mbaje fjalen, por Rama nuk do te beje detyrat e tij. E genjen mendja Ramen se BE do te prese ne gjirin e saj nje vend si inyni qe qelbet mut e shurre nga te gjitha anet, nje vend me dy detra nga ku jane arratisur edhe cironkat nga ujrat e zeza qe derdhen ne to. E vetmja gje per t'u eksportuar ne BE do te jene mushkonjat agresive helmuese.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nuk je gati

            Me ate drejtesi Spakiste Berrishiste qe ke do hyshe ne Europe , duhet ta harroshe hyrjen ne Europe....... Nje shtete demokratik duket nga burgjet , ju keni akoma dhomat e izolimit qe perdorte diktatura ku eshte ndryshimi midis dy sistemeve flase per sistemin carcéral ?. Ti ke policet me barkun si grat shtatzane, me nje uniforme te rendomte ..... Ke gjyqtar prokuror me mentalité komunist, ke nje popullsi qe kerkone ndeshkim jo drejtesi. Europen munde ta beshe aty pa qene e domosdoshem aderimi ne komunitet .. Me mire mos te hyshe ne Europe se sa te trajtohesh si Bullgaria Roumanie , ne Europe shkohet si i barabarte

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje