Haklaj: Metës e Kryemadhit i është revokuar viza amerikane! Ish-presidenti shumë afër ‘non gratës’

1 Nëntor 2023, 09:12Politika TEMA
Haklaj: Metës e Kryemadhit i është revokuar viza amerikane!

 

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane. Haklaj shtoi me tej se Meta është shumë afër ‘non gratës’.


''Ilir Meta i bëri presion SPAK-ut si Toto Rinna, duke u kërcënuar familjarët! Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane, dhe është shumë pranë ‘non gratës'',- tha Haklaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Më tej Haklaj, theksoi se për shkak të rëndësisë dhe protagonizmit politik në 33 vitet e demokracisë, hetimet dhe masat e marra ndaj Sali Berishës thyen mitin e të paprekurit nga drejtësia.

“Emri i Berishës është me rëndësishëm sepse është personazhi më i rëndësishëm i 33 viteve. Kur ka rënë miti i Sali Berishës askush tjetër nuk është i paprekshëm nga drejtësia, përfshirë këtu edhe Ramën”, -u shpreh Haklaj.

 

3 Komente

  1. i
    i cfilituri

    Ore perse e reduktoni zhavorrin e tij !S'ka mundesi te mos kete folur per Bashen,Bashen dhe vetem Bashen,ku ishte Basha,ç'fare po bene Basha.Se ai bashke me Bashen ,se i tha Bashes ,Basha,Basha,Basha,Basha.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Rama nuk mund ta krahasohet kurre me Metdn dhe Berishen. Rams ka punuar mire dhe po punon mire. Ai i ka shpallur ljfte korrupsionit. Mbeshtet fuqishem . organet e drejtesise. Kurse Berisha dhe Meta jane hedhur frontalisht kundra SPAKUT. Prandaj Rama qendron ne pozita te forta dhe ka mbeshtetur SHBA DHE BE.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tornitori

        atij thjeshte i hane kumbulla pas shpine .....cmon man keta ose vjedhin ose legjitimojne vjedhjen e shpures se tyre ......

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje