VIDEO/ Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit, Rama: Mbështetëm kandidatin e opozitës! Ata që u bënë pishman, mend për herë tjetër

21 Dhjetor 2025, 10:21Politika TEMA
VIDEO/ Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit, Rama: Mbështetëm

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kaosin e shkaktuar nga opozita në seancën e 18 dhjetorit, ditën kur Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit.

Rama tha në podkastin “Flasim” se e mbështetën Shabanin si një kandidat të sjellë nga opozita, pavarësisht se çfarë ka thënë ai kundër PS-së.

“Një tjetër zhvillim i ndodhur këtë javë ka qenë edhe betimi në Kuvendin e Shqipërisë i z.Endrit Shabani si Avokati i ri i Popullit. Ppozita iu rikthye vesit që del me shpirtin, rivuri në punë muskulaturën e krahëkëmbëve, rindezi pishtarët e ecjes qorrazi nëpër pyll dhe rifilloi avazin e kërcënimeve për llogari të një dordoleci thuajse 100 vjeçar.

Pra e mbeshtetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së vërtetës, ky zotëria ishte i vetmi me një sy mes ca qorrave të ububushëm dhe sapo panë që ne, - që thamë që në krye të herës, nuk do të mbështesim asnjë kandidaturë, por do presim që të mbështesim një nga kandidaturat që do të na sjellë opozita - do ta mbështesnim zotin Shabani, u hodhën përpjetë sikur po bënim avokat të popullit ndonjë kandidatin tonë.

Qesharak deri në fund domethënë, po përveçse qesharakë edhe të lodhur deri në fund nga mendja, që nuk ua nxjerr e nuk ua nxjerr mësimin se me pahir e me budallallëk, mua dhe kësaj shumice popullore që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, jo ata, po askush në këtë vend nuk na imponon dot asgjë.

Pahiri dhe budallallëku janë një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Endri Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh e kundër meje personalisht sa të duash, por ne e zgjodhëm si kandidat të opozitës, duke respektuar parimin e ndjekur edhe më parë, pavarësisht se këtë herë i kishim edhe mbi 84 votat e nevojshme e po të ishim ata që nuk jemi, por që ata thonë se ne jemi, mund të zgjidhnim kë të donim, por nuk e bëmë. Kurse ata që u bënë pishman, mend për herë tjetër”, tha Rama.

4 Komente

  1. T
    Toni

    Po si qenka kandidati i opozites kur kjo e fundit deklaroi publikisht qe nuk e mbeshtesim Shabanin per kandidat? Po mire ben ti, ke gjete popull byl fare dhe ben!! Mire ia ben ketij populli, pak a kane, madje, sic thote Arian Cani.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O Toni kokë BETONI. E kupton se cfarë shkruan ky !!!! Edhe po ta shpjegon!!!!! Ata e cuan dhe u banë pishman( në ditën e zgjedhjeve)

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashi

        O Toni leshi, opozita propozoi 5 emra kandidatësh për Avokat të Popullit, midis tyre edhe Shabanin me 35 firma nga deputetët e opozitës . E pra nga 5 emrat e propozuar nga opozita , maxhioranca zgjodhi Endri Shabanin . Ditën e votimit, opozita kërkoi që të tërhiqte firmat për Shabanin, por pasi kandidaturat ishin votuar në komisionin parlamentar . Dhe nga këto kandidatura të opozitës të shpartalluar , u zgjodh një prej tyre , Shabani . Tani na thuaj ti Toni , ku gaboi maxhioranca në zgjedhjen e Avokatit të Popullit ?

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lëroi

        Kush është shabani ti Ti apo ti Mavriu shabe ka katër vjet që bën sikur i bie Ramës Ishte nëndetëse

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje