
Këtë të mërkurë pritet të publikohet nga Komisioni Evropian projekt raportin për Shqipërinë.
Euronews Albania ka siguruar projekt raportin ku nënvizohet korrupsioni, amnistia fiskale, të ashtuquajturat pasaporta të arta, por edhe konflikti brenda Partisë Demokratike.
Korrupsioni i nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve te forta te interesave publike me ato private. Prokurimi publik mbetet veçanërisht i prirur për të përhapur korrupsion. Skemat e nënshtetësisë së investitorëve dhe skemat e investorëve residencialë, të disponueshme në disa vende, mund të përdoren për të anashkaluar vizën e BE-së për qëndrim të shkurtër.
Në rastin e dhënies se shtetësisë, sipas skemave të shtetësisë investitore, konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare. Regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet ndër të tjera në raport.
Një fushë, ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes.
Sa i takon Kosovës, raporti nënvizon se duhen përpjekje thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.
Sigurisht burokracia europiane veprion me shume vonese.Ky raport e ka fjalen per kohen qe ishte kryeminister Berisha.Tani ne kohen e re asnje rast i korrupsionit nuk eshte vertetuar.Rama po vepron sipas ligjit . Pse SPAKU nuk vepron akoma? Te arrestohen te gjithe ish ministrat dhe ish drejtuesit ne kohen e Berishes dhe kaq.U be puna.
Jo bre, cfare korrupsioni flasin keta. Korrupsioni i Berishes apo Rames! - lol
Pa ti pyesim keta "te zgjuarit" e Temës, qe e qajne fare gjuhen shqipe: Ku ështe gabimi në fjalinë e mëposhtme, te shkruajtur nga ju? -Këtë të mërkurë pritet të publikohet nga Komisioni Evropian projekt raportin për Shqipërinë.- Ne rradhe te dyte, nese sot do te paraqitet projekt raporti, po vete raporti i perfunduar kur do te paraqitet? Me sa dime, nuk paraqitet ne menyre zyrtare ndonje projekt raport, por vetem raporti i perfunduar. Ne rradhe te trete, po me korrupsionin brenda BE-së çfare do te behet? Do tiu hiqen vizat italianeve, belgeve, gjermaneve etj. me nivelin katastrofik te korrupsionit qe ata kane? Qendra e korrupsionit eshte vete Brukseli. Korrupsioni ne Shqiperi u mbeshtet shume nga te derguarit e Brukselit qe i ndane nje pjese e parave te vjedhura nga investimet e Europes, tek ne. Le te shikojne pasurine e tere atyre qe punuan ne Shqiperi per tere kohen pas 1992.