
Teksa deputetët mbështetës të Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit kanë paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të komisioneve, një skenar të tillë duket se ka menduar dhe për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Teksa ishte parashikuar që të niste mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në orën 10:00, ku do të bëhej prezantimi i projektligjit për buxhetin 2014, nga ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, deputetët e opozitës u bënë ‘pritë’ kolegëve socialist.
Ata nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes, dhe shkak për këtë siç thuhet është bërë përjashtimi i deputetëve dhe mos përmbushja e 3 kërkesave të tyre.
Fillimisht deputetët bllokuan sallën e konferencës së kryetarëve dhe nuk lejuan të zhvillohet mbledhja. Më pas PS ka tentuar që të zhvillojë mbledhjen në salla të tjera, por deputetët e Rithemelimit nuk i kanë lejuar. Mbledhja është shtyrë për në orën 13:00.
Lini një Përgjigje