Salla e zbrazur e Parlamentit, Vangjeli: Ngjan si punë part-time, e tmerrshme! Më e rëndë është që jemi mësuar e s’na bën përshtypje

13 Tetor 2022, 16:19Politika TEMA

Salla e zbrazur e Parlamentit, Vangjeli: Ngjan si punë part-time, e

Analisti Lorenc Vangjeli e quan “të tmerrshëm” faktin që salla e parlamentit shqiptar ëshë gati e zbrazur gjatë seancave plenare.

Vangjeli thotë se ligjvënësit shqiptarë e kanë kthyer punën e tyre si “part-time”, ndërsa shton se më i tmerrshëm është fakti që publiku është mësuar me zbraztinë e sallës.

“Shikoni sallën, është e tmerrshme! Është e tmerrshme, ata janë njerëz që e kanë punë atë. Ngjan si part-time. Është e tmerrshme dhe më e tmerrshme është që ne jemi mësuar me këtë gjë dhe nuk na bën përshtypje. Jo prania, por mungesa, ulërin mungesa atje.

Aty mungojnë 10 mijë veta në çdo karrige, mesatarisht. Se ka dhe deputetë që marrin votat në Facebook, s’po flas për këto vajzat e shoë-bizit, se ka dhe ca të reja atje”, tha analisti Vangjeli gjatë një interviste për AbcNews.

3 Komente

  1. a
    arben

    Ska si te ndodhe ndryshe o kone ,kur padroni jot krihet duke bere Ciceronin ne Bruksel...

    Përgjigjjuni
    1. t
      tori

      Lenci, ky flamboyant boy.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Debora

        Ke te drejte o Lenci! Po kjo eshte kultura dhe injoranca e parlamentarve tane ! Po ne te " shkretet " ç'te bejme, kush na pyet ne ???

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje