Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi vlerëson punën e SPAK dhe GJKKO në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton prej më shumë se 20 vitesh, Brozi ka bërë një reagim për Report Tv duke iu referuar zhvillimeve të fundit nga drejtësia ku ish-kryeministri Sali Berisha është marrë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të.
Brozi shprehet se SPAK dhe GJKKO po bëjnë më në fund atë që shqiptarët prisnin prej vitesh, po ndëshkojnë korrupsionin 32-vjeçar të politikanëve dhe pushtetarëve.
Ai thekson se krahas hetimit të aferës së ish-kompleksit Partizani nuk duhen harruar edhe tre momente të tjera të rëndësishme siç është shpërthimi i Gërdecit që iu mori jetën 26 qytetarëve, ngjarjet e 21 janarit me 4 protestues të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo edhe afera miliona euro e CEZ.
“Më në fund SPAK dhe Gjykata e Posaçme bënë hapin e parë që shqiptarët e ndershëm kishin vite që prisnin. Prandaj SPAK dhe Gjykata e Posaçme duhen përshëndetur, mbështetur dhe inkurajuar të vazhdojnë hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimeve të kujtdo ish- pushtetari e zyrtari të rangjeve të larta. Besoj se media e shtypi mund dhe duhet të risjellin në kujtesë 21 Janarin, Gërdecin, CEZ etj. dhe insistojnë që drejtësia të vejë para përgjegjësisë të pandëshkueshmit e derisotëm”, shprehet Brozi.
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit shton se duhet t’u jepet fund kërcënimeve ndaj SPAK dhe GJKKO-së nga segmentetet e politikës si dhe nxit këto dy institucione themelore të Reformës në Drejtësi të hetojnë krimin dhe korrupsionin e zytarëve të lartë.
“Unë mbështes fuqimisht pavarësinë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe bëj apel t’u jepet fund shantazheve, kërcënimeve e denigrimeve që disa deputetë, politikanë e ndonjë tjetër po bëjnë kundër prokurorëve e gjyqtarëve të këtyre institucioneve shpresëdhënëse për Shqipërinë.
Unë nxis SPAK, Gjykatën e Posaçme dhe BKH të vazhdojnë me kurajo e profesionalizëm hetimin e gjykimin e korrupsionit dhe krimit të pushtetarëve e ish-pushtetarëve më të lartë të shtetit. Vetëm kështu ato i bëjnë shërbimin e madh vendit të tyre dhe qytetarëve shqiptarë në udhëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Porosia e Zef Brozit për ish-kolegët e tij të sistemit shqiptar të drejtësisë është të sekuestrojnë pasuritë e politikanëve të korruptuar. SPAK dhe GJKKO, kujton Zef Brozi, kanë mbështetjen e SHBA dhe BE në punën e tyre për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Sekuestroni e konfiskoni pasuritë që këta pushtetarë e ish-pushtetarë i kanë grabitur Shqipërisë me korrupsion dhe abuzim. Mbështetja e institucioneve të Amerikës dhe Bashkimit Europian për SPAK, BKH e Gjykatën e Posaçme bëhet përditë e më e madhe dhe e shumëanshme”, deklaron më tej Zef Brozi.
I deruar respekte! Njerez siTy imungoiijne ketij vendi . Dite te mira po vijne per Shqiperine dhe popullin Shqiptare. Zoti te bekofre Z. Zef Brozi!????????????????????????????????
Njeri me vlera nga Opoinioni shqiptare dhe Zoti te rujte .
Shpresojme qe SPAK te kete ardhur ne SHBA per prova
Ju zoti Zef Brozi jini viktima e kryehorrit,kryekriminelit,Sali Berisha. Ky njeri akoma vazhdon te beje pordhe sepse ato pordhe po i shpetojne nga frika e SPAKUT te cilin e ka futur nen hetim. Populli shqipetar ka ngritur nielin e shpreses,se SPAKU do i jap fund pandeshkushmerise.
Padyshim qe drejtesia e re e sotme ka nevoje edhe per juriste si Zef Brozi,nje jurist me reputacion dhe figure te paster morale ku eshte ndeshur me bishen Berishe nder te paret ku kerkush nuk e mendonte te perplasej me kete dinosaur te korupsionit!Ndaj njerez te tille i duhen sot Shqiperise me shume se kurre,krahas organeve te reja te drejtesise duke ngjallur shpresen se vertet po vendoset drejtesia e vertet per cilindo ne kete vend! Ka ardhur koha qe njerez te tille duhet te kontribojne direkt me pjesmarrjen e tyre duke i kthyer perfundimisht shpresat ketij populli drejt nje vendi me shtet te vertet ligjor ku te gjitha pushtetet punojne per te e ne sherbim te tyre. Sot nuk mjaftojne vetem deklaratat mediatike nga keta persona por duhet edhe kontributi i tyre direkt !Shqiperia sot me shume se kurre sot ka nevoje per intelektuale te tille.
Bravo Zef Brozi. Te lexoj me respekt...
Nuk duhet harruar as masakra e vitit të mbrapshtë të 1997. Sa vdiqën, i masakruan!!! Pasojat janë të mëdha edhe sot.... Armët sheshit, njerëz të vrarë... O Sali krimineli, ti je fatkeqësia e këtij vendi!!!
KUR FLASIM PËR “ZGJEDHJE TË LIRA” A E KTHEJMË KOKËN TEK 26 MAJI 1996? Pa një analizë të plotë dhe përgjegjësi penale për atë që ndodhi më 26 maj 1996 nuk do të ketë kurrë ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME, VOTË TË LIRË TË NJERËZVE TË LIRË... Harrojeni. Më 26 maj 1996 Sali Berisha dënoi me “vdekje” zgjedhjet e lira 26 maji 1996, dhuna dhe vjedhja masive e votës, nuk është gjykuar asnjëherë, nuk është denoncuar në organet e drejtësisë. Nuk e kam dëgjuar apo lexuar të jetë denoncuar as sot në SPAK. Desha ta pyes deputetin Erion Braçe: Kur do ta lash gjakun që atë ditë të mbuloj fytyrën e gazetarit? Kur do të plotësosh e dërgosh në SPAK dosjen me fakte e dokumente për 26 majin 1996, vjedhjen e votës, dhunën fizike e psikologjike, turpin elektoral që e mban në kurriz Shqipëria. Pa një analizë të plotë dhe përgjegjësi penale për atë që ndodhi më 26 maj 1996 nuk do të ketë kurrë ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME, VOTË TË LIRË TË NJERËZVE TË LIRË... Harrojeni. Berisha po e po por, një nga një apo në kor, e gjithë Aradha që i shkon pas, flet për zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje që i pengon dhe i manipulon Edi Rama... Edhe Rama, në një far mase, në atë hulli e ka parmendën me format dhe mënyrat tashmë publike, mbi të tjerat me krye bashkiakët e tij që po shtohen në dyert e SPAK. Kemi një aradhë politike (kryesisht e djathtë, por edhe e majtë) që kur flet për “zgjedhje të lira e të ndershme”, flet pa adresë, në hava, në qiellin e shtatë. Berisha nuk zbret “poshtë” (e ku është parë të zbresë ai?). Nuk e përmend dot 26 majin 1996. Nuk ka si ta përmendë se i shpërthejnë djersët fytyrës e lugut të kurrizit. Madje edhe i mblidhen duart bashkë... As Rama nuk zbret, sepse ndonëse nuk harron rrahjet e fytyrën e lidhur me fasha kur ishte “në krah” me Berishën, harron dhunën e pashembullt të skuadrës kriminale të 28 majit 1996, kur në mes të sheshit “Skënderbeg”, ditën me diellin në zenit, nën shikimin e kamerave e fotoaparateve nga bota, dhunoi në mënyrën më barbare opozitën që kishte dalë të protestojë qetësisht, për vjedhjen masive të votës, për dhunën fizike deri në hedhjen në përrua si të vdekur të kryetarit të Partisë Socialiste të Bulqizës dhe plagosjeve në mbarë vendin. E harron fytyrën e gjakosur të nënkryetarit të PS (Kryetari Nano ishte në burg) të Servet Pëllumbit, të gazetarit Erion Braçe dhe të tjerë. Më vjen keq që analistë me “mend” kur dëgjojnë aradhen që shpërthen me zë e figurë, në rrugë e në Kuvend, me parullën për pengim të “zgjedhjeve të lira e të ndershme”, harrojnë apo e anashkalojnë me dashje 26 majin 1996, 28 majin 1996, dhunën e pashembullt historike të zgjedhjeve. Si gazetar, vëzhgues në rresht të parë, me penë e aparat fotografik, në një zonë të largët, Dibër, e denoncova publikisht vjedhjen, manipulimin e votave, dhunën fizike dhe psikologjike, denoncim që do të më kushtonte shumë, ikjen e detyrueshme për të shpëtuar jetën time dhe të gruas e fëmijëve, ikjen në mërgim në një moshë pak vite para pensionit, harresën tash 27 vjeçare, harresë në kufijtë e të qenit pa shtëpi dhe të jetesës vetëm me një pension të pjesshëm. Po përcjell disa fragmente shënuar në ditarin tim... Fletë nga ditari... 26 MAJI 1996 NUK DUHET TË HARROHET 26 maji 1996, vjedhja masive e votës, dhuna me përgjakje si të kishin përballë serbin e jo vëllain, motrën, komshiun, do të shtronin rrugën e një diktature të panjohur në Shqipëri, diktaturën e komunistëve dhe bijve të tyre të kthyer në demokratë. Sot u hodha një sy faqeve të ditarit, shënimeve shkurt, disa prej ë cilëve asokohe i kisha përcjellë si lajme publike… Kanë kaluar 27 vjet që atëherë, njëzet e një vjet ende larg, fizikisht dhe shpirtërisht. Më dhemb shumë. Nuk ka ilaç që e pushon… E premte, 24 maj 1996 Një grup njerëzish me Azem Hajdarin në krye kanë goditur për vdekje Muharrem Kolën (kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Bulqizës) dhe e kanë hedhur në një përrua në Ostren. E kanë gjetur fshatarët dhe e kanë dërguar në shtëpi nga ora 12.30 e natës. Në orën 2 ka ardhur policia të hyjë në shtëpi. Në orën 7 e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në burg. Ferit Dukën, kryetar i konfederatës së minatorëve, e kanë rrahur barbarisht në mes të Bulqizës. E diele, 26 maj 1996 Votova i dyti pas Abas Kacës. Votova për Partinë Socialiste kundër diktaturës berishiane, për demokracinë, për popullin, për të ardhmen e fëmijëve, për buzëqeshjen e njerëzve, për gjithçka të mirë e të bukur që hap demokracia e vërtetë, demokracia e njohur e grekëve të lashtë, ëndrra e tyre. Qendra e votimit nr. 3 pa çati, e shkatërruar. Terror masiv. Në Bllice votime hapur. B. Krrashi arrestohet. M. K. me trimat ka bllokuar hyrjen e Q.V 3. Një trim i tij (shih foton) më kërcënon e më shanë. Në Brezhdan terror. PD-ja në sulm për votë terrori. Terrorit, Partia Socialiste dhe partitë e tjera, i përgjigjen me bojkotim zgjedhjesh 4 orë para hapjes së kutive të votimit. Opozita nuk pranon diktaturën e PD-së. E hënë, 27 maj 1996 Ditë e egër, eufori e egërsuar, atavike. Partia Socialiste po grumbullon faktet e dhunës me shpejtësi breshke. X. Cibaku e K. Rapi kanë shkuar në Tiranë. Mësohet se 6 parti opozitare nuk pranojnë votimet. PR nuk i pranon në disa zona. Pasdite, nën krisma revolesh e automatikësh, PD feston fitoren në sheshin “Nazmi Rushiti”. Zhulali bën thirrje për krisma armësh !!! S. H. paska ardhur i shqetësuar tek e mbesa, bashkëshortja ime. Tek pinte kafe me një soj rrugaçësh njeri paska qesh me mua dhe më paska sharë e kërcënuar duke thirre “gazetari…”. E martë, 28 maj 1996 Sot është paralajmëruar demonstrata masive e opozitës në sheshin “Skënderbeg”. Policia ka paralajmëruar dhunë. Dhunë dhe gjak në sheshin “Skënderbeg”. PD-ja e maskon. BBC- e zbulon. Edhe të huajt. Ditë shiu e ngarkuar me tensione të forta. Një kafe shoqëruar me konjak me disa shokë të vjetër. Në mbrëmje një kafe me Xhavit Kalecin, 76 vjeç, i freskët, vazhdimisht në këmbë. I kanë arrestuar djalin. E kanë torturuar dhe e nxorën edhe në televizor. Partia Socialiste me veprimin e saj shpëtoi popullin nga gjakderdhja. Ato 79 plumba në ajër në mitingun e djeshëm (dhe qindra e mijëra të tjerë) ishin përgatitur për të shpuar mish njeriu. Ndoshta edhe unë do e kisha me siguri një plumb në kokë. E mërkurë, 29 maj 1996 Shtypi i sotëm pasqyron me shkrime e fotografi dhunën e egër në sheshin “Skënderbeg”. Mësova se sulmuesi me gurë ndaj meje në ditën e 26 majit është jurist në gjykatë, G. K. nga Dohoshisht. E enjte, 30 maj 1996 Lajmi i hapur se Muharrem Kola ka vdekur nuk është i vërtetë. Është vrarë djali i Maksut Kullollit, i biri i Dashe Stojkut, 24 vjeç, Eduard Kullolli, eurosocialist. Është varrosur në Petrelë. E premte, 31 maj 1996 N. D. nga Pollozhani, më del përpara klubit nën shtëpinë e S. H. dhe më kërcënon se po pe nga klubi do të të thyejmë kokën. Tha se ai është klubi “26 maji”. Në tavolinë qeshnin me të madhe një grup ”hitlerjugenësh”… Fola me Vladimir Demën. Muharrem Kola ende nuk është kthyer në shtëpi. E shoqja qenka në Tiranë. E shtunë, 1 qershor 1996 N. D. i Pollozhanit bën një veprim tjetër publik. U rrëmben shitësve gazetat “Zëri i popullit” dhe ”Koha jonë” dhe nën vëzhgimin qesëndisës të policëve i djeg publikisht. Këtë njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me huliganizmin, dikush e nxit, e shtyn në aventura, në krim. Muharrem Kola, kryetar i Partisë Socialiste të Bulqizës, ka lënë qelitë e burgut dhe është kthyer në shtëpi. E mora në telefon Shupenzën por nuk doli njeri. Mbase është në Strikcan. E martë, 4 qershor 1996 Bulevardi i Peshkopisë është i pushtuar nga policia. Makina të shumta policore me “uniforma kafe”, policë me shkopinj gome, civilë me “gunga metalike” në duar, policë me shkopinj gome, SHIK-as, SHUK-as, militantë të PD-së. Peshkopia përjeton dhunë të egër psikologjike. Pasdite me Agron Nelin shëtitëm mes bulevardit nën kornizën policore dhe pimë një kafe. Televizioni shqiptar e cilëson Peshkopinë si “qytet me kulturë” pse nuk dolën në demonstratë!!! E mërkurë 5 qershor 1996 Ditë e ngarkuar me tensione nervore. E shqetësuar, e lodhshme, vetmi. Partia Socialiste në Dibër në kufirin e shuarjes. Krerët janë zhdukur, janë futur “nën dhe”, heshtin…. Dy policë kanë vënë bast me një SHIK-as në se do ta hiqte apo jo portretin e Fatos Nanos tek dera e zyrave të Partisë Socialiste. O Zot! Deri ku arrin poshtërsia e këtyre kriminelëve? “Zëri i Popullit” boton shkrimin mbi kërcënimin tim… E premte 7 qershor 1996 Në Tiranë tek gazeta “Zëri i Popullit”, punonjës i së cilës jam. Në gazetën “Dita informacion” në faqen 6 nën titullin “Kërcënohet gazetari i “Zërit të popullit”, pasi flitet për Luan Shmilin, thuhet: “Ndërsa në Peshkopi, për të disatën herë rresht, korrespondenti i “Zërit” është kërcënuar madje edhe rrahur. Atij i është ndaluar të futet edhe në një ndër kafenetë e këtij qyteti, vetëm se është korrespondent i “Zërit”. Madje në sytë e tij janë djegur një numër gazetash “Zëri i popullit”. Nënshkrimi është O Bog (Bogdani). Një ditë më parë është arrestuar Bektash Zeneli. Është liruar pas pesë orësh. E premte 19 korrik 1996 Në orën tre të mëngjesit u nisa për në Tiranë. Ika natën… 21 korrik 1996 Në orën gjashtë të mëngjesit së bashku me Indritin, djalin 14 vjeç. Lamë Tiranën. Në mbrëmje lamë Kakavinë dhe morëm tatëpjetave të rrugës drejt Athinës. Na priste një tjetër jetë. E vështirë por e sigurt për jetën... 26 maji, e dy ditë më pas, 28 maji 1996 nuk është shuar nga kujtesa e njerëzve që e përjetuan, u dhunuan, u gjakosën, u arrestuan... 26 maji 1996, dhuna dhe vjedhja masive e votës, nuk është gjykuar asnjëherë, nuk është denoncuar në organet e drejtësisë. Nuk e kam dëgjuar apo lexuar të jetë denoncuar as sot në SPAK. Më vjen çudi se nuk e ka denoncuar as fytyrpërgjakuri Erion Braçe, njeriu që nuk le gjë ordinere pa denoncuar. Desha ta pyes deputetin Erion Braçe: Kur do ta lash gjakun që atë ditë të mbuloi fytyrën e gazetarit? Kur do të plotësosh e dërgosh në SPAK dosjen me fakte e dokumente për 26 majin 1996, vjedhjen e votës, dhunën fizike e psikologjike, turpin elektoral që e mban në kurriz Shqipëria. Pa një analizë të plotë dhe përgjegjësi penale për atë që ndodhi më 26 maj 1996 nuk do të ketë kurrë ZGJEDHJE TË LIRË E TË NDERSHME, VOTË TË LIRË TË NJERËZVE TË LIRË... Harrojeni. Abdurahim Ashiku Gazetar viktimë e 26 majit 1996
Abdurrahim,zemra jote sherohet duke e derguar ti ne SPAK , kallzimin per vjedhjen e votave me dt 26 maj 1996, ti je deshmitari kryesor . Merr guximin dhe çlirohu nga ajo barre e madhe qe ke mbi supe. Do lehtesohesh krejt me beso. Une ne ate kohe kam qene emigrant jashte shtetit por ama e di kete qe shkruan ti nga vellezerit e mi. Te bekofte zoti
Lista ku ka futur hunden pinoku Sali eshte me e madhe nga ato qe permend Zefi Saliu e nisi me naften. Sa milion ton nafte rezerve ishin dhe ku shkuan lere pastaj kur keto pasuri te vendit ia kalonte kujt ti donte prapanica Saliut dhe per cdo veprim fuste para nen dore.PO me Porto Romanon apo ishte prona e trasheguar nga Sheqerja.Nuk besoj se gjendet nje moster e tille qe vodhi e shkaterroj nje shtet te tere ne cdo sektor.Qenia me ndyre qe do mbahet mend.Degjoj ndonje idiot kur thote lider po ne te vertete ishte lider per hajduteri e shkaterrim.
Sali krimi c’do dite jo vetem e qendrimit ne pushtet po edhe ne opozite eshte kohe e humbur , sepse ai vetem krim e djegje di te beje . Pa u denuar ai maskara per 26 maji 96 trazirat e 97 dhe grushti i shtetit 14 shtatori 98 ne vend kurre nuk ka per te pasur drejtesi .
te lumte o zef brozi po nuk e ben SPAK eshte frikacak dhe e paguan saliu